[go: up one dir, main page]

Jump to content

kakao

Nga Wiktionary

KAKAO f.

  • 1. bot. Dru i vendeve tropikale, përherë i blertë, që bën kokrra të vogla të mbledhura në një bishtajë të madhe, të cilat bluhen e përdoren për çokollata dhe për një pije të veçantë me erë të këndshme; kokrrat e këtij druri. Kokrrat (farat) e kakaos. Gjalpi i kakaos (yndyra e kakaos) lëndë e yndyrshme që nxirret nga kokrrat e këtij druri e që përdoret në industrinë farmaceutike e ushqimore. Kakao e bluar. Një kuti kakao. Kek me kakao.
  • 2. Pluhuri që bëhet duke bluar kokrrat e pjekura të këtij druri; pija që bëhet duke zier këtë pluhur; sasia e kësaj pijeje sa nxë një filxhan. Kakao me qumësht. Porositi dy kakao.