[go: up one dir, main page]

Niko Tyto (1936, Malëshovë, Përmet-29 nëntor 2014, Përmet)[1] ishte folklorist dhe shkrimtar shqiptar. Shkollën fillore e mbaroi në Malëshovë, 7-vjeçaren në Elbasan, të mesmen në Gjirokastër. Universitetin e Tiranës,Fakultetin Histori-Filologji, dega Letërsi Shqipe, e kreu më 1961. Kursin pasuniversitar për letërsi shqipe e kreu më 1972, po në Tirane. Ka botuar nëntë libra për fëmijë, gjashtë me material folklorike, katër me studime. Ka referuar materiale letrare dhe gjuhësore në sesionet shkencore,si në Përmet, Gjirokastër, Berat, Elbasan e Tiranë. Në Tiranë ka mbajtur tema për personalitete si: Abdyl Frashëri, Kamber Benja, Sefulla Malëshova, Dashnor Mamaqi etj. Në shtypin periodik dhe atë lokal ka botuar shkrime të natyrave të ndryshme si në gazetat “Republika”, “Albania”, Gazeta Shqiptare”, “Dita”, “Shekulli”, “Përmeti”, “Zagoria”, “Tepelena jonë”, “Dëshnica” etj. Ka redaktuar e përgatitur për botim mbi dhjetë vëllime me poezi për fëmijë, apo për të rritur, duke i shoqëruar me parathënie.

Ka botuar këto vëllime poetike për fëmijë:

- O ti yll! 1975

- Jam krenar! 1976

- Në fshatin e lumtur! 1976

- Rritem unë e rritesh ti! 1989

- Dashuria ime! 1998

- Të lutem gjyshe dhe një! 2000

- Tregon gjyshja! 2001

- Eh,sikur të kisha! 2006

- Shih moj gjyshe sa u rrita! 2008

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2017. Marrë më 24 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)