krem
Appearance
KREM m.
- 1. Ëmbëlsirë si pelte, e përgatitur me qumësht, miell, sheqer, vezë dhe erëza, që rrihen së bashku e zihen pak në zjarr; pelte e tillë që u hidhet pastave a tortave përsipër ose u futet si një shtresë në mes. Krem i bardhë (i verdhë). Krem me kakao (me vanilje). Pasta (tortë) me krem. Hedh kremin në filxhanë (në tasa).
- 2. Lëndë e trashë, e përgatitur në mënyrë të posaçme, që përdoret si mjet kozmetik ose si bar për të lyer lëkurën. Krem dite (nate). Krem i thatë (i yndyrshëm). E lyen fytyrën me krem.
- 3. Ajkë qumështi, maze, kajmak. Ngjyrë kremi ngjyrë si ajo e ajkës së qumështit. I heq (i marr) qumështit kremin.
- 4. përd. mb. Që ka ngjyrë të bardhë në të verdhë si ajka e qumështit. Këpucë (pallto, triko, fustan) krem.