Koke Resurrección
Jorge Resurrección Merodio, njohur zakonisht si Koke (Spanjisht [ˈkoke]; lindur më 8 janar 1992) është një futtbollistë spanjoll i cili luan me klubin spanjoll Atlético Madrid në La Liga dhe me kombëtaren spanjolle si mesfushor.
Koke duke luajtur për Spanjën në Kampionatin Botëror 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Jorge Resurrección Merodio | ||
Datëlindja | 8 janar 1992 | ||
Vendlindja | Madrid, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Atlético Madrid | ||
Numri | 6 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2008 | Atlético Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2008–2011 | Atlético B | 66 | (7) |
2009– | Atlético Madrid | 225 | (28) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2008 | Spanja U16 | 3 | (0) |
2008–2009 | Spanja U17 | 21 | (0) |
2010–2011 | Spanja U19 | 9 | (0) |
2011 | Spanja U20 | 5 | (1) |
2011– | Spanja U21 | 12 | (1) |
2012 | Spanja U23 | 6 | (1) |
2013– | Spanja | 43 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Koke debutoi me Atlético Madrid në 2009 dhe që nga ajo kohë ka fituar Ligën e Europës dhe Superkupën Evropiane në 2012 dhe Copa del Rey në 2013.
Performancat e tij me klubin bërë që ai të ishte pjesë e Spanjës U–21 në triumfin e tyre në 2013 Kampionatin Europian U–21. Në atë vit ai gjithashtu bëri debutimin me kombëtaren e parë, dhe u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botës 2014.
Karriera me klube
RedaktoKoke ka lindur në Madrid. Ai arriti në sistemin e të rinjëve të Atlético Madrid në moshën 8 vjeçare dhe bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 19 shtator 2009, duke luajtur vetëm 11 minutat e fundit në humbjen 2–5 jashtë fushtë fushe kundër Barcelonës.[1] Sërisht nga stoli i rezervave, Koke luajti në ndeshjen tjetër të La Ligas, në një barazim 2–2 në shtëpi kundër Almerías.[2] Më 6 janar 2011, ai bëri edhe debutimin e tij në Copa del Rey duke zëvëndësuar Paulo Assunçao në minutën e 61të të ndeshjes kundër kundër RCD Espanyol. Ndeshja përfundoi në barazim 1–1 por Atlético u kualifikua në raundin tjetër falë fitores së arritur në ndeshjen e parë me rezultatin 1–0.[3]
Më 3 shkurt 2011, ai rinovoi kontratën e tij me klubin deri në 2016.[4] Koke shënoi golin e parë me Atléticon kundër Seviljes më 26 shkurt 2011, ai e shënoi golin në minutën e 47të pas një krosi të Diego Forlán duke e barazuar rezultatin përkohësisht 1–1, në fund ndeshja u mbyll në barazimin 2–2.[5] Ai e përfundoi sezonin e tij të parë të plotë si profesionist me 17 ndeshje, me Colchoneros që e përfunduan ligën në vendin e shtatë duke u kualifikuar për në Ligën e Evropës.
Koke ishte sërisht një mesfushor i rëndësishëm i Atléticos për sezonin 2011–12, nën urdhërat e trajnerit Gregorio Manzano dhe pasuesit të tij Diego Simeone. Ai bëri debutimin e tij europian më 25 gusht në ndeshjen e dytë të raundit të katërt të Ligës së Europës. Ai hyri në fushën e lojës në minutën e 67të të ndeshjes kundër Vitórias në vend të Mario Suárez. Ndeshje përfundoi me fitoren e Atléticos 4–0 duke i siguruar atyre kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Koke shënoi golin e parë të sezonit më 29 prill 2012 në barazimin 2–2 kundër Real Betis, ai shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 62.[6] Më 9 maj 2012, Koke hyri në fushën e lojës në minutën e 90të në finalen e Ligës së Europës kundër Athletic Bilbao që përfundoi me fitoren e Colchoneros 3–0,[7] ky ishte trofeu i parë europian për Koken dhe Liga e parë e Europës për Atlético Madrid.
Vetëm 20 vjeç, Koke gjatë sezonit 2012–13 luajti si titullar në 38 nga 48 paraqitjet zyrtare që luajti në atë sezon – kjo përfshin plot 112 minuta të luajtura në finalen e Copa del Rey kundër Real Madrid në Santiago Bernabeu që përfundoi me fitoren e Atlético Madrid me rezultatin 1–2,[8] kjo ishte fitorja e tyre e parë kundër Realit pas plot 14 vitesh.
Ai shënoi golin e parë të sezonit më 1 shtator 2013, duke kontribuar në fitoren 2–1 kundër Real Sociedad.[9] Dy ditë më vonë Koke rinovoi kontratën e tij deri në 2018.[10] Performancat e tij në tetor bënë që ai të shpallej La Liga Lojtari i Muajit, kurse trajneri i tij Diego Simeone u shpall Trajneri i Muajit.[11] Më 3 mars 2014, ai shënoi në barazimin 2–2 kundër Real Madrid në Derbi madrileño.[12]
Më 8 prill 2014, Koke shënoi golin e shtatë të sezonit, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit të çerek–finales së Ligës së Kampioneve duke i dërguar Colchoneros për herë të parë pas 40 vitesh në një gjysmë–finale të Ligës së Kampioneve.[13][14]
Më 25 qershor 2014, Koke nënshkroi kontratë të re për pesë vite tjera për Altético. Ai u bë Lojtari i Ndeshjes në ndeshjen e grupit të Ligës së Kampionëve në Malmö FF më 4 nëntor. Në një penallti kundër Bayer 04 Leverkusen për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, më 18 mars të vitit të ardhshëm, por goditja e tij u shpëtua nga Bernd Leno, por ekipi i tij megjithatë përparoi.[15]
Më 23 tetor 2016, Koke u largua nga ndeshja për herë të parë në karrierën e tij, për dy karta të verdhë në humbjen 0-1 në Sevilla.[16] Vetëm dy muaj pasi bëri 26 vjet, ai hyri në top 10 paraqitësit më të lartë të paraqitjes në historinë e Atléti kundër Deportivo de La Coruña më 1 prill 2018.[17]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoKoke ka luajtur me shumë skuadra moshash të Spanjës. Me kombëtaren U–17 në 2009 Kupën e Botës U–17 u renditën në vendin e tretë pasi fituan finalen e vogël me rezultatin 1–0 kundër Kolumbisë.
Më 29 qershor 2011, ai luajti me kombëtaren U–20 në 2011 Kupën e Botës U–20 që u zhvillua në Kolumbi ku Spanja u eleminua në çerek–finale nga Brazili nga gjuajtjet e penalltive.[18] Koke shënoi golin e tij të vetëm në atë turnament në fitoren 4–1 jashtë fushe kundër Kosta Rikës në ndeshjen e parëtë grupit C.
Koke ishte pjestar i Spanjës në 2012 Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Londër, me Spanjën që u eleminua që në fazën e grupeve pa marrë asnjë fitore.[19] Megjithatë, Koke luajti në të tre ndeshjet.
Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 14 gusht 2013, pasi hyri në fushë në vend të Santi Cazorlës në 12 minutat e fundit të ndeshjes që përfundoi me fitoren 2–0 kundër Ekuadorit.[20] Më 6 shtator, Koke luajti plotë 90 minuta në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror 2014 kundër Finlandës e cila përfundoi me fitore 2-0.
Koke u zgjodh nga trajneri Julen Lopetegui për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi.[21] Më 1 korrik, ai ishte një nga dy lojtarët spanjoll që humbi gjuatjen e tij në raundin e 16-të kundër Rusisë në ndeshjen ku Spanja humbi 3-4.[22]
Statistiakt
RedaktoRedaktuar më 10 prill 2014[23]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Atlético Madrid | 2009–10 | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 0 |
2010–11 | 17 | 2 | 2 | 0 | 0 | 0 | 19 | 2 | |
2011–12 | 25 | 2 | 2 | 0 | 13 | 0 | 40 | 2 | |
2012–13 | 33 | 3 | 7 | 0 | 8 | 0 | 48 | 3 | |
2013–14 | 30 | 6 | 9 | 0 | 10 | 1 | 49 | 7 | |
Atlético Madrid | 109 | 13 | 20 | 0 | 31 | 1 | 160 | 14 | |
Karriera në total | 109 | 13 | 20 | 0 | 31 | 1 | 160 | 14 |
Trofe
RedaktoKlubi
Redakto- Atlético Madrid
- UEFA Liga e Europës: 2011–12
- UEFA Super Kupa: 2012
- Copa del Rey: 2012–13
- Supercopa de España: Finalist 2013
Kombëtarja
Redakto- Spanja U–21
- Spanja U–17
- FIFA U–17 Kupa e Botës: Vendi i tretë 2009
Personale
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Barca rout Atletico". ESPN Soccernet. 19 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Piatti leaves it late for Almería". ESPN Soccernet. 23 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Atlético 1-1 Espanyol". actas.rfef.es. 6 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2020. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Koke amplía hasta 2016 su contrato con el Atleti". futbol.as.com. 3 shkurt 2011. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Reyes to the rescue for Atletico". ESPN Soccernet. 26 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Falcao rescues Atletico". ESPN Soccernet. 29 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Atkin, John (9 maj 2012). "Falcao at double as Atlético march to title". Union of European Football Associations. Marrë më 9 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Jose Mourinho and Cristiano Ronaldo off in Real Madrid loss". BBC Sport. 17 maj 2013. Marrë më 1 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "La Liga 2013: Atletico Madrid holds on against Real Sociedad". SB Nation. 1 shtator 2013. Marrë më 23 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Apuesta por la cantera". clubatleticodemadrid.com. 3 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Premios BBVA a los mejores de octubre" [BBVA awards for the best in October]. Liga de Fútbol Profesional.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Cristiano Ronaldo's late goal secures draw for Real Madrid against Atlético". The Guardian. 3 mars 2014. Marrë më 23 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Atlético Madrid 1–0 Barcelona". BBC Sport. 9 prill 2014. Marrë më 9 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Koke takes Atlético through at Barcelona's expense". UEFA.com. 9 prill 2014. Marrë më 10 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Smith, Jonathan (17 mars 2015). "Atl Madrid 1–0 Bayer Levkn". BBC Sport. Marrë më 18 mars 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Koke ve la primera roja de su carrera" [Koke sees the first red of his career]. Mundo Deportivo. 23 tetor 2016. Marrë më 6 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Koke enters top ten appearances for our club". Atlético Madrid. 1 prill 2018. Marrë më 6 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sergio Canales entra en la lista para el Mundial Sub-20". futbol.as.com. 29 qershor 2011. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Euro 2012 trio Mata, Alba & Martinez in Spain Olympic squad". BBC Sport. 5 korrik 2012. Marrë më 16 shkurt 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Taconeo ante Ecuador" [Taconeo kundër Ekuador-it]. Marca. 15 gusht 2013. Marrë më 13 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Morata misses out on Spain's 23-man World Cup squad". Goal. 21 maj 2018. Marrë më 21 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Russia reach last eight thanks to penalty shoot-out win over sorry Spain". Jersey Evening Post. 1 korrik 2018. Marrë më 1 korrik 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Koke". Soccerway. Marrë më 19 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)