[go: up one dir, main page]

Jump to content

deh

Nga Wiktionary

DEH kal.

1. I jap dikujt të pijë raki, verë etj. derisa t'i turbullohet mendja e të humbasë kontrollin e vetvetes, e pi; e bëj t'i turbullohet mendja sikur ka pirë raki etj. E dehu me raki (me verë, me konjak). E dehën avujt e kazanit të rakisë.

2. fig. Ia turbulloj mendjen dikujt, e çoj në një gjendje kënaqësie të madhe shpirtërore sa të harrojë gjithçka tjetër. E dehën lavdërimet (sukseset). E dehu muzika.