[go: up one dir, main page]

Ivan Petroviç Pavlov (Në rusisht: Ива́н Петро́вич Па́влов; 26 shtator 184927 shkurt, 1936) ishte fiziologjist dhe mjek rus, fitues i Çmimit Nobel,[1] dhe medaljen Koplei1915.

Ivan Petroviç Pavlov
EmriIvan P. Pavlov
Lindja26 shtator 1849
VendlindjaRyazan, Rusi
Vdekja27 shkurt 1936
VendvdekjaLeningrad
EraShekulli XIX-XX
RajoniPsikologë Rusë

Pavlov ishte gjithashtu dhe një psikolog i njohur kryesisht për punën e tij në kondicionimin klasik. Nga ditët e tij të fëmijërisë Pavlov demonstroi kureshtje intelektuale së bashku me një energji të papërshtatshme të cilën ai e quajti si "instikt për hulumtim".[1] I frymëzuar nga idetë progressive që D.I.Pisarev, një nga më të shquarit e kritikës ruse të letërsisë së viteve 1860, dhe I. M. Sechenov, babai I fiziologjisë ruse, ishin duke përhapur, Pavlov braktisi karrierën e tij fetare dhe ia kushtoi jetën e tij shkencës. Në vitin 1870 ai u rregjistrua në departamentin e fizikës dhe matematikës në universitetin e Shën Petersburgut për të studiuar shkencat natyrore.[2]

Pavlov fitoi Çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi ne vitin 1904,[1][3] duke u bërë laureti i parë rus Nobel. Një studim në shqyrtimin e psikologjisë së përgjithshme, e publikuar në vitin 2002, e renditi Pavlovin si psikologu i 24-të më i cituar i shekullit XX.[4] Parimet e Pavlos për kondicionimin klasik janë gjetur të funksionojnë në një sere terapish të sjelljes dhe në mjedise eksperimentale dhe klinike, të tilla si klasat e arsimit, madje edhe reduktimin e frikës me desensitizim sistematik.[5][6]

Jetëshkrimi

Redakto

Ivan Pavlov, më i madhi i 11-të fëmijëve,[7] lindi në RyazanPerandorisë Ruse. Babai i tij, Peter Dmitrievich Pavlov (18231899), ishte prift ortodoks i një fshati në Rusi.[8] Nëna e tij, Varvara Ivanovna Uspenskaya (18261890) ishte një zonjë shtëpie e përkushtuar. Që fëmijë, Pavlov vullnetarisht mori pjesë në punët e shtëpisë si larja e enëve dhe përkujdesja për motrat dhe vëllezërit e tij. Ai e donte kopshtin, të ngiste biçikletën e tij, notin, dhe të luante gorodki. Ai i kushtoi pushimet e tij të verës në këto aktivitete.[9] Edhe pse ishte në gjendje të lexonte që në moshën 7 vjeçare, Pavlov u plagos rëndë kur ra nga një mur i lartë në një trotuar guri. Si pasojë e lëndimeve që ai kishte,[10] ai nuk filloi shkollimin formal derisa të ishte 11 vjeç.[7]

Pavlov mori pjesë në shkollën e kishës në Ryazan para se të hynte në seminarin lokal teologjik. Në vitin 1870, megjithatë ai u largua nga seminari pa u diplomuar në mënyrë që të merrte pjesë në Universitetin e Shën Peterburgut. Pastaj u rregjistrua në departamentin e fizikës dhe matematikës dhe mori kurse të shkencës natyrore. Në vitin e tij të katërt, projekti i tij i pare kërkimor mbi fiziologjinë e nervavepankreasit[11] i fitoi atij një çmim prestigjioz universitar. Në vitin 1875, Pavlov përfundoi kursin e tij me një rekord të jashtëzakonshëm dhe mori shkallën e kanditatit të shkencave natyrore. I nxitur nga interesi i tij I jashtëzakonshëm në fiziologji, Pavlov vendosi të vazhdojë studimet e tij dhe vazhdoi në Akademinë Perandorake të Kirurgjisë Mjekësore. Ndërsa në Akademi, Pavlov u bë asistent i ish-mësuesit të tij, Elias von Cyon.[12] Ai u largua nga departamenti kur de Cyon u zëvendësua nga një instructor tjetër.[13]

