[go: up one dir, main page]

Kombëtarja faroete e futbollit përfaqson Ishujt Faroe në shoqatën e futbollit dhe është e kontrolluar nga Federata Faroete e Futbollit, organi qeverisës i futbollit në Ishujt Faroe, që u bë pjestare e FIFA-s në vitin 1988 dhe UFEA-s në vitin 1990 dhe është vendi i katërt me popullsinë më të vogël në UEFA. Ishujt Faroe nuk janë kualifikaur asnjëherë në Kupën e Botës ose Kampionatin Europian. Ata morën pjesë në Lojërat e Ishullit në vitet 1989 dhe 1991 duke arritur të dalin fitimtarë. Ata gjithashtu kanë marrë pjesë në Kampionatin Nordik të Futbollit për herë të parë në edicionin 2001–02, dhe që nga ajo kohë nuk ka marrë më pjesë. Në Ishujt Faroe skuadra njihet si landsliðið. Ata luajnë ndeshjet si vendas në Tórsvøllur dhe Svangaskarð.

Kombëtarja faroete e futbollit
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
AktualRënditja e FIFAs
Më i lartë74
Më i ulët198

Historia

Redakto
 
Kombëtarja faroete e futbollit në mars 2013.
 
Ishujt Faroe duke luajtur kundër Italisë më 2 shtator 2011. Ndeshja u mbyll me humbjen 1–0.

Ishujt Faroe u bënë zyrtarisht pjestarë të FIFA-s më 2 korrik 1988 dhe të UEFA-s më 18 prill 1990 [1].

Pavarësisht se skuadra kombëtare ka ekzistuar që në vitin 1930, ajo nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare deri në vitin 1988 [2]. Ndeshja e parë zyrtare ishte fitorja 1–0 kudër Kanadasë në vitin 1989. Ishujt Faroe bënë një nga çudirat më të mëdha të futbollit pasi mposhtën 1–0 Austrinë në ndeshjen e parë kompetitive të tyre [3]. Ndeshja, një kualifikuese e Euro 1992, u luajt në Landskrona, Suedi për shkak se nuk kishte fusha futbolli në Ishujt Faroe. Pika tjetër që ata arritën në ato kualifikuese ishte barazimi kundër Irlandës së Veriut. Gjatë kualifikueseve të Euro 2000 dhe Euro 2004, ata morën barazime kundër Skocisë (ata gjithashtu barazuan me Lituaninë dhe Bosnjen në kualifikueset e edicionit 2000, kurse barazimi kundër Skocisë ishte pika e vetme që morën në kualifikueset e edicionit 2004). Fitoret e vetme të kombëtares në kualifikueset e Europianit ishin dy fitoret kundër San Marinos në kualifikueset e edicionit 1996, deri sa ata mposhtën Estoninëkualifikueset e Euro 2012 më 7 qershor 2011.

Kombëtarja ka marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës që nga viti 1992. Ata i përfunduan kualifikueset e Kupës së Botës 1994 pa mundur dot për të marrë pikë dhe me një golavarazh 1–38 nga dhjetë ndeshje të luajtura. Në kualifikueset e Kupës së Botës 1998, ata e përmirësuan rekordin e tyre me dy fitore kundër Maltës, duke e mposhtur dy herë me rezultatin 2–1. Kualifikueset më të suksesshme në historinë e Ishujve Faroe ishte edicioni i Kupës së Botës 2002, ku ata morën një barazim 2–2 kundër Sllovenisë dhe dy fitore kundër Luksemburgut, 2–0 jashtë fushe dhe 1–0 brënda. Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 nuk ishin ndonjë sukses i madhë për kombëtaren, pasi ata morën vetëm një pikë të vetme nga një barazim 2–2 jashtë fushe kundër Qipros.

