Komunikimet satelitore
Komunikimet satelitore në telekomunikime paraqesin përdorimin e satelitëve artificial për të ofruar linja komunikimi ndërmjet pjesëve të ndryshme në Tokë. Sateliti për komunikim është një satelit artificial i tokës i cili merr një sinjal komunikimi nga një stacion transmetues në tokë,e amplifikon dhe mundësisht e proceson, pastaj transmeton atë prapë në tokë të cilën e pranon një ose më shumë stacione në tokë. Industria e komunikimeve komerciale satelitore i ka fillimet në mesin e viteve 1960 dhe në më pak se 50 vite ka përparuar nga një teknologji alternative, në një teknologji kryesore të transmetimit.
Historia
RedaktoIdeja e një sateliti sinkron i cili do të ishte në gjendje të transmetoj informata për dhe nga toka i atribuohet Arthur C.Clarke,i cili në vitin 1945 në një publikim propozoi që një satelit në një lartësi prej 35 786 km mbi sipërfaqen e Tokës do të lëvizte me shpejtësinë e njejtë të rrotullimit të Tokës,me këtë lartësi dhe shpejtësi të lëvizjes sateliti do të qëndronte mbi një vend të njejtë mbi sipërfaqën e Tokës. Teknologjia e cila do ta verifikonte këtë koncept nuk u arrit deri n jë dekadë më vonë me lansimin në vitin 1957 të SPUTNIK 1 nga ish- BRSS. Sateliti i parë i SHBA-ve i cili ofroj edhe komunikimin e parë me satelitët artificial ishte SCORE i lansuar nga Forcat Ajrore në një orbitë të ulët me 19 dhjetor 1958 i cili përdorte një magnetofon për të ruajtur dhe për të kthyer mesazhe të zërit.Pastaj NASA lansoi satelitët ECHO 1 dhe ECHO 2 të cilët kishin një diametër mbi 20m. NASA pastaj lansoi satelitët TELESTAR 1 dhe TELESTAR 2 në vitet 1962 dhe në vitin 1963 respektivisht.TELESTAR transmetonte sinjale analoge FM me gjërësi brezi prej 50MHz dhe operonte në frekuenca 6.4GHz-4.2GHz
Orbitat gjeostacionare
RedaktoOrbitë gjeostacionare është ajo orbitë e cila qëndron mbi një pikë fikse në Tokë.Një satelit në një orbitë gjeostacionare ndodhet në një pozitë fikse ndaj një observatori në Tokë. Sateliti i parë gjeostacionar i lansuar në orbitë ishte SYNCOM 3 dhe u përdor për të transmetuar sinjale televizive për Lojërat Olimpike Verore me 1964 nga Japonia në SHBA.
Satelitët të orbitave të ulëta tokësore
RedaktoOrbita e ulët tokësore është një orbitë rrethore rreth 400km mbi sipërfaqen e Tokës.Satelitët e këtyre orbitave e ndryshojnë pozitën relative ndaj Tokës.Këta satelitë janë më pak të shtrenjtë për tu lansuar sesa ata gjeostacionar,dhe për shkak të afërsisë me Tokën nuk kërkojnë shumë fuqi të sinjalit.
Satelitët Molniya
RedaktoSateliti i parë i serisë Molniya u lansua me 23 prill 1965 dhe u përdor për transmetimin ekserimental të sinjaleve televizive nga një stacion në Moskë në një stacion në Siberi. Orbita Molniya është shumë e pjerrët,duke garantuar ngritje të mirë mbi pozitat e zgjedhura gjatë pjesës veriore të orbitës.
Funksionimi
RedaktoSateliti është një sistem komunikues i cili pranon sinjale nga Toka dhe i ritransmeton ato sinjale prapë me anë të një transponderi-një marrës dhe transmetues i integruar. Komponentet kryesore të një sateliti janë:antenat,transponderët,sistemi i energjisë dhe sistemi i shtytjës. Satelitët operojnë në temperatura ekstreme nga -150 grade celsisus deri në +150 gradë celsisu dhe mund t'iu ekspozohen radioaktiviteteve.
