[go: up one dir, main page]

ZHVESH kal.

  • 1. Heq nga trupi një rrobë a rrobat që kam veshur; i heq dikujt nga trupi rijë rrobë a rrobat që ka veshur; e lë lakuriq; kund. vesh. Zhveshi këmishën (pallton). I zhveshën rrobat e zisë. E zhveshën lakuriq. Mos e zhvish ashtu fëmijën!
  • 2. I heq lëvoren një druri, një bime, një fryti, një fare etj.; i heq lëkurën një kafshe të therur a të vrarë, rrjep; i heq mbulesën diçkaje, e zbuloj. Zhvesh misrin (orizin). Zhvesh pambukun ndaj fijet e pambukut nga farat. Zhvesh telin. Ujërat e kanë zhveshur shkëmbin.
  • 3. I shkund një bime gjethet, ia heq gjelbërimin; ia shkurtoj degët e gjethet, e krasit; e rralloj, ia pres drurët (një pylli etj.) Dimri i zhveshi drurët. E zhveshën pyllin.
  • 4. Nxjerr shpatën, thikën etj. nga milli a nga këllëfi dhe bëhem gati të luftoj. Zhveshi shpatën (jataganin).
  • 5. edhe fig. bised. I heq dikujt të drejtën të mbajë një rrobë që është karakteristike për një profesion a për një detyrë; shkarkoj dikë nga një detyrë e caktuar; liroj; kund. vesh. Ia zhveshën uniformën ushtarake. E zhveshën nga ushtria.
  • 6. bised. I marr dikujt me forcë a me dinakëri diçka; e grabit, e vjedh, e plaçkit. E zhveshën hajdutët. Pushtuesit e zhveshën popullin. Fajdexhiu i zhvishte pak e nga pak.
  • E zhveshi pallën filloi të qortojë, të godasë a të kërcënojë hapët të tjerët; filloi të bëjë shumë krime e të këqija.