[go: up one dir, main page]

Islami Shia, Shi'i apo Shi'a, njohur edhe si Shi'izëm, përbën degëzimin e dytë më të madh të fesë Islame. Besohet se profeti Muhammed caktoi Ali ibn Abu Talibin si pasardhës të tij (khalīfa) dhe Imam (prijës politik dhe shpirtëror) pas tij, posaçërisht pas ngjarjes së Ghadir Khumm, por u pengua që të pasonte Muhammedin si prijës i muslimanëve si pasojë e një zgjedhjeje që disa sahabë bënë në Sakifah.[1] Ky këndvështrim bie ndesh me atë të Islamit Sunni, ithtarët e të cilit besojnë se Muhammedi nuk caktoi një pasardhës pas vdekjes së tij dhe konsiderojne Ebu Bekrin, që u zgjodh khalif nga një grup sahabësh të moçëm në Sakifah, duke qenë kështu i pari rashidun pas Muhammedit.

12 Imamët e Njerëzimit (Islamit)

Ithtarët e Islamit Shi'i njihen edhe si Musliman Shi'i, apo thjesht Shi'i e Shi'a. Pavarësisht se ka shumë nënndarje Shi'ite, Shi'izmi i Dymbëdhjetë Imamëve është më mbizotëruesi, duke përmbledhur në gjirin e tij rreth 85% të shi'ive. Tjerët janë Ismailijtë dhe Zajidijtë.

Besojmat dhe praktikat

Redakto

Teologjia

Redakto

Islami Shi'i është degëzimi i dytë më i madh i Islamit, me 10-15% të muslimanëve si ndjekës, i konsideruar si i gjerë dhe përfshirës i disa nëngrupeve dhe denominacioneve. Islami Shi'i përbën një sistem krejtësisht të pavarur interpretimi fetar dhe autoriteti politik në botën islame. Identiteti fillestar i shi'ave ishte të qenit pasues të Aliut, dhe teologjia shi'ite u themelua pas Hixhrës. Të para qeverisje dhe shoqëri shi'ite u themeluan shekullin e 2 të Islamit. Shekulli i 10 është konsideruar nga studjuesi frëng Massignon si "shekulli i Shi'izmit Ismaili në historinë e Islamit".

Dëshmia e fesë, Shehadeti

Redakto

Versioni shi'i i shehadetit ndryshon nga ai sunni, ku përveç frazës "Nuk ka zot tjetër përveç Zotit, dhe Muhammedi është i dërguari i Tij", i shtojnë edhe Ali-un-Waliullah (arabisht: علي ولي الله:, shqip: 'dhe Aliu është valiu.') Baza mbi të cilën shi'itë besojnë se Aliu është veliu i Zotit gjendet në ajetin kuranor 5:55.

Pagabueshmëria, Ismah

Redakto

Ismah është koncepti i pagabueshmërisë ose "liri hyjnore nga gabimet apo mëkatet" në Islam. Muslimanët besojnë se Muhammedi së bashku me të tjerë profetë dhe të dërguar në Islam kishin ismah. Muslimanët shi'i të dymbëdhjetë imamëve dhe ismaili'i i mveshin ismah po ashtu Imamëve dhe Fatimesë, të bijës së Muhammedit, ndryshe nga Zajidijtë që nuk i mveshin pagabueshmërinë imamëve.

Terminologjia

Redakto

Shi'a (arabisht: شيعة‎‎, transliterimi: shīʻah /ˈʃiːə/) vjen nga fjala ndjekës, pasues; si dhe është fraza e shkurtuar e frazës historike shīʻatu ʻAlī (شيعة علي /ˈʃiːʕatu ˈʕaliː/) që do të thotë ndjekës i Aliut. Shīʿī shënjon qoftë numrin njëjës të emrit, qoftë formën mbiemrore, ndërsa Shīʿiyyūn shënjon shumësin e emrit (Shi'itë apo Shi'at në shqip).

