[go: up one dir, main page]

Selefizmi ose Selefije është periudhë kohore Islame që nga dietarë të ndryshëm definohet në mënyra të ndryhme, por që dallimet janë në aspektin formal e jo në atë esencial për të cilin aspekt dietarët janë të një mendimi.

Në këtë kontekst dijetari i famshëm Dr. Muhamed. S.R. el-Buti, në veprën e tij "Selefizmi periudhë kohore e begatshme, e jomedh'heb Islam" në faqen nr.9 thotë: "Me nocionin selefizëm nënkuptojmë tre shekujt e parë nga jeta e Ymetit Islam. Në këtë kontekst edhe dijetari i famshëm Dr. Abdulhamid Mahmudi në veprën e tij "Selefizmi, thirrje e shejh Muhamed Abdulvehabit", thotë: "Të gjithë dijetarët janë unik se me nocionin selef kanë për qëllim të gjithë sahabët, tabiinët dhe tebei tabiinët." Këto dy definicione dhe shumë definicione tjera fundament të definimit të tyre kanë hadithin e Pejgamberit a.s. ku thuhet: "Njerëzit më të mirë janë në shekullin tim, pastaj ata që pasojnë pas tyre, pastaj ata që pasojnë pas tyre." [1]

Interpretimi bashkëkohorë i selefizmit

Redakto

Kjo rrymë bashkëkohore e quajtur selefizëm, e ngjyrosur me petkun islam, sulmet më rigoroze që bënë në drejtim të shkollave juridike islame dhe ithtarëve të tyre është se "ndjekja e medh'hebeve është risi (bidat) që zanafillën e saj e ka pas shekullit të tretë, dhe se kjo ndjekje pamëdyshje shpien në humbje dhe humnerë. Ata që ndjekin një medh'heb janë ndjekës të verbërt, dhe se ata janë që bëjn grupacione dhe përçarje në fe. Njeriu praktikimin e fesë duhet ta mbështesë në Kur'an dhe Sunet, sepse vetëm këto dy burime janë të pa gabuara, kurse ndjekja e ndonjërës nga këto medh'hebe, nënkuptonë largim nga dispozitat e Kur'anit dhe Sunetit në ndjekje të verbërt të një dijetari i cili mund të jetë i gabuar."[1]

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ a b Medh-hebi[lidhje e vdekur] nga Jusuf Zimeri