[go: up one dir, main page]

Jump to content

disiplinë

Nga Wiktionary

DISIPLINË I f.

1. Zbatimi i detyrueshëm i disa rregullave të caktuara nga të gjithë anëtarët e një kolektivi; zbatimi i rreptë e i përpiktë i ligjeve, i vendimeve e i kërkesave të caktuara në një fushë të veprimtarisë shoqërore; bindja që formojmë për zbatimin e këtyre rregullave e kërkesave; rregulli që vendoset nga zbatimi i tyre. Disiplinë e ndërgjegjshme. Disiplinë shembullore (e fortë, e rreptë, e shëndoshë, e hekurt, e dobët). Disiplina shtetërore. Disiplina proletare. Disiplinë ushtarake. Disiplinë financiare. Disiplinë teknike (shkencore). Disiplina e planit (e prodhimit). Disiplina e partisë (e organizatës, e shkollës, e klasës). Disiplina në punë. Mungesa (shkelja) e disiplinës. Rregullorja (rregullat) e disiplinës. Forcimi i disiplinës. Shembull disiplinë. Vendos (mbaj) disiplinën. Thyen (prish) disiplinën. Atje s'ka disiplinë. Ka vetëm një disiplinë. Nuk ka dy disiplina.

2. Shprehia që fitojmë për t'iu përmbajtur me përpikëri disa rregullave të caktuara në jetë e në punë; të qenët shumë i rregullt në diçka. Disiplinë e brendshme. Disiplina e mendjes. Ka disiplinë në të ngrënë.


DISIPLINË II f. libr.

1. Degë e një shkence, degë e diturisë; lëndë mësimore në shkollë. Disiplinat mjekësore (gjuhësore).

2. Lloj i caktuar sporti. Disiplinat e atletikës së lehtë.