Termi për herë të parë u përdor gjatë kohës së Muhamedit.[2] Sot, kjo fjalë u referohet myslimanëve të cilët besojnë se kryesimi i ummetit pas Muhamedit i takonte me të drejtë Alisë dhe pasardhësve të tij. Nawbakhti thekson se termi Shi'a i referohet nje grupi besimtarësh myslimanë të cilët në kohën e profetit dhe pas tij e shikonin Alinë si Imam dhe Kalif.[3] El-Shahrastani shprehet se termi Shi'a i referohet atyre qe besojnë se Aliu ishte përzgjedhur si Pasardhësi, Imami dhe kalifi nga profeti[4] dhe gjithashtu se autoriteti i Alisë do të përvijojë brenda derës së pasardhesve te tij.[5] Sipas Shi'ave ky besim eshte shprehur ne Kuran si dhe trashëgimine historike të Islamit. Shehlerët dhe dijetarët Shiitë theksojnë nocionin e autoritetit të lidhur me familjen e profeteve ashtu siç ajeti kuranor 3:33-34 tregon: "Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).(Ata ishin) pasardhës të njëri-tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë. (34)"[6]

Fillesat e skizmës islame

Redakto

Konflikti rreth skizmës së madhe ndërmjet Sunnive dhe Shiiteve i ka fillesat e saj në ngjarjen e Gadir Hom. Kjo ngjarje do të bëhej pas vdekjes së profetit kyç në zbërthimin e së vërtetës së cili ishte Khalifa (Imam)i drejtë që do e trashegonte ummetin mysliman pas themelimit të tij nga vula e profeteve Hz. Muhammad. Ne perfundim te haxhit te fundit Xhebraili njofton Muhamedin te lajmerojën ummetin për lajmin e ardhur nga qiejt. U zbulua ajeti Kuranor:

يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ۖ وَإِن لَّمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ ۚ وَاللَّـهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ ۗ إِنَّ اللَّـهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ

O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon njerëzit që nuk besojnë.(5:67).[7]

Profeti me të marrë lajmin urdhëron haxhinjtë te cilët kishin filluar te largoheshin te rikthehen, pasi duhej te bente nje lajmerim te rendesishëm. Vendi quhej Ghadir Khom, nje oaz i vogel mes Mekës e Medinës. Ai urdheron qe te ndertohet nje fare pirgu i larte, si nje lloj podiumi ku edhe do mbante fjalimin e tij para rreth 120.000 haxhilerëve. Ne kete takim raportohet nga Sahih Muslim, Tabarri, Tirmidhi etj duke thene: " Une po ju le pas dy gjera me vlere (thaqalayn) ne mesin tuaj: Librin e Allahut dhe gjakun tim (`itrah), Ehlibejtin Tim (Ahl al-Bayt), pasi me te vertete, te dy nuk do te ndahen deri sa te vijne prap tek une ne oazin (e al-­Kawthar ne diten e gjykimit)." Ne ate moment thirri Hz. Aline ti afrohej, ai morri doren e e ngriti lart dhe tha:" 'I cilëdo kujt une jam imam(lider), atehëher Ali eshte imami(lideri) i tij. Ai eshte Ali Ibn Abi Talib, vellai im, pasuesi i vullnetit tim (Wasiyyi), pasimi i te cilit si gardiani juaj dhe lider është lajmeruar nga Allahu, i madheruar.[8][9] Ky hadith raportohet ne 6 Sahihet e Ehlu Sunnas si dhe Librat e shkolles Xhaferi (Imamije/Shiite) si Al-Khafi, Bihar un Envar, etj.

Shijat e bazojnë mesazhin e tyre në Kuran dhe Sunën e hadithet e Profetit si dhe hadithet e Imamëve(A.S)[7][10]. Shijat besojne se Imam Ali ishte emëruar nga Allahu si pasardhës i Muhamedit si Imami i Parë[11]. Shijat e zgjeroje doktrinen "Imami" edhe ne familjen e pejgameri, Ehli Bejti ("njerëzit e Shtëpisë"), te njohur si Imamë, te cilet kane pushtet dhe autoritet special mbi ummetin.

