Qerim Arifi
Qerim Arifi u lind në Preshevë, më 22 shkurt 1946. Shkollimin fillor e kreu në Preshevë, kurse shkollën Normalen dhe Fakultetin Filozofik (Dega e gjuhës angleze ) në Universitetin e Prishtinës.
Qerim Arifi | |
---|---|
U lind më | 28 shkurt 1946 Preshevë |
Kombësia | Shqiptar |
Ka punuar në arsim, por pjesën më të madhe të punës së vet e ka bërë si gazetar në revistën “Zëri i rinisë” në Prishtinë. Me poezi ka filluar të merret që nga rinia e hershme. Është marrë edhe me përkthime. Punimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Është i përfaqësuar në shumë antologji dhe libra me biografi të shkrimtarëve.
Vdiq në Strugë dhe u varros në Prishtinë në vitin 1990.
Tituj të veprave
RedaktoPërkthime
Redakto- “Katër kuartetet” e Eliotit
Poezi
Redakto(NE DHOMEN TIME S'KA AS PASTERTI AS SHENDET)
- Qe një vjet e gjysmë më zihet fryma, marr pa hesape aminofilin
- Të lutem shoku mjek, cili do të jesh intravenoz se më muskujt
- Më janë shterruar e tash më duket sikur gjarpëri është duke më
- Kafshuar e jo duke marrë injeksione. E ato nuk perfundojnë...
- Po, perpos juve mjekeve, infermiereve dhe aromes së alkooloit
- Në dhomën time nuk hyn tjeter kush. Mbetet te numëroj yjet në
- Netët e pafund te qiellit të zi, kështu e mas vogëlsis time
- Imzot! Ne dhomën time ka arome gazetash dhe sëmundje, çarçafët
- Me gjak. Mbi to mund të peshtyj sa herë më mblidhet urea në fyt
- Por, askush nuk vjen t'i heqë. Në dhomen time të blasfemuar
- Nuk deshiron të hyje askush. Më thot: "a ende s'ke cofur imzot!"
- (Kodra e Diellit, 1983)