noçkë
Appearance
NOÇKË f.
- 1. anat. Vendi që del si gungë aty ku bashkohen dy kocka të këmbëve a të duarve; nyjë. Noçka e këmbës nyelli i këmbës, syri i këmbës. Noçka e dorës kyçi i dorës. Noçka e gishtit çoku i gishtit. I arrinte uji (balta) deri në noçkën e këmbës. I ra (e goditi) në noçkë. I ra me noçkë në kokë.
- 2. Xhungë, bërdokull; nyell në trungun e një peme a të një bime, nyjë, komb. Noçkat e kallamit të misrit. Patate me noçka. Fill me noçka. Duar me noçka.
- 3. Turiri i një kafshe; feçkë. Noçka e derrit. Noçka e elefantit feçka e elefantit.
- 4. kryes. keq. Fytyra e njeriut, turi. Shtrembëron (përdredh) noçkat. I theu noçkat.