[go: up one dir, main page]

Jump to content

kulaç

Nga Wiktionary

KULAÇ m.

  • 1. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë. Kulaç i grunjtë (i misërt). Kulaç i bardhë. Kulaç me vezë. Kulaç i pjekur në saç (në hi). E ka fytyrën si kulaç.
  • 2. Lloj kolendre, e lyer përsipër me vaj a me gjalpë dhe e pjekur në tigan.
  • 3. Rreth prej rrobe, që e vënë zakonisht gratë fshatare mbi kokë për të mbajtur shtamba, tepsi a enë të tjera; kurorë.
  • 4. Fryti i disa bimëve (si i lulediellit etj.), që ka trajtën e një pjate. Kuleçtë e lulediellit.
  • 5. Kulajka e zgjedhës.
  • 6. përd. ndajf. Me trup të mbështjellë rrumbullak, si lëmsh, kutullaç. Mblidhet (mbështillet) kular. Rri kulaç.
  • Ia gatoi kulaçin ia sajoi diçka për keq. Me kulaç e me kërbaç shih te KËRBAÇ,~I. Më tepër ditë se kuleç shih te DIT/Ë,~A. Si veza në kulaç shih te VEZ/Ë,~A. Bën kulaç në hi shih te HI,~RI. Erdhi me kulaç pas brezi erdhi me nxitim; erdhi dhe ndenji fare pak kohë. Po u thye kulaçi, s'ngjitet më fj. u. po u prishe keq me dikë, është vështirë të kesh me të miqësinë e mëparshme.