nis
Appearance
NIS kal.
- 1. Zë të bëj diçka, filloj; ia hyj diçkaje; kund. mbaroj, përfundoj. Nis punën (mësimin). Nis udhëtimin (rrugën). Ia nisën këngës (lojës). Nis të flasë (të punojë, të ecë). Nis një jetë të re. S'di nga t'ia nisë. E ka nisur mbarë (mirë). Kështu si e ka nisur, nuk e kryen dot shpejt.
- 2. Zë ta ha ose ta pi, provoj, cenoj (një ushqim). E nisi bukën (lakrorin). Nuk e kish nisur gjellën (shishen) fare.
- 3. Dërgoj dikë a diçka në një vend tjetër; përcjell; e çoj për të mbaruar një porosi. Nisi djalin (vajzën). E nisi (për) në shtëpi (në shkollë). I nisën në front (në luftë). Nisi një letër (një pako). E nisi me postë. E nisi duarthatë. E nisi pa asnjë përgjigje.
- 4. Stolis e zbukuroj (sidomos për nusen). E nisën nuse. E nisën shtëpinë për dasmë. Nisi dhëndrin.
- 5. bised. Vë në lëvizje e ngas një mjet udhëtimi. E nisi veturën (trenin). S'di ta nisë.
- 6. vet. veta III jokal. Fillon të bëhet e të zhvillohet diçka; zë fill, zë. Nisi vapa (të ftohtët). Nisi puna (biseda, diskutimi). Nisi lufta (beteja). Nisi grindja (sherri). Nisi të binte shi.
- 7. vet. veta III jokal. Hapet me diçka, ka në hyrje; zë fill prej diku, fillon. Nis me një hyrje (me një varg). Me se nis kënga?
- Si e nisi, e grisi keq. si e filloi keq, ashtu edhe e përfundoi (jetën ose një punë). Si nisi, nuk krisi nuk përfundoi diçka aq keq sa kishte filluar. Ka nisur t'i dalë gjuha (po e nxjerr gjuhën) shih te GJUH/Ë,~A I. Të nis me shoshë për ujë shih te SHOSH/Ë,~A. Nisën vallet kur pushuan daullet shih te VALL/E,~JA.