Më 2 shtator 2007, në një ndeshje kualifikuese të Euro 2008 kundër Italisë, faroetët surprizuan me Golin e tyre në minutën e 77 në humbjen 2–1. Në total, fushata e tyre kualifikuese ishte poshtëruese, pasi ata pësuan plot 43 Gola dhe shënuan vetëm katër (të gjithë Golat u shënuan nga i njëjti lojtar, Rógvi Jacobsen, ku dy prej tyre i'a shënoi Italisë) dhe duke humbur 12 ndeshje.

Gjatë verës së vitit 2008, Ishujt Faroe luajtën dy ndeshje miqësore, e para ishte humbja 4–3 kundër Estonisë më 1 qershor 2008, dhe kjo ndeshje cilësohet si ndeshja e parë ku Ishujt Faroe shënuan tre Gola dhe humbën. Më vonë ata u mposhtën me rezultatin 5–0 nga Portugalia.

Kombëtarja faroete e nisi fushatën e saj të kualifikueseveKupës së Botës 2010 me një humbje 2–0 kundër Serbisë. Megjithatë, në ndeshjen kundër Rumanisë disa ditë më vonë, mbrojtja faroete rezistoi më shumë se një orë, por ndeshja u mbyll me humbjen 1–0. Ndeshja e rradhës e tyre, kundër Austrisë më 11 tetor 2008, u mbyll me rezultatin 1–1, duke i dhënë Ishujve Faroe pikën e parë kualifikuese në gati katër vite.

Pasi lajmëroi skuadrën për ndeshjet e rradhës kualifikuese kundër Austrisë dhe Lituanisë, trajneri Jógvan Martin Olsen deklaroi largimin e tij nga kombëtarja pas tre vitesh në krye.

Më 22 mars 2009, Ishujt Faroe mposhtën Islandën me rezultatin 2–1 në një ndeshje miqësore, duke regjistruar fitoren e parë në histori kundër tyre.

Më 5 prill 2009, ish trajneri i Repulikës së Irlandës Brian Kerr u vendos si trajneri i ri i kombëtares [4]. Më 9 shtator 2009, Ishujt Faroe morën fitoren e tyre të parë kompetitive që nga kualifikueset e Kupës së Botës 2002 pasi mposhtën Lituaninë me rezultatin 2–1 [5].

Më 11 gusht 2010, Ishujt Faroe ishin shumë pranë një fitore jashtë fushe kundër Estonisë gjatë një ndeshje kualifikueseEuro 2012. Faroetët morën avantazhin e ndeshjes me një Gol të Jóan Símun Edmundsson në fund të pjesës së parë. Ndeshja ishte ende me rezultatin 1–0 deri në minutën e 90, por estonezët shënuan dy Gola në kohën shtesë, duke fituar ndeshjen me rezultatin 2–1.

Dy muaj më vonë, më 12 tetor 2010, Ishujt Faroe barazuan me Irlandën e Veriut 1–1 në Svangaskarð Stadion, Toftir. Sulmuesi Christian Holst shënoi për faroetët në minutën e 60, përpara se Kyle Lafferty të barazonte shifrat 16 minuta më vonë për vizitorët, duke bërë që të dyja skuadrat të marrin një pikë.

Arritjet

Redakto
1989, 1991

Rekordi i Kupës së Botës

Redakto
Rekordi i FIFA Kupës së Botës
Viti Raundi Pozicioni Nd F B H GSh Gp
1930 te 1990 Nuk ka hyrë
1994 te 2014 Nuk është kualifikuar
Flamuri  2018 Për t'u zhvilluar
Flamuri  2022
Total 0/20

Kampionet Evropiane

Redakto

Olimpiadat

Redakto

Skuadra momentale

Redakto

Historiku i trajnerëve

Redakto

Lojtarët e njohur

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Faroe Islands at UEFA.com". UEFA. Marrë më 16 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  2. ^ Courtney, Barrie (16 maj 2008). "Faroe Islands – List of International Matches". RSSSF. Marrë më 3 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Føroyar - Eysturríki 1-0". FSF. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2013. Marrë më 14 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kerr takes on Faroe Islands post". BBC Sport. 2009-04-06. Marrë më 5 prill 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Eight years of hurt ends". ESPN. 9 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2011. Marrë më 9 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto