Pallati e Vilhelminenbergut
Pallati i Vilhelminenbergut (gjermanisht: Schloß Wilhelminenberg) është një ndërtesë që daton nga fillimi i shekullit të 20-të, por në ditët e sotme është një hotel me 4 yje e shërben si restorant dhe si ambient konferencash. Ndodhet mes pjesës lindore të Galicinbergut dhe pjesës perëndimore të Vinervaldit të kryeqytetit austriak, Vjenë.
Historia
RedaktoNë 1780-ës, Princi Dimitri Mikhailoviç Galicin, ambasadori rus në Vjenë, bleu 1 pronë të pyllëzuar nga Field Marshalli Konti Franc Moric von Laci, i vendosur në fshatin e atëhershëm Otakring. Ai urdhëroi të ngrihej një shtëpi të vogël për gjueti (Jagdschloss), i cili shpejt u bë e njohur për ngjarje shoqërore. Nga viti1824, kur ndërtesa ishte në gjendje të keqe, ajo kaloi në pronësi të Princit Julius de Montléart (1787-1865) dhe gruas së tij, Princeshës Maria Kristina e Saksonisë. Në vitin 1838, ndërtesa u zgjerua nga dy krahët anësore.
Kur djali i Juliusit, Princi Moric de Montléart, fitoi pronësinë pas disa betejave ligjore, ai ia dhuroi këtë pallat gruas së tij, Vilhelmina, e cila mori emrin e saj "Vilhelminenberg". Pas vdekjes së tyre në vitet 1887-1895, të dy u varrosën në një mauzoleum të vogël, i ndërtuar në stilin "neo-gotik" afër pallatit. Për shkak të bujarisë së saj ndaj të varfërve, Vilhelmina de Montléart u bë e njohur si "Engjëlli i Otakringut". Në vitin 1895, nipi i tyre Arkduka Rainer Ferdinand i Austrisë, djali i gjysmëmotrës së Moric de Montleartit, trashëgoi pasurinë.
Në vitin 1903, Arkduka Leopold Salvatori e prishi ndërtesën e rrënuar dhe në vitet 1908, ai e ndërtoi pallatin sipas stilit të Perandorisë së Dytë me arkitektë Eduard Frauenfeld dhe Ignaz Sovinskit. Kostot e pallatit, duke përfshirë parkun dhe ndërtesat ndihmëse, arritën në 1.4 milionë krona.
Në vitin 1918, kur Lufta e Parë Botërore ishte drejt fundit, pallati u kthye në një spital ushtarak dhe më pas u përdor si qendër rehabilitimi për veteranët. Në vitin 1927, qyteti i Vjenës bleu të gjithë pasurinë nga bankieri i Zyrihut Vilhelm Amani dhe ndërtoi një jetimore. Nga viti 1934 deri në 1938-ën, pallati shërbeu si bazë për Korin e Djemve të Vjenës me famë botërore.
Pas Anshlusit të Austrisë në Gjermaninë naziste në mars të 1938-ës, Vilhelminenbergu u konfiskua dhe u transferua në Legjionin E Austrisë (Österreichische), njësi paraushtarake e nacionalsocialistëve austriakë në mërgim. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu edhe një herë spital ushtarak. Kur lufta mbaroi, Vjena e përdori pallatin për të akomoduar ish-të burgosurit e kampit të përqendrimit dhe përsëri si jetimore. Nga viti1950 deri në 1977-ën, funksionoi si institucion arsimor special për vajzat me probleme në sjellje. Pas kësaj, dhomat e përfaqësimit u hapën në raste të veçanta si Festivali vjetor i Vjenës, por në përgjithësi, pallati u përdor pak deri në vitin 1988, kur ajo u rihap si hotel.
Që prej majit 2003, Vilhelminenbergu renditet si hotel me 4 yje. Ai ka 87 dhoma elegante, një restorant dhe bibliotekë, një tarracë me një pamje nga qyteti i Vjenës dhe një park 120,000 m 2. Aty organizohen konferenca deri në 2000 pjesëmarrës.
Vilhelminenbergu është i njohur edhe si vend për dasma dhe festa të mëdha. Në raste të tilla, fishekzjarre masive janë të dukshme edhe nga ana perëndimore e Vjenës. Në dimër, një pjesë e parkut përdoret për patinazh.
Në vitin 2011, disa ish-të burgosur raportuan raste sistematike të abuzimit të fëmijëve gjatë kohës që pallati përdorej si jetimore për vajzat. Akuzat përfshijnë rrahje, përdhunime dhe vrasje. [1] Autoritetet e Vjenës kryen hetime që zgjatën 6 vjet. Hetimet përfunduan në vitin 2016, me pagesa të grumbulluara për viktimat që arrinin në 52.5 milionë euro. [2]
Referime
RedaktoKlusacek C, Stimmer K: Ottakring. Vom Brunnenmarkt zum Liebhartstal. fq. 121–124. Kurt Mohl Verlag, Vjenë 1983.
- ^ "Austrian women allege mass abuse at foster home Wilhelminenberg". 20 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2018. Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vienna paid out €52.5m in children's home scandal". 11 shkurt 2016. Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Uebfaqja zyrtare e Austria Trend Hotel Schloss Wilhelminenberg e arkivuar
- Objektet e konferencave në Hotel Schloss Wilhelminenberg
- Faqja e internetit e qytetit të Vjenës në Schloß Wilhelminenberg (gjermanisht)
- Lista e objekteve të Konferencës - Hotel Schloss Wilhelminenberg Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine