Trepça është klub futbollistik nga Mitrovica që garon në Ligën e Parë të Kosovës. Klubi është formuar në vitin 1932 dhe është ndër klubet më të vjetra në Kosovë. Ekipi Trepça është ekipi i parë që ka bërë gara në Ligën Federative të Ish-Jugosllave, por me pjesmarrje jo të suksesëshme. Stadiumi i Trepçës quhet Stadiumi Olimpik Adem Jashari. Trepça ka shumë lojtarë të njohur në historinë e futbollit kosovarë si: Riza Lushta, Luan Prekazi, Erdogdan Celina, Rafet Prekazi, Besim Maxhuni, Arbnor Muja dhe shumë te tjerë.
KF Trepça është kampion i shumëfishtë në futboll në Kosovë. Për herë të parë është bërë kampion i Kosovës në futboll në sezonin 1947/47, pastaj është kampion gjatë sezonave 1948/49, 1949/50, 1951/52, 1954/55, 1992/93 dhe për herë të fundit në sezonën 2009/10. KF Trepça ishte finalist i kupës së ish RSFJ-së me 1978[1], dhe është fitues Kupës së Kosovës në sezonën 1991/92 ( pa lojë ).[2]
Tifozët zyrtar të klubit KF Trepça janë tifo - grupi Torcida, të cilët janë tifo - grupi i parë në Kosovë i themeluar më 1984.