[go: up one dir, main page]

Petrit Malaj, lindi më 12 dhjetor të vitit 1961Vlorë, është aktor shqiptar.

Biografia

Redakto

Petrit Malaj u lind në Vlore (Orikum) më 12 dhjetor, 1961. Ne vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin "Aktor" në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik ne Akademinë e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në kete Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare. Gjate viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (France), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.

Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.

Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve si rezultat i proçesit zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik dhe studentë të Akademisë së Arteve, duke u dekretuar më 8 janar 2008, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi, Rektor i të vetmit institucion artistik publik të arsimit të lartë në Shqipëri.

Petrit Malaj është anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues - Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilesine e pjesemarresit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Prishtine, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).

Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen: medalja "NAIM FRASHËRI" akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.

Edukimi

Redakto
  • Në vitin 1981 filloi studimet në Akademinë e Arteve dhe i përfundoi ato në vitin 1985 dhe diplomohet si aktor.
  • Në vitin 1995 ndjek Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “ Jacques Lecoq “ në Paris, Francë.
  • Në vitin 1996 ndjek Shkollën e Teatrit Murcia në Spanjë.
  • Në vitin 2000 ndjek shkollën për menaxhim dhe teatër pran Departamentit të Shtetit Amerikan.
  • Në vitin 2001 bën përvojë profesionale për aktrimin në Bari, Itali. Në vitin 2004 fiton titullin “profesor“.

Veprimtaria

Redakto
  • Pedagog, Akademia e Arteve ( shtator 1985 – ne vijim )
  • Shef i Seksionit “ Edukimi Trupor “ ( 1995 – 1997 )
  • Dekan i Fakultetit të Artit Skenik ( 1997 - 2007 )
  • Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve (1998 – ne vijim )
  • Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues - Radio Televizioni Publik Shqiptar ( 2003 )
  • Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranes (2007 ne vazhdim)
  • Rektor i Akademisë së Arteve të bukura (2008 - ne vazhdim)

Familja

Redakto

Në vitin 1987 Malaj u martua me aktoren Aneta me të cilën kan dy fëmije (Erionin dhe Dartin) dhe sëbashku jetojnë në Tiranë.

Filmografia

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar i akordohet medalioni i Festivalit
  2. ^ Në rolin e mjekut në këtë film në Festivalin e Shtatë i akordohet çmimi i dytë për aktorë. Po ashtu me këtë film është pjesëmarrës në Festivale të Filmit Ndërkombëtar.
  3. ^ Film i Televizionit Amerikan transmetuar në CBN.