jote
Appearance
JOTE pron.
(gjin., dhan., rrjedh. SATE; kallëz. TËNDE) TUA (e) (kur prona shënohet nga një emër i gjinisë femërore).
- 1. Që të përket ty, pronar i së cilës je ti, që e ke ti. Shtëpia (dhoma) jote. Këmisha jote. Këpucët e tua.
- 2. Që ka të bëjë me ty, që ka lidhje të ngushta, lidhje gjaku, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me ty. Nëna (gjyshja, vajza, motra, kushërira, mbesa, kunata, nusja) jote. Jot ëmë. Shoqet e tua. Mësuesja (drejtoresha) jote.
- 3. Së cilës i përket edhe ti, pjesëtar a anëtar i së cilës je edhe ti, në të cilën bën pjesë edhe ti; që e drejton ti, në krye të së cilës je ti. Shkolla (klasa, ndërmarrja, fabrika) jote. Organizata jote. Shoqëria jote. Në brigadën (në kompaninë) tënde.
- 4. Që është përgatitur a është hartuar nga ti, që e ke bërë ti, që del a që krijohet së pari nga ti; që e ushtron ti. Poema (vepra) jote. Fjala (ligjërata) jote. Ideja jote. Këshilla jote.
- 5. Që e ke ti, që është tek ti; që të dallon ty, që të përket dhe që të karakterizon ty; që lidhet me ty, që është a që bëhet për ty. Dora (këmba) jote. Pamja jote. Sjellja jote. Forca (zotësia) jote. Dëshirat (aftësitë, bindjet) e tua. Sëmundja (gjendja) jote. Në rininë tënde. Në fejesën (martesën, dasmën) tënde. Për të mirën tënde.
- 6. Që të pëlqen më shumë ty, që e do më shumë se të tjerët. Kënga (loja) jote. Gjella jote. Ngjyra jote.
- 7. përd. em. JOTJA TUAT (të). Një e afërt, me të cilën ke lidhje gjaku, lidhje farefisnie ose lidhje të ngushtë miqësie; ajo me të cilën të bashkojnë të njëjtat synime, pikëpamje etj.; ajo, të cilën e do dhe së cilës i beson shumë. Një jotja. Është jotja. Erdhën të tuat.
- 8. Përd. em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor.