[go: up one dir, main page]

Jump to content

dele

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

dele f. sh. delja

Një tufë e deleve
  1. Kafshë shtëpiake përtypëse e imët, me lesh të butë, që ushqehet zakonisht me bar dhe që mbahet për qumështin, leshin, mishin e lëkurën; femra e dashit. Dele bejkë. Dele rude. Dele sorrë (miskë) dele e bardhë me pulla të zeza në turi. Dele galë (korbe, zekë, llajë). Dele e bardhë (e zezë). Dele balë (bardhoke, kaçe). Dele skuqe (mazhë) dele me ngjyrë kafe në të kuqe. Dele larë (laroke, laramane, lariskë, sharë, sharkë). Dele sykuqe dele e bardhë me njolla kafe rreth syve. Dele leke dele këmbëshkurtër dhe me nga një njollë kafe në të dy faqet. Dele syskë (kaleshe). Dele thinjë dele e përhime. Dele shytë. Dele brinoke. Dele briçe. Dele kërrutë dele me brirë të shkurtër e të përdredhur. Dele koçe dele me një bri të thyer. Dele pjellake. Dele shterpë (beronjë). Dele rrunxë. Dele race. Dele vendi. Mish (qumësht, lesh) deleje. Gjalpë (kos) deleje. Lëkurë deleje. Postiqe deleje. Dele pa kërrabë dele që kullot ku të mundë (edhe fig. njeri që rron me vete dhe nuk është nën kujdesin e askujt). Kullot (mjel, përvjel, qeth) delet. Ka dhjetë krerë (kokë) dele. Këputet (ndahet) delja nga kopeja. Mori dash delja u ndërzye, u mbars.
  2. fig. bised. Njeri tepër i urtë dhe i padjallëzuar; grua a vajzë kokulur dhe e bindur. Është dele.
  3. bised. Bashkë leshi. Një dele lesh.
  • U bë dele iu zbardhën fare flokët, u thinj krejt. Si delja në hell në gjendje shumë të vështirë, pa asnjë shpresë shpëtimi. Ndaj delet (dhentë) nga dhitë shih te DHI,~A. Milte dy qyqe dele (dhi) shih te MJEL. Nuk fle (nuk kullot) delja me ujkun bashkë fj.u. nuk mund të ketë paqe e bashkëpunim ndërmjet atij që është i ndershëm e punëtor dhe armiqve të egër e të pabesë. Djalli s'ka dele dhe shet lesh shih te DJALL,~I. Kërkon qumësht nga delja shterpë shih te QUMËSHT, ~I. Delen e vetme (që ndahet nga tufa) e ha ujku fj. u. ai që ndahet nga shokët, nga kolektivi e pëson keq. Delja ka kullot, atje lë leshin fj.u. thuhet për një njeri, i cili i shërben atij që i jep të hajë, që e paguan. S'dalin dy lëkurë nga një dele (nga një berr) fj.u. shih te LËKUR/Ë,~A 1. Delja e zezë s'bëhet kurrë e bardhë fj.u. njeriu i lig ose armiku nuk mund të bëhet kurrë i mirë; ujku qimen e ndërron, por lëkurën nuk e ndërron. Dhia në malësi, delja në vërri fj.u. shih te DHI,~A. Lule deleje bot. shih te LUL/E,~JA.