[go: up one dir, main page]

Jump to content

varr

Nga Wiktionary
Versioni i datës 18 shtator 2021 05:50 nga 91.156.24.9 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

varr m.

  1. Gropë e gjatë e gërmuar në tokë për të futur trupin e të vdekurit; vendi ku varroset dikush bashkë me grumbullin e dheut që i hidhet përsipër ose me muret e mbulesën. Varre të vjetra. Varre ilire. Varr i përbashkët gropë e madhe ku janë varrosur disa njerëz. Varr mermeri. Varret e dëshmorëve. Varri i gjyshit. Varri i një të panjohuri. Varret e fshatit varrezat. Pllaka (rrasa) e varrit. Guri i varrit. Hapi një varr. E futën (e shtinë) në varr. Vendosën kurora mbi varr. Ia ka mbuluar varrin bari ka kohë që ka vdekur.
  2. fig. Vendi ku gjen vdekjen ose shkatërrohet dikush, vendi ku merr fund dikush a diçka. Pushtuesit këtu kanë gjetur varrin.
  3. fig. Vdekje. Deri në varr përgjithnjë, deri në fund deri në vdekje. Nga lindja (nga djepi) deri në varr.
  4. fig. E keqja më e madhe, vdekje, gropë. I bëri varrin. I bëfsha varrin! mallk. Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda. fj.u.
  5. përd. mb. Shumë i vështirë e i rëndë, i padurueshëm; shumë i mërzitshëm e i zymtë. Jeta në të kaluarën ishte varr. I ishte bërë shtëpia varr.
  • I hapi varrin (gropën) dikujt
  • a) e dërrmoi keqas, e mposhti dhe e shkatërroi; e vrau;
  • b) kurdisi një të keqe të madhe kundër dikujt; i ngriti kurth a grackë për ta shkatërruar. E futi (e çoi, e vuri, e shtiu) në varr (në dhe) për së gjalli (të gjallë) e mundoi shumë duke e trajtuar keq, e bëri që të vuajë shumë, e sfiliti, ia mori shpirtin, e çoi drejt vdekjes. Si gur (si pllakë) varri
  • a) shumë i ftohtë; i ngrirë; i shtangur; i palëvizur;
  • b) shumë i heshtur; i ngrysur, i zymtë. Qetësi (heshtje) varri qetësi e plotë; qetësi që të ngjall trishtim. Është bërë sikur ka dalë nga varri (prej varrit) është dobësuar e tretur shumë (nga sëmundja etj); është bërë shumë i zbehtë, është dyllë i verdhë në fytyrë. Iu haptë varri (dheu) nën këmbë! mallk. shih te HAPEM. I hapet varri nën këmbë po vdes; po i vjen fundi, po shkatërrohet. I humbtë varri e dërrasa! mallk. u zhduktë pa lënë gjurmë, mos i mbettë as nami as nishani. Është në buzë (në grykë, në zgrip) të varrit
  • a) është shumë plak ose shumë i sëmurë, është fare afër vdekjes;
  • b) është përpara një rreziku shumë të madh. Është varr i hapur dikush shih te HAPUR (i,e). Është varr i mbuluar e mban të fshehtën e nuk ua thotë të tjerëve, nuk u hapet të tjerëve, është arkë e mbyllur. Është me një këmbë në varr është shumë i vjetër në moshë, është shumë afër vdekjes, është gjysmë i vdekur. Ngjall të vdekurin nga varri shih te NGJALL. Ai nxjerr të vdekurin nga varri shih te NXJERR. Varret nuk flasin fj.u. i vdekuri i merr të fshehtat në varr. I vuri gurin e varrit diçkaje e mbylli një çështje që të mos e marrin vesh të tjerët. E ka një këmbë në tokë, një këmbë në varr është me një këmbë në varr.