Omer Nishani
Omer Nishani (Gjirokastër, 5 shkurt 1887 - Tiranë, 26 maj 1956) ka qenë mjek, politikan shqiptar, pas Luftës së Dytë Botërore u bë presidenti i parë i shtetit komunist, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë dhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit që në atë kohë mbante edhe postin e Kreut të Shtetit.
Më 1914 mjek në batalionin e Gjirokastrës e më pas në Vlorë. Më 1914 dërgohet nga qeveria në Vienë për të praktikuar si mjek ndër klinikat e atjeshme. Më 1915-1918 doktor i Bashkisë së Ballshit në varësi të Prefekturës së Beratit. Më 1920 emërohet mjek në spitalin e Tiranës. Më 1923-24 mjek i Bashkisë Durrës.
Në fillim të 1924 burgoset për dy javë për shkak të pjesëmarrjes në atentatit ndaj Zogut në parlament. Në dhjetor të 1924 largohet nga Shqipëria për në Itali e më pas në Austri. Më 1925 ishte ndër themeluesit e Konare.
Drejtor i gazetës "Liria Kombëtare" në Gjenevë më 1926, organ i Konare-së. Emri i tij shënohej në krye të gazetës deri më 22 korrik 1932, më pas nuk shkruhej se kush e drejtonte.
Më 1933-1939 emigrant politik në Zante të Greqisë. Kthehet në atdhe pas pushtimit fashist. Më 1940 anëtar i Këshillit të Shtetit deri më 13 janar 1944 megjithëse në gusht 1943 kaloi me radhët e Frontit. Më 1943 zgjidhet në Labinot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ANÇ. Më 1944-46 kryetar i Kryesisë së KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Jashtme. Më 1946-54 deputet dhe deri më 1953 president i Presidiumit të Kuvendit Popullor[1].
Vdiq më 26 maj 1954 në Tiranë, pas 2 plagëve të shkaktuara me armë zjarri[2].
Burime
- ^ Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012, fq. 193, ISBN 9789994356225
- ^ Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 47 & 178. ISBN 978-9828-106-38-4