[go: up one dir, main page]

Jump to content

dyshek

Nga Wiktionary

DYSHEK m.

Këllëf i madh prej pëlhure të trashë, i mbushur brenda me lesh, pambuk etj., i cili vendoset mbi shtrat që të mos na vritet trupi kur flemë; shtrojë e trashë dhe e butë mbi diçka. Dyshek i trashë (i butë). Dyshek gjimnastikor. sport. dyshek i madh, mbi të cilin bëhen ushtrime gjimnastikore. Dyshek për mundje. sport. dyshek i madh ku bëhet mundja. Dyshek me lesh (me pambuk). Shtron (mbush, qep) dyshekun. Shtrihet mbi dyshek.

  • E bëri për dyshek dikë e rrahu keq sa nuk qëndron dot më këmbë. E la dyshekun (shtratin, krevatin, jatakun) shih te SHTRAT,~I. U ngrit nga dysheku (nga shtrati, nga krevati, nga jataku) shih te SHTRAT,~I. Zuri dyshekun (shtratin, krevatin, jatakun) shih te SHTRAT,~I 1.