[go: up one dir, main page]

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (ang.: United Nations Security Council, lexo: Junajted Nejshëns Sekjuriti Kansil) është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 2005.

Ka dy lloje shtetesh në Këshillin e Sigurimit: 5 shtete permanente dhe 10 shtete të zgjedhura. Ka 5 shtete permanente dhe këto janë: ShBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia. 10 shtetet e zgjedhura kanë ulëse në KS për një dy vjeçare. Një nga këto 10 shtete duhet të jetë nga Evropa Lindore, pjesë e së cilës është edhe Kosova dhe Shqipëria sipas OKB-së.

Shumë është përfolur për zgjerimin e shteteve permanente, por asnjë marrëveshje nuk është arritur. Shtetet që duan ulëse permanente në këtë këshill janë: Gjermania, Italia, Brazili, India, Japonia dhe kërkesa edhe për një shtet mysliman pa përcaktuar se cilin, dhe një shtet afrikan.

Lidhje të jashtme


Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) Flamuri i OKB-së 
Sistemi i OKB-së: Asambleja e PërgjithshmeKëshilli i SigurimitKëshilli Ekonomik dhe SocialKëshilli i MirëbesimitSekretariatiGjykata Ndërkombëtare e DrejtësisëShtetet anëtare
Rezoluta e Kombeve të Bashkuara: Rezoluta e Asamblesë së PërgjithshmeRezoluta e Këshillit të Sigurimit