Pas një kohe Pavlov mori një pozicion si asistent laboratorik i Konstandin Nikolaevich Ustinovich në departamentin fiziologjik të Institutit Veterinar.[14] Për dy vjet, Pavlov hetoi sistemin e qarkullimit të gjakut për disertacionin e tij mjekësor.[7] Në vitin 1878, profesori S. P. Botkin, një mjek i njohur rus, ftoi fiziologun e talentur të ri për të punuar në laboratorin fiziologjik si shef i klinikës. Në vitin 1879, Pavlov u diplomua nga Akademia Ushtarake Mjekësore me një çmim të medaljes për punën e tij kërkimore. Pas një ekzaminimi konkurrues, Pavlov fitoi një bursë në Akademinë për punë pasuniversitare.[15] Bashkësia dhe pozita e tij si drejtor i Laboratorit Fiziologjik në klinikën Botkins i mundësuan Pavlov të vazhdojë punën e tij kërkimore. Në vitin 1883, ai paraqiti tezën e tij të doktorëve mbi temën e nervave centrifugal të zemrës dhe paraqiti idenë e nervizmit dhe parimet themelore të funksionit trafik të sistemit nervor. Përveç kësaj, bashkëpunimi i tij me klinikën Botkin prodhoi dëshmi të një modeli themelor në rregullimin e reflekseve në veprimtarinë e organeve të ciklit.[13]

Kushtëzimi klasik sipas Pavlov

Redakto

Fiziologu rus Ivan Pavlov ishte nga të parët që përpunoi teorinë e kushtëzimit klasik që në vitin 1927. Gjatë studimit që ishte duke bërë me qentë në laboratorin e tij, Pavlovi vuri re se qentë filluan të sekretojnë pështymë kur panë të afrohej drejt tyre njeriun që u sillte ushqimin. Pavlovi arsyetoi në këtë mënyrë: qentë nuk sekretuan pështymë sepse po prisnin që të hanin njeriun që u sillte ushqimin. Qentë nuk e kishin kafshuar kurrë njeriun që u sillte ushqimin dhe nuk e dinin se cfarë shije kishte, kështu që nuk kishin pse të sekretonin kur panë atë që po u afrohej. Pavlovi mendoi se qentë sekretuan pështymë sepse kishin formuar disa lidhje mes pamjes së njeriut që u sillte ushqimin dhe prezantimit. Kjo e shtyu Pavlovin që të bënte një seri investigimesh për një formë të thjeshtë të mësuarit që u quajt kushtëzimi klasik.[16]

Jeta e tij personale

Redakto

Ivan Pavlov u martua me Seraphima Vasilievna Karchevskaya më 1 maj 1881, të cilin e kishte takuar në 1878 ose 1879 kur shkoi në Shën Petersburg për të studiuar në Institutin Pedagogjik. Seraphima, e quajtur shkurt Sara, lindi në vitin 1855. Në vitet e saj të fundit ajo vuajti nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në vitin 1947.

Nëntë vjetët e para të martesës së tyre ishin të vështira dhe me probleme të shumta financiare. Megjithëse varfëria e tyre shkaktoi dëshpërim, mirëqenia materiale ishte në plan të dytë. Shtatzënia e parë e Sarës përfundoi në një abort. Në shtatzaninë e dytë, çifti mori masa paraprake dhe ajo e lindi e sigurtë fëmijën e tyre, një djalë të cilin ata e quajtën Mirchik; Sara u fut thellë në depresion pas vdekjes së papritur të Mirchik në fëmijëri.[17]

Ivan dhe Sara kishin katër fëmijë: Vladimir, Victor, Vsevolod dhe Vera. Djali i tyre I vogël, Vsevolod, vdiq nga kanceri pankreatik në vitin 1935, vetëm një vit para babait të tij. Pavlov ishte ateist.[18]

Karriera

Redakto

Pas përfundimit të doktoraturës, Pavlov shkoi në Gjermani ku studjoi në Leipzig me Carl Ludwig dhe Eimear Kelly në laboratorët Heidenhain në Breslau.Ai qëndroi atje prej 1884 deri në 1886.Heidenhain po studionte tretjen tek qentë, duke përdorur një pjesë të jashtme të stomakut. Megjithatë, Pavlov e përsosi këtë teknikë duke kapërcyer problemin e ruajtjes së furnizimit nervor të jashtëm. Pjesa e jashtme u bë e njohur si qesja Heidenhain ose Pavlov.[19] Në vitin 1886, Pavlov u kthye në Rusi për të kërkuar një pozitë të re. Kërkesa e tij për kryetar të fiziologjisë në Universitetin e Shën Petersburg ishte refuzuar. Përfundimisht, Pavlovit iu ofrua pozita si kryetar i farmakologjisë në Universitetin Tomsk[lidhje e vdekur] në Siberi dhe në Universitetin e Varshavës në Poloni. Ai nuk mori asnjë post. Në 1890, ai u emërua profesor i farmakologjisë në Akademinë Ushtarake Mjekësore dhe zuri pozicionin për pesë vjet.[20] Në 1891, Pavlov u ftua në Institutin Perandorak të Mjekësisë Eksperimentale në Shën Petersburg për të organizuar dhe drejtuar Departamentin e Fiziologjisë.

Gjatë një periudhe 45 vjeçare, nën drejtimin e tij, Instituti u bë një nga qendrat më të rëndësishme të hulumtimit fiziologjik në botë.[21] Pavlov vazhdoi të drejtojë Departamentin e Fiziologjisë në institut, duke marrë drejtimin e fiziologjisë në Akademinë Ushtarake Mjekësore në 1895. Duke filluar në vitin 1901, Pavlov u propozua për katër vjet me radhë për Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi. Ai nuk e fitoi çmimin deri në vitin 1904, sepse nominimet e tij të mëparshme nuk ishin specifike për ndonjë zbulim, por të bazuar në një sërë gjetjesh laboratorike.[22] Kur Pavlov pranoi çmimin Nobel, u përcaktua se e bëri këtë "në njohjen e punës së tij në fiziologjinë e tretjes, përmes së cilës njohuritë mbi aspektet jetësore të subjektit janë transformuar dhe zgjeruar".[23]

Ishte në Institutin e Mjekësisë Eksperimentale që Pavlov zhvilloi eksperimentet e tij klasike në gjëndrat e tretjes. Kështu fitoi çmimin Nobel të përmendur më sipër. [24] Pavlov hetoi funksionin e stomakut të qenve dhe më vonë të fëmijëve, duke nxjerrë jashtë një gjëndër pështyme, në mënyrë që të mblidhte, të maste dhe analizonte pështymën dhe çfarë reagimi kishte për ushqimin në kushte të ndryshme. Ai vuri re se qentë prireshin të jargëzonin para se ushqimi të dorëzohej në gojën e tyre dhe filloi të hetonte këtë "sekrecion psikik", siç e quajti ai. Laboratori i Pavlovit vendosi një kolibe për kafshët eksperimentale. Pavlovi ishte i interesuar në vëzhgimin e proçeseve të tyre afatgjatë fiziologjike. Kjo kërkoi që kafshët të mbaheshin të gjalla dhe të shëndetshme për të kryer eksperimente kronike, siç i quajti Pavlovi. Këto ishin eksperimente të dizenjuara, për të kuptuar funksionet normale të kafshëve. Ky ishte një lloj i ri studimi, sepse eksperimentet e mëparshme kishin qënë "akute", që do të thotë se qeni kalonte përmes viviseksionit, e cila përfundimisht vriste kafshën në proçes.[25]

Një artikull i vitit 1921 nga S. Morgulis në revistën Science ishte kritik ndaj punës së Pavlovit, duke ngritur shqetësime rreth mjedisit në të cilin ishin kryer këto eksperimente. Bazuar në një raport nga H.G.Wells, duke pretenduar se Pavlov rriti patate dhe karrota në laboratorin e tij, artikulli deklaroi: " Është kënaqësi t'ju siguroj, që profesor Pavlov po rrit patate vetëm si një lojë dhe akoma jep më të mirën e gjenialitetit të tij në hetimet shkencore".[26] Po atë vit, Pavlov filloi të mbante takime laboratorike të njohura si 'mbledhjet e së mërkurës', në të cilat ai fiste sinqerisht mbi shumë tema, duke përfshirë pikëpamjet e tij mbi psikologjinë. Këto takime zgjatën deri në vdekjen e tij në vitin 1936.

I vetëdijshëm deri në momentin e tij të fundit, Pavlov i kërkoi një prej nxënësve të tij të ulej pranë shtratit të tij dhe të regjistronte rrethanat e vdekjes së tij. Ai donte të krijonte dëshmi unike të përvojave subjektive të kësaj faze terminale të jetës.[27] Pavlov vdiq nga pneumonia e dyfishtë në moshën 86 vjeç. Atij iu dha një funeral madhështor dhe studimi dhe laboratori i tij u ruajtën si një muze në nder të tij.

Pavlovi mbi edukimin

Redakto

Bazat e kushtëzimit klasik të Pavlov-it shërbejnë si një sfond historik për teoritë aktuale të të mësuarit. Megjithatë, interesi fillestar i fiziologut rus në kushtëzimin klasik ndodhi pothuajse në mënyrë të rastësishme gjatë një eksperimenti të tij me qentë.[28] Duke marrë parasysh se Pavlovi punonte ngushtë me kafshët gjatë shumë prej eksperimenteve të tij, kontributet e tij të hershme ishin kryesisht për mësimin e kafshëve. Megjithatë, bazat e kushtëzimit klasik janë shqyrtuar në shumë organizma të ndryshëm, duke përfshirë dhe njerëzit. [29] Më pas parimet themelore të kushtëzimit klasik të Pavlovit janë shtrirë në mjedise të ndryshëm, duke përfshirë klasat dhe mjediset e ndryshmë të të mësuarit. Kushtëzimi klasik fokusohet në përdorimin e kushteve të mëparshme për të ndryshuar reagimet ndaj sjelljes.

Kushtezimi klasik përcakton bazat për praktikat e modifikimit të sjelljeve të sotme, siç është kontrolli i mëparshëm. Ngjarjet dhe kushtet paraprake përcaktohen si ato kushte që ndodhin para sjelljes. [30]Eksperimentet e hershme të Pavlovit përdorën manipulimin e ngjarjeve ose stimujve që i paraprinin sjelljes për të prodhuar jargëzim tek qentë, njësoj dhe mësuesit, të cilët manipulojnë më mënyrat e mësimdhenies dhe mjediset e mësimdhënies për të prodhuar sjellje pozitive ose për të ulur sjelljet e pakëndshme. Pavlov ishte një nga shkencëtarët e parë që tregonte marrëdhënien midis stimulimeve mjedisore dhe përgjigjeve të sjelljes. Pavlov paraqiti sistematikisht dhe tërhoqi stimuj për të përcaktuar paraardhësit që shkaktuan përgjigjet, e cila është e ngjashme me mënyrat në të cilat profesionistët e arsimit kryejnë vlerësime të sjelljes funksionale. Strategjitë paraprake janë mbështetur nga prova empirike për të vepruar në mënyrë implicite brenda mjediseve në klasë. Ndërhyrjet paraprake të bazuara në të kaluarën mbështeten nga hulumtimi për të qenë parandalues ​​dhe për të prodhuar reduktime të menjëhershme në sjelljet problematike. [31]

Trashëgimia

Redakto

Koncepti për të cilin Pavlov është i njohur është "reflekset e kushtëzuar" (kushtëzimi klasik) që ai zhvilloi së bashku me ndihmësin e tij Ivan Filipoviç Toloçinov në vitin 1901. Ai kishte ardhur për të mësuar këtë koncept të refleksit të kushtëzuar gjatë matjes së jargëzimit të qenve. Pavlov kishte mësuar se kur tringëllonte një zile në sekuenca të njëpasnjëshme, gjatë kohës që u jepte ushqimin, qentë do jargëzonin në momentin që shikonin ushqimin. Qeni më vonë do të lidhte tringëllimen e ziles me marrjen e ushqimit, dhe do të lëshonte jargë në momentin që do dëgjonte zilen, sepse e lidhte atë me marrjen e ushqimit.[32] Toloçinovi e kishte prezantuar këtë fenomen në Kongresin e Shkencave të Natyrës në Helsinki në vitin 1903, me termin ‘’reflekset në distancë’’. [33] Më vonë në të njëjtin vit, në Kongresin e 14-të Ndërkombëtar të Mjekësisë në Madrid, Pavlov I shpjegoi eksperimentet e tij më gjërë dhe lexoi një artikull me titull Psikologjia Eksperimentale dhe Psikopatologjia e Kafsheve.[34]

Ndërkohë që puna e Pavlov u bë e njofur në Perëndim, veçanërisht nëpërmjet shkrimeve të John B.Watson dhe BF Skinner, ideja e “kushtëzimit” si një formë automatike e të mësuarit u bë koncept kyç në zhvillimin e psikologjisë krahasuese dhe qasjen e përgjithshme në psikologjinë që e nënshtron atë, bihejviorizmin. Puna e Pavlovit me kushtezimin klasik ka ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë veten, sjelljen e tyre dhe proceset e të mësuarit dhe studimet e tij për kushtezimin klasik vazhdojnë të jenë thelbësore për terapinë moderne të sjelljes.[35] Filozofi britanik Bertrand Russell vërejti se edhe pse metoda e Pavlov mbulon të gjithë sjelljen njerëzore është e hapur për pyetje, por në çdo rast ato mbulojnë një fushë shumë të madhe dhe në këtë fushë ata kanë treguar se si të aplikojnë metoda shkencore me saktësi sasiore.[36]

Hulumtimi i Pavlov mbi reflekset e kushtëzuara ndikoi shumë jo vetëm shkencën, por edhe kulturën popullore. Kushtëzimi Pavlovian ishte një temë e rëndësishme në romanin dystopian të Aldous Huxley, Brave New World, dhe gjithashtu në një shkallë të madhe në Ylberi I Gravitetit te Thomas Pynchon.

Besohet se Pavlov gjithmonë sinjalizonte shfaqjen e ushqimit duke i rënë një zileje. Megjithatë, shkrimet e tij regjistrojnë përdorimin e një shumëllojshmërie stimulimesh, duke përfshirë goditjet elektrike, bilbilat, metronomët, pirunët e tunxhit dhe një varg stimulimesh pamore, përveç njeë zileje. Në vitin 1994, Catania hodhi dyshim nëse Pavlov përdorte në të vërtetë një zile në eksperimentet e tij. [38] Littman fillimisht u atribuoi imazhet bashkëkohësve të Pavlovit Vladimir Mikhailovich Bekhterev dhe John B. Watson. Megjithatë, Roger K. Thomas, i Universitetit të Gjeorgjisë, tha se ata kishin gjetur "tre referenca shtesë për përdorimin e një zileje nga Pavlovi që kundërshton fuqishëm argumentin e Littman". [39] Në përgjigje, Littman sugjeroi se regjistrimet e Catanisë, që Pavlov nuk përdorte një zile në kërkim, ishin "bindëse dhe korrekte".[37]

Në vitin 1964, psikologu i shquar HJ Eysenck rishikoi "Leksionet mbi kushtezimin klasik" të Pavlovit për revistën mjekësore britanike: Vëllimi I - "Njëzet e pesë vite studimi objektiv i aktivitetit të lartë nervor të kafshëve", Vëllimi II - "Kushtezimi klasik dhe psikiatria". [38]

Instituti Pavlov i Fiziologjisë i Akademisë Ruse të Shkencave u themelua nga Pavlov në vitin 1925 dhe mori emrin e tij pas vdekjes së tij.[39]

Çmime dhe Vlerësime

Redakto

Pavlovit iu dha Çmimi Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1904. Ai u zgjodh Anëtar i Jashtëm i Shoqërisë Mbretërore (ForMemRS) në 1907 dhe u nderua me medaljen Copley të Royal Society me 1907. Ai u bë një anëtar i huaj i Akademisë Mbretërore Holandeze të Arteve dhe Shkencave në vitin 1907.[40] Qeni Pavlov, seancat Pavloviane dhe tipologjia e Pavlovit emërohen në nder të tij. Asteroidi 1007 Pawlowia dhe krateri hënor Pavlov gjithashtu u emëruan pas tij.[41]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Cavendish, Richard. (2011). "Death of Ivan Pavlov". History Today. 61 (2): 9. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Anrep, G. V. (1936). "Ivan Petrovich Pavlov. 1849–1936". Obituary Notices of Fellows of the Royal Society. 2 (5): 1–18. doi:10.1098/rsbm.1936.0001. JSTOR 769124. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The Nobel Prize in Physiology or Medicine 1904". nobelprize.org. Marrë më 28 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Haggbloom, Steven J.; Powell, John L., III; Warnick, Jason E.; Jones, Vinessa K.; Yarbrough, Gary L.; Russell, Tenea M.; Borecky, Chris M.; McGahhey, Reagan; etj. (2002). "The 100 most eminent psychologists of the 20th century". Review of General Psychology. 6 (2): 139–152. doi:10.1037/1089-2680.6.2.139. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  5. ^ Olson, M. H.; Hergenhahn, B. R. (2009). An Introduction to Theories of Learning (bot. 8th). Upper Saddle River, NJ: Prentice Hall. fq. 201–203. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Dougher, Michael J. (1 gusht 1999). Clinical Behavior Analysis. Marrë më 1 prill 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  7. ^ a b c Sheehy, Noel; Chapman, Antony J.; Conroy, Wendy A., red. (2002). Ivan Petrovich Pavlov. Routledge. ISBN 978-0415285612. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  8. ^ "The Nobel Prize in Physiology and Medicine 1904 Ivan Pavlov". Nobelmedia. Marrë më 2 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Asratyan (1953), f. 8
  10. ^ Asratyan (1953), f. 9
  11. ^ Asratyan (1953), ff. 9–11
  12. ^ Todes, Daniel Philip (2002). Pavlov's Physiology Factory: Experiment, Interpretation, Laboratory Enterprise. JHU Press. fq. 50–. ISBN 978-0-8018-6690-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ a b Jacyna, Stephen (2002-10-24). "Book Review Pavlov's Physiology Factory: Experiment, Interpretation, Laboratory Enterprise By Daniel P. Todes. 488 pp., illustrated. Baltimore, Johns Hopkins University Press, 2002". New England Journal of Medicine. 347 (17): 1385–1386. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Asratyan (1953), f. 12
  15. ^ Asratyan (1953), f. 13
  16. ^ Karaj, Theodhori (2010). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë: Shtëpia botuese Emal. fq. 37. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "The Nobel Prize in Physiology and Medicine 1904 Ivan Pavlov". Nobelmedia. Retrieved 2 February 2012.
  18. ^ Babkin., B.P. (1949). Pavlov A Biography. Chicago and London: The University Of Chicago Press. fq. 27–54. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Sheehy, Noel; Chapman, Antony J.; Conroy, Wendy A.,(2002). Ivan Petrovich Pavlov. Biographical Dictionary of Psychology.
  20. ^ Asratyan (1953), fq. 17–18
  21. ^ "The Nobel Prize in Physiology and Medicine 1904 Ivan Pavlov". Nobelmedia.
  22. ^ Ivan Pavlov. Science in the Early Twentieth Century: Enciklopedi.
  23. ^ "The Nobel Prize in Physiology or Medicine 1904"
  24. ^ Asratyan (1953), fq. 18
  25. ^ Ivan Pavlov. Science in the Early Twentieth Century: Enciklopedi.
  26. ^ Morgulis, S. (1921). "Professor Pavlov". Science. 53 (1360): 74. Bibcode:1921Sci....53Q..74M. doi:10.1126/science.53.1360.74. PMID 17790056
  27. ^ Chance, Paul (1988). Learning and Behaviour. Wadsworth Pub. Co. ISBN 0-534-08508-3. p. 48.
  28. ^ William Moore, J.; Manning, S. A.; Smith, W. I. (1978). Conditioning and Instrumental Learning. New York, NY: McGraw-Hill Book Company. f. 52–61.
  29. ^ Tarpy, Roger M. (1975). Basic Principles of Learning. Glenview, IL: Scott, Foresman and Company. f. 15–17.
  30. ^ Alberto, Paul A.; Troutman, Anne C. (2013). Applied Behavior Analysis for Teachers, New Jersey: Pearson Education.
  31. ^ Kern, Lee; Clemens, Nathan H. (2007). "Antecedent strategies to promote appropriate classroom behavior". Psychology in the Schools. 44 (1): f. 65–75.
  32. ^ Todes, Daniel Philip (2002). Pavlov's Physiology Factory. Baltimore MD: Johns Hopkins University Press. pp. 232 ff. ISBN 978-0-8018-6690-6.
  33. ^ Pavlov, I. P. (1927). Conditioned Reflexes: An Investigation of the Physiological Activity of the Cerebral Cortex. Translated and Edited by G. V. Anrep. London: Oxford University Press. p. 142.
  34. ^ "The Nobel Prize in Physiology and Medicine 1904 Ivan Pavlov". Nobelmedia. Retrieved 2 February 2012.
  35. ^ Plaud, J. J.; Wolpe, J. (1997). "Pavlov's contributions to behavior therapy: The obvious and the not so obvious". American Psychologist. 52 (9): 966–972. doi:10.1037/0003-066X.52.9.966. PMID 9382243.
  36. ^ Russell, Bertrand (1931). The Scientific Outlook. London: George Allen & Unwin. p. 56.
  37. ^ Littman, Richard A. (1994). "Bekhterev and Watson Rang Pavlov's Bell". Psycoloquy. 5 (49).
  38. ^ Eysenck, H. J. (1964). "Pavlov's Writings". BMJ. 2 (5401): 111. doi:10.1136/bmj.2.5401.111-b. PMC 1815950.
  39. ^ Pavlov Institute of Physiology of the Russian Academy of Sciences Archived 13 March 2015 at the Wayback Machine. infran.ru
  40. ^ "Ivan Petrovich Pavlow (1849–1936)". Royal Netherlands Academy of Arts and Sciences. Retrieved 26 July 2015.
  41. ^ Schmadel, Lutz D. (2007). Dictionary of Minor Planet Names – (1007) Pawlowia. Springer Berlin Heidelberg. p. 87. ISBN 978-3-540-00238-3. Retrieved 10 January 2018.