Satelitët operojnë në tri orbita të ndryshme,orbita e ulët tokësore(LEO),orbiat e mesme tokësore(MEO) dhe orbitat gjeostacionare. Komunikimet stalitore përdorin frekuenca prej 1-50GHz për të transmetuar dhe për të pranuar sinjale.
Aplikimet
RedaktoPërparimet në teknologjinë statelitore kanë ndikuar në rritjen e shërbimeve për transmetues dhe serviseve për ofrimin e internetit etj.
Telekomunikimet
RedaktoPërfshijnë shërbimet si thirrjet telefonike dhe shërbimet e ofruara për kompanitë telefonik poashtu edhe kompanitë që ofrojnë rrjete wireless dhe mobile.
Aplikimi më i rëndësishëm historik dhe i pari për komunikime satelitore ishte në satelitët ndërkontinental të cilët janë në hapësirë telefonike të distancave të mëdha. Rrjeti Telefonik Publik i fiksuar përforcon thirrjet telefonike nga linja tokësore në stacionin e Tokës, ku iu transmetohet satelitëve gjeostacionar. Lidhja e tillë përshkruan një rrugë analoge. Përmirësimet në komunkimet kabllor të nëndetësve, përmes përdorirmit të fibrave optik, shkaktuan disa rënie në përdorimin e satelitëve për telefoninë fikse në fund të shekullit 20.
Komunikimet satelitore përdoren akoma sot në disa aplikime. Ishujt si Ascension Island, Saint Helena, Diego Garcia dhe Easter Island, ku kabllot e nëndetësve janë në shërbim duhen satelitet telefonike. Ka po ashtu regjione të disa kontinenteve dhe shtete ku lidhjet telekomunikative janë të rralla ose nuk ekzistojnë, për shembull regjionet e mëdha të Amerikës Jugore, Afrikës, Kanadasë, Kinës, Rusisë dhe Australisë. Komunikimet satelitore po ashtu sigurojnë lidhje në kufijtë e Antarktikut dhe Greenlandës. Vendet e tjera i përdorin për satelitët telefonik pajisje në det, një kthesë për spital, ushtri dhe rekreacion. Anijet në det shpesh përdorin satelit telefonik, dhe aeroplanët.
Televizioni
RedaktoKinemaja digjitale
RedaktoRealizimi dhe demonstrimi, më 29 tetor 2001, i kinemasë së parë digjitale e transmetuar nga sateliti në Evropë të një filmi nga Bernard Pauchon dhe Philippe Binant.
Radio
RedaktoQasja ndaj internetit
RedaktoPas viteve të 1990-ta, teknologjia e komunikimeve satelitore u përdor si kuptim i lidhjës së internetit me lidhjen e bazës së të dhënave. Kjo mund të jetë shumë e dobishme për përdoruesit të cilët banojnë në zona të largëta dhe nuk mund të kenë qasje në to, ose të kenë mundësi të larta të shërbimeve.
Aplikimet ushtarake
RedaktoKomunikimet satelitore përdoren për aplikacionet e komunikimeve ushtarake, si Global Command and Control Systems. Shembuj të sistemeve ushtarake që përdoren në komunikime satelistore janë MILSTAR, DSCS dhe FLTSATCOM në Shtetet e Bashkuara, satelitët e NATO-së, satelitët e Mbretërisë së Bashkuar (shembll Skyneti) dhe satelitët e Bashkimit Sovjetik. India e ka lansuar satelitin e saj të parë të komunikimieve ushtarka GSAT-7, transponderat e tij operojnë në UHF, F, C, dhe [[Ku]]. Tipikisht satelitët ushtarka operojnë në frekuenca UHF, SHF ose EHF.
Referimet
Redakto1.John.G.Proakis,"iley enciclopedia of telecommunications" John Wiley&Sons ,INC,Hoboken,New Jersey.
2.Lous J.Ippolito ,Jr."Satellite Communications Systems Engineering",John Wiley&Sons Ltd,2008
Lidhje të jashtme
Redaktohttp://www.britannica.com/EBchecked/topic/524891/satellite-communication
http://imagine.gsfc.nasa.gov/docs/ask-astro/answers/970408d.ht[lidhje e vdekur]