[go: up one dir, main page]

TUB m.

  • 1. Gyp prej metali, prej çimentoje, prej qelqi etj. i hapur nga të dyja anët e me gjerësi të ndryshme, nëpër të cilin kalojnë lëngjet, gazrat, avujt etj.; pajisje mjetesh e aparatesh të ndryshme, që kanë trajtë të tillë. Tub i thjeshtë. Tub tharës (thithës). Tub bashkues (ndarës). Tub elektronik. Tub çimentoje (çeliku, eterniti, gize, gome, teneqeje, xhami). Tub uji (ajri). Tub shkarkimi. Tuba shpimi. Tuba nafte. Tuba sobe. Tubat e ujësjellësit. Tub i teleskopit. Tubi i shikimit pjesa kryesore e mikroskopit, e cila ka trajtën e një gypi. Reparti i tubave. Ngjit (bashkoj) tubat.
  • 2. anat. shih GYP, ~I I. Tubi i frymëmarrjes. Tubi i tretjes.