[go: up one dir, main page]

Jump to content

ngjyej

Nga Wiktionary

NGJYEJ kal.

  • 1. Zhyt diçka në një lëng për ta njomur; zhyt bukën në një gjellë. Ngjyej penën në bojë. Ngjyej bukën në qumësht. Ngjyenin kafshatën në shëllirë.
  • 2. I jap një ngjyrë tjetër nga ajo që kishte më parë, duke e zhytur në një lëng; i jap një ngjyrë të caktuar. Ngjyej leshin (trikon, fustanin). Ngjyej flokët. Ngjyej me bojë të zezë (të kuqe). Ngjyej me të verdhë.
  • 3. jokal. fig. bised. Arrij të bëj a të shtie në dorë diçka; më ecën, më shkon. S'ngjyen dot gjer atje.
  • E ka ngjyer gishtin diku shih te GISHT,~I. E ngjyenin bukën në dhallë shih te DHALL/Ë,~A. S'e ngjyen (s'e ha) turpin me bukë shih te BUK/Ë,~A.