[go: up one dir, main page]

Jump to content

drejtor

Nga Wiktionary

DREJTOR m.

Nëpunës i emëruar, që ka për detyrë të organizojë e të drejtojë punën e një ndërmarrjeje a të një institucioni të veçantë ose të një institucioni administrativ qendror a të një ndarjeje kryesore në një ministri etj. Drejtori i përgjithshëm. Drejtori i fabrikës (i uzinës, i ndërmarrjes, i kantierit, i bankës, i postës, i institutit, i shkollës, i konviktit). Drejtori i doganave (i centraleve elektrike). E emëruan drejtor. E thirri drejtori. Me lejen (me urdhrin) e drejtorit.