Persekutimi

Redakto

Historia e raporteve Sunni-Shia shpeshherë është përfshirë nga dhuna, duke pasur fillesat që në kohën me te hershem te ndarjes se ketyre sekteve. Ne periudha te ndryshme pergjate historise Shiat kane pesuar persekutim te madh dhe çnjerezor.[12][13][14][15]

Gjate qeverisjes se dinastise Umavije, shume udheheqesa Sunni i konsideronin shiat si kercenim –te pushtet politik dhe shpirteror te Ummetit.[16] Udheheqesit Sunni kerkuan te margjinalizonin elementin Shiit ne boten arabe,dhe me vone dinastia Abaside tradhëtoj aleatet e tyre Shiite dhe i burgosen, persekutuan, dhe i vrane. Persekucioni i Shijave pergjate historise sipas burimeve edhe Sunnite shpesh eshte karakterizuar nga veprime brutale dhe genocid. Duke perbere 20–30% te te gjithe popullsise Myslimane ne bote, Shijat vazhdojne te jene nje komunitet i margjinalizuar deri ne kete dite ne shume vende arabe te dominuara nga Sunnit, pa te drejta per te praktikuar te drejat e tyre fetare.

Ne vitin 1514 sulltani OsmanSelim I, urdheroi masakrimin e 40,000 Shiiteve te Anadollit.[17] Sipas Xhalal Al-e-Ahmad, "Sulltan Selimi e çoi situaten ne aq ekstrem sa ai lajmeroi se vrasja e nje Shiiti ka vleren e vrasjes së 70 te Krishtereve."[17]

Në 1801 Ushtrite Wahabiste te Al Saudit sulmuan dhe plaçkiten Qerbelanë, tyrben Myslimane Shiite ne Irakun Lindor i cili eshte vendi i prehjes se Nipave te Profetit, Hysenit(A.S) dhe Abaz Aliut(A.S)

Nen regjimin e Sadam Huseinit(L.A), nga 1973 deri me 2003, ne Irak, Myslimanet Shiite u persekutuan ne menyre te tmerrshme.[18]

Doktrina

Redakto

Doktrina shi'ite bazohet ne 5 principe.[19] Kto principe njihen si Usul ad-Din dhe ato vijojne si me poshte:

  1. Monoteizmi, Allahu eshte një dhe unik.
  2. Drejtësia koncepti i moralit bazuar në etikën, paanësinë, dhe barazinë, si dhe ndëshkim në rast te shkeljes se etikes se lart permendur.
  3. Pejgamberllëku, instutucioni ne te cilin Allahu dergon emisaret e tij, ose profetët, per te udhezuar njerëzimin.
  4. Imamet, nje institucion hyjnor i cili pason institucionin e Pejgamerllëku. Emisaret e tij (imamët) jane të emëruar ne menyrë hyjnore (nga Allahu) .
  5. Gjykimi i fundit Dita e Gjykimit ne të cilën Allahu do te tubojë njerëzinë.

Më specifikisht, keto parime jane te njohura si Usul al-Madhhab (principtet e Sektit Shiit) sipas Xhaferive dhe Imamive te cilet dallojne nga Daruriyat al-Din (Bazat e fesë) të cilat janë parimet e te qenit mysliman. Bazat e fesë nuk përfshijnë Imamatin pasi nuk eshte kusht per myslimanin per tu njohur si i tille. Gjithsesi kjo kategori, sipas dijetareve Shiite si Ayatollah Abu al-Qasim al-Khoei (radiallahu anhu) perfshin besimin ne zot, Profet, në ditën e gjykimit si dhe nevoja te tjera (si besimi ne ëngjuj). Ne kete pikepamje Shiat bejne nje dallim ndermjet besimit ne parimet baze te Islamit ne njeren ane dhe doktrines Shiite nga ana tjeter si Imameti.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ The New Encyclopædia Britannica, Jacob E. Safra, Chairman of the Board, 15th Edition, Encyclopædia Britannica, Inc., 1998, ISBN 0-85229-663-0, Vol 10, p. 738
  2. ^ Tabataba'i 1977, p. 34
  3. ^ Sobhani 2001, p. 97
  4. ^ Sobhani 2001, p. 98
  5. ^ Vaezi 2004, p. 54
  6. ^ Cornell 2007, p. 218
  7. ^ a b Esposito