[go: up one dir, main page]

Rizo Shurdha (malazez: Rizo Šurla; 12 janar 1922 në Ulqin – 11 shkurt 2003 në Ulqin), i njohur si Rizo Harapi, është fotograf, partizan dhe aktor ulqinak me prejardhje afrikane.[1]

Rizo Shurdha

Biografia

Redakto

Rizo Shurdha lindi më 12 janar 1922 në Ulqin, atëherë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë. Babai i tij Saidi ishte detar me prejardhje afrikane. Nëna e tij Fatima ishte vendase.[2] Në rini është marrë me boks dhe ka punuar si kamerier në Kroaci.[3] Më pas shkoi në Beograd, ku mësoi zanatin e fotografit.[4] Gjatës Luftës së Dytë Botërore morri pjesë krah partizanëve.[5] Pas luftës u kthye në Ulqin, ku hapi studion e parë fotografik në qytet, që për një kohë të gjatë ishte i vetmi. Në vitin 1976 aktori në filmin "Jagosh and Uglesha" (serbokroatisht: Jagoš i Uglješa).[2] Ai u martua me një malazeze të Ulqinit me emrin Nada Račić, me të cilën bëri dy fëmijë.[1]

Vdiq më 11 shkurt 2003 në vendlindjen e tij. Ishte nga përfaqësuesit e fundit të zezakëve në këtë qytet.[4]

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto