[go: up one dir, main page]

Jump to content

muzikë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

muzikë f.

  1. Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet, mendimet etj. me anë të tingujve të bashkërenduar në një mënyrë të tillë ritmike që të tingëllojnë këndshëm, të formojnë një melodi e të kenë harmoni; tërësia e veprave të këtij arti ose një vepër e tillë; melodia e një vepre të tillë; krijimtaria muzikore e një kompozitori; mënyra e veçantë e krijimtarisë së tij muzikore. Muzikë instrumental muzikë e shkruar për t'u luajtur me një vegël ose me disa vegla muzikore. Muzikë vokale muzikë e shkruar për t'u kënduar me zë. Muzikë korale muzikë e shkruar për kor. Muzikë simfonike muzikë e kompozuar për orkestër simfonike. Muzikë popullore (klasike, operistike, e përpunuar). Muzikë e lehtë muzikë këngësh dhe vallëzimi. Muzikë dhome muzikë e shkruar për t'u luajtur me një numër të vogël veglash muzikore në salla të vogla. Muzikë vallëzimi. Muzikë baleti. Historia (teoria) e muzikës. Shkollë muzikë. Mësues muzikë. Studion për muzikë. Ka prirje (ka vesh) për muzikë. Merret me muzikë. Muzikë e bukur (e ëmbël, e gëzuar). Muzika dhe fjalët e një kënge. Tingujt e muzikës. Program me muzikë popullore (të zgjedhur). Muzikë sipas kërkesave të dëgjuesve.
  2. Pjesa e melodisë së një vepre muzikore, e cila luhet me vegla në dallim nga pjesa që këndohet me zë. Muzika dhe kënga.
  3. Vegël muzikore e vogël, me disa fletëza të metalta në dy anët e një pllake dhe me një a dy radhë vrimash për to, së cilës i bien duke i fryrë me gojë. Muzikë goje. I bie muzikës.
  4. edhe ~A, ~AT bised. Orkestër; bandë muzikore. Muzika ushtarake. Drejtues muzike.
  • Më pas i dëgjohet muzika diçkaje më vonë do të bëjë jehonë, më pas do të merret vesh ç'është, pastaj i del tymi (zakonisht për diçka jo të mirë, që s'kuptohet menjëherë). Çelës muzike muz. shih te ÇELËS,~I 6.