Johan Neeskens
Johannes (Johan) Jacobus Neeskens (lindi më 15 shtator 1951) është trajner holandez i futbollit dhe ish futbollist, mesfushor. Për momentin është trajner i kombëtares holandeze për ekipin e dytë, Holanda B.
Neeskens in 1974 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Johannes Jacobus Neeskens | ||
Datëlindja | 15 shtator 1951 | ||
Vendlindja | Heemstede, Holandë | ||
Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor në qenër | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1968–1970 | RCH | 68 | (1) |
1970–1974 | Ajax | 124 | (33) |
1974–1979 | Barcelona | 140 | (35) |
1979–1984 | New York Cosmos | 94 | (17) |
1984–1985 | Groningen | 7 | (0) |
1985 | Fort Lauderdale Sun | ? | (?) |
1985–1986 | Kansas City Comets (indoor) | 23 | (1) |
1986–1987 | Löwenbrau (amateurs) | ? | (?) |
1987–1990 | Baar | 23 | (5) |
1990–1991 | Zug | 1 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1970–1981 | Netherlands | 49 | (17) |
Skuadra të menaxhuara | |||
1991–1993 | Zug | ||
1993–1995 | Stäfa | ||
1995–1996 | Singen | ||
1995–2000 | Netherlands (assistant manager) | ||
2000–2004 | NEC | ||
2005–2006 | Australia (assistant manager) | ||
2006–2008 | Barcelona (assistant manager) | ||
2008–2009 | Netherlands B | ||
2009–2010 | Galatasaray (assistant manager) | ||
2011–2012 | Mamelodi Sundowns | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Karriera si futbollist
RedaktoNeeskend filloi karrierën si futbollist në RCH Heemstede në vitin 1968. Në vitin 1969 Ajaksi e morri dhe filloi të luante si mbrojtës i djathtë. Kështu në vitin 1971 me Ajax fitoi Ligën e Kampionëve. Në sezonin 1971-72 filloi të luante si qendër mesfushor, por më shumë si mbrojtës. Ajax fitoi tri herë radhazi Ligen e Kampioneve pra në vitin 1971 deri 1973. Në vitin 1974 Neeskens kaloi tek FC Barcelona, ku u bashkua me Cruijf. Atje e quajtën Johan i dyte. Ai në FC Barcelona qëndroi shtatë vite. Pas asaj kohe u largua për në New York Cosmos ku qëndroi për pesë vite. Gjithashtu gjer në përfundim të karrierës, në vitin 1991, luajti edhe për ekipet FC Groningen, Lauderdale, FC Baar dhe FC Zug në Zvicër.
Karriera me kombëtaren
RedaktoNeeskens për kombëtaren e tij ka luajtur 49 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. Për herë të parë debutoi kundër Gjermanisë Lindore: Luajti në ndeshjet e Kupës Botërore në vitet 1974[2] dhe 1978.
Në mars të vitit 2004, Neeskens u emërua nga Pèle si një nga më të mirët, top 125 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.[nevojitet citimi]
Karriera si trajner
RedaktoNë dhjetor të vitit 2005 u bë ndihmës trajner i kombëtares australiane të futbollit. U kthye në FC Barcelona për ta zëvendësuar Henk ten Cate si ndihmës trajner.
Në vitin 2008, ai u prezantua si trajner i Holandës B, dhe ende është duke e menaxhuar kombëtaren e dytë të Holandës.
Referime
Redakto- ^ "Johan Neeskens". worldfootball.net.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Në finale Neeskens shënoi gol kundër Gjermanisë në minutën e dytë nga penaltia, megjithatë kombëtarja e tij humbi me rezultat 1-2.