[go: up one dir, main page]

Pogradeci

Qytet ne juglindje te Shqiperise
(Përcjellë nga Pogradec)
This is the stable version, checked on 6 dhjetor 2023. 3 pending changes await review.

Pogradeci është qytet në Shqipërinë juglindore, në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit. Qyteti numëronte rreth 21 000 banorë në vitin 2011. Ndërkohë Bashkia e Pogradecit, e cila përfshin edhe njësitë administrative fqinje, numëron rreth 61 000 banorë.

Pogradeci
Panorama
Panorama
Stema zyrtare e Pogradeci
Pogradeci is located in Earth
Pogradeci (Earth)
Koordinatat: 40°54′9″N 20°39′15″E / 40.90250°N 20.65417°E / 40.90250; 20.65417
ShtetiShqipëria Shqipëria
QarkuKorçë
BashkiaPogradec
Qeveria
 • KryebashkiakuIlir Xhakolli[1] (PS)
Popullsia
 (2011)
20 848[2]
Emri i banorëvepogradecar(e), poradecar(e)
Kodi postar
7301-7303
Faqja zyrtareBashkia e Pogradecit

Gjeografia

Redakto

Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës së Shqipërisë, është kryeqendra e rrethit të Pogradecit dhe bën pjesë në qarkun e Korçës. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km² dhe shtrihet në bregun e liqenit të Ohrit. Pogradeci shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.

Fshatrat përreth

Redakto

Pogradeci është rrethuar nga fshatrat Tushemisht në lindje, Gurras në juglindje, Gështenjas në jug, Verdovë në perëndim dhe Memëlisht në veriperëndim.

Në Pogradec mbizotëron një klimë mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore është rreth 12.3 °C. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje shiu mesatarisht 108 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 730 milimetra.

Popullsia

Redakto

Pogradeci ka një popullsi prej rreth 20.848 banorë (sipas rregjistrimit te popullsise ne vitin 2011) dhe një dendësi të popullsisë prej 2,962 banorë për km². Pogradeci ka gjithashtu një minoritet turk. Gjatë Perandorisë Osmane ky minoritet ishte shumë më i madh por, mbas pavarësisë së Shqipërisë, shumica e tyre braktisën Pogradecin për t'u vendosur në Turqinë e sotme.

Historia

Redakto

Enkelejte kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit.

Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.

Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesante janë:

  • Rrënojat e një vendbanimi ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit.
  • Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI para Krishtit, kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit.
  • Rruga Romake Via Egnatia kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Ura e Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.
  • Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon.

Në gadishullin e Linit mozaikët që datojnë shekullin e VI – VII të magjepsin me bukurinë e tyre, por gojëdhëna për perandorin Justinian të bizantit të shekullit të VI është shumë joshëse. Gojëdhëna thotë: Justiniani, perandori me origjinë ilire, në një moment kritik ka fshehur në brigjet e liqenit të Ohrit në afërsi me gadishullin e Linit një pjesë të rëndësishme të thesarit të perandorisë bizantine. Kjo gojëdhënë ka katërmbëdhjetë shekuj që vjen deri në ditët e sotme.

Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradecit kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes.

Kalaja e Pogradecit

Redakto

Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shekullin V para Krishtit, ndërsa në shekullin IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro-shqiptare e hershme.

Prejardhja e emrit

Redakto

Pushtimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo "polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave. Pogradeci do të shkruhej "Pogda grada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.

Politika

Redakto
 
Rezultati i zgjedhjeve në grafik

Kryetarë

Redakto

Kryetar i Bashkisë së Pogradecit është Ilir Xhakolli. Pas zgjedhjeve komunale të majit 2011, Artan Shkëmbi të Aleancës për të Ardhmen (AA) morri 7580 vota, ndersa Luan Topçiu të Aleancës për Qytetarin (AQ) morri 5837 vota. Për këshillin bashkiak PS-ja morri shumicën me 3729 vota, PD-ja morri 1912 vota dhe LSI-ja morri 1276 vota nga qytetarët.

Këshilli bashkiak

Redakto

Këshilli i Bashkisë Pogradec i zgjedhur në datën 18 shkurt 2007, u konstitua në datën 21 mars 2007 dhe përbëhet nga 25 anëtarë, 4 prej të cilave janë femra dhe zgjidhet për një mandat 4-vjeçar. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës.

Pranë këtij Këshilli, janë ngritur dhe funksionojnë gjashtë komisione të përherëshëme si më poshtë:

  • Komisioni i Verifikimit të Mandateve (5 anëtarë)
  • Komisioni i Ekonomisë dhe i Financës (7 anëtarë)
  • Komisioni i Ligjshmërisë, dhe i Çështjeve Sociale (5 anëtarë)
  • Komisioni i Zhvillimit Urban, Turizmit dhe i Mardhënieve me Jashtë (5 anëtarë)
  • Komisioni i Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Shëndetësisë (5 anëtarë)
  • Komisioni i Shërbimeve Publike dhe i Mbrojtjes së Mjedisit (5 anëtarë)

Ekonomia

Redakto

Pogradeci në të kaluarën ka qenë një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur në atë kohë janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e peshkimit, e përpunim drurit dhe të pijeve.

Turizmi

Redakto
 
Liqeni i Ohrit

Plazhi i Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë shëtitores "1 Maji". Është një plazh me rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argetim. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjera private e publike, me rërë e guralecë të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushemishtit.

Pogradeci ka një muze të pasur me dëshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit, si dhe një kishë të re, më arkitekturë shumë të vecante të quajtur Ringjallja. Qyteti gjithashtu ka dy xhami. Njëra ndodhet në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë.

Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike të Drilonit.

Pogradeci nje vend turistik.

Sporti

Redakto

Në Pogradec ndodhet klubi futbollistik KS Pogradeci, i cili luan në kategorinë e parë, pas një sezoni 2011-2012 në atë superioren.

Transporti

Redakto

Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushëmishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 25 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit).

Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore Tiranë - Durrës - Elbasan - Librazhd - Pogradec. Qyteti i Pogradecit është pjesë e Superstradës SH 3, që shkon nga Tirana deri te pikën kufitare të KapshticësDevoll dhe vazhdon në Greqi.

Transporti më i ri është promovuar kohët e fundit për Pogradecin bëhet fjalë për transportin ndër liqenor i cili u bë i mundur në datë 15 Qershor 2014 dhe është planifikuar vendosja e një linje trageti për sezonin turistik mes qytetit të Pogradecit dhe atij të OhritMaqedoni .

Personalitete

Redakto

Qytetarë nderi

Redakto

Galeria

Redakto

Panorama

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ [1] - Hapur më 21/05/2023
  2. ^ 3&item=51 "Plani i investimeve kapitale" nga www.bashkiapogradec.gov.al - Hapur më 26 qershor

Shiko edhe këtë

Redakto