[go: up one dir, main page]

Jump to content

mu

Nga Wiktionary

MU I pj.

  • Përdoret para një fjale a një togfjalëshi për të përcaktuar më mirë, për ta theksuar ose për ta bërë më të përpiktë vendin, kohën etj., atë që shprehet nga fjala a nga togfjalëshi; pikërisht; ashtu. Mu në fillim të librit. Mu në krye të dhomës. Mu në fund të enës. Mu në mes të qytetit (të sheshit, të ballit, të kraharorit, të ditës, të natës). Mu në kokë (në zemër). Mu në shenjë. Mu këtu (aty). Mu si (në) dasmë. Mu si luftë. Mu si i çmendur.


MU II onomat.

  • Përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut kur muet. Lopa bën mu.
  • Bën mu bised. Është fare e qartë, duket sheshit, bie në sy menjëherë.