[go: up one dir, main page]

Jump to content

dhembje

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

dhembje f.

  1. Mundimi, shqetësimi a vuajtja që provon a heq dikush kur i dhemb diçka në trup, ndjenja që shkaktohet nga një vuajtje fizike; sëmbim, therje. Dhembje e fortë (e padurueshme, therëse, e lehtë, e mbytur). Dhembja e plagës. Dhembjet e lindjes. Dhembja e dhëmballës (e veshit). Dhembje koke (barku, mesi, gryke, kockash). Qetësimi (pakësimi) i dhembjeve. Bar për dhembje. Ndiej (kam, heq) dhembje. Më zunë (më lanë) dhembjet. Rënkon (thërret) nga dhembjet. Shfaqet me (pa) dhembje.
  2. Ndjenjë dashurie a dhembshurie për dikë a për diçka, vuajtje shpirtërore, keqardhje e madhe që ndien dikush për dikë a për diçka, prekje e thellë në zemër për gjendjen e vështirë të dikujt a të diçkaje. Dhembja për prindërit (për fëmijët, për shokët). (S')ka dhembje.