[go: up one dir, main page]

Flamuri Toyota
Emri i plotë Panasonic Toyota Racing
Vendndodhja Këln, Gjermani
Themeluesi(it)
Stafi Tadashi Yamashina
Ove Andersson
Pascal Vasselon
Pilotët Flamuri Ralf Schumacher
Flamuri Jarno Trulli
Flamuri Timo Glock
Flamuri Kamui Kobayashi
Flamuri Olivier Pains
Flamuri Ricardo Zonta
Flamuri Mika Salo
Emri i mëparshëm
Emri i rradhës
Gara e parë Çmimi i madh i Australisë 2002
Gara të zhvilluara 140
Motorri Toyota
Tituj konstruktorësh 0
Tituj pilotësh 0
Gara të fituara 0
Podiume 13
Pikë 278.5
Pol pozita 3
Xhiro të shpejta 3
Gara e fundit Çmimi i madh i Abu Dabit 2009

Toyota F1 ishte një ekip Formula Një nën pronësinë e prodhuesit japonez të makinave Toyota me bazë në Këln, Gjermani. Toyota lajmëroi planet për të hyrë në Formula Një në vitin 1999, pasi disa provave me makinën e tyre fillestare, e quajtur TF101, por debutuan zyrtarisht në sezonin 2002.[1] Ekipi u rrit nga organizata jetëgjatë e Toyotës, Toyota Motorsport GmbH, e cila më parë kishte konkuruar në Kampionatin Botëror të Rallyt dhe në 24 Orët e Le Mansit. Pavarësisht një pike në garën debutuese,[2] Panasonic Toyota Racing nuk fitoi asnjë Çmim të madh, kurse rezultati më i mirë i tyre në një garë ishte vendi i 2të i arritur në sezonet 2005, 2008 dhe 2009.[3]

Toyota mori kritika për shkak të suksesit të tyre të pakët,[4] sidomos pas përfundimit të sezonit 2006, ku rezultati më i mirë i ekipit ishte një vend i 3të i arritur në Çmimin e madh të Australisë 2003. Toyota ishte një ekip i financuar mirë, por pavarësisht kësaj, nuk arriti kurrë rezultatet e pritura.[5]

Më 4 nëntor 2009, Toyota lajmëroi tërheqjen e menjëhershme nga Formula Një, duke i dhënë fundit pjesmarrjes së ekipit në sport pas tetë sezonesh.[6][7]

Historia e garimit

Redakto

1957–2002: Origjina

Redakto
 
Toyota GT-One hyri në edicionet 1998 dhe 1999 të 24 Orëve të Le Mansit me ish pilotët e Formula Një Martin Brundle, Thierry Boutsen and Ukyo Katayama. Makina vetë ishte konkuruese në aspektin e shpejtësisë; megjithatë, probleme me sigurinë e makinës i mohuan ekipit një fitore në garën e famshme të Francës në të dy rastet.

Paraqitja e parë e Toyotës në garat me makina ishte në vitin 1957 kur një Toyopet Crown hyri në Round Australia Trial.[8] Rrënjet e tyre të para në Formula Një datojnë në vitin 1972, kur ekipi Andersson Motorsport i suedezit Ove Andersson përdori një Toyota Celica 1600GT në RAC Rally të Britanisë të Madhe. Ekipi më pas u riemërua si Toyota Team Europe dhe më pas, pasi u ble nga Toyota në vitin 1993, Toyota Motorsport GmbH. Ky ekip fitoi katër tituj kampion për pilot në Rally, në dukje me Carlos Sainz, si dhe tre tituj kampion për konstruktorë.[9]

2002–2004: Vitet e hershme

Redakto

Spiunazhi industrial

Redakto

2005–06: Suksesi dhe rënja

Redakto

2007–2009: Aktiviteti me Williams dhe vitet e fundit

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Toyota set for F1 debut" [Toyota gati për debutimin në Formula Një]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 5 shkurt 2001. Marrë më 20 maj 2019.
  2. ^ "Beginners luck say Toyota" [Fati i fillestarit thotë Toyota] (në anglisht). Motorsport.com. 6 mars 2002. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2019. Marrë më 20 maj 2019.
  3. ^ "Toyota's History in F1" [Historia e Toyotës në Formula Një] (në anglisht). f1network.net. 19 shkurt 2006. Marrë më 20 maj 2019.
  4. ^ "Toyota – Pressure mounting" [Toyota – Presioni në rritje]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 7 gusht 2008. Marrë më 20 maj 2019.
  5. ^ Keith Collantine (5 nëntor 2009). "How Toyota got it wrong" [Si Toyota e bëri gabim] (në anglisht). Racefans.net. Marrë më 20 maj 2019.
  6. ^ "Toyota quit Formula One" [Toyota tërhiqet nga Formula Një] (në anglisht). The Telegraph. 4 nëntor 2009. Marrë më 1 maj 2019.
  7. ^ Matt Beer (4 nëntor 2009). "Toyota pulls out of Formula 1" [Toyota tërhiqet nga Formula Një] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 1 maj 2019.
  8. ^ www.time.com Arkivuar 11 gusht 2013 tek Wayback Machine Marrë më 8 mars 2007
  9. ^ World Rally Championship for drivers www.rallybase.nl Marrë më 1 shkurt 2007

Lidhje të jashtme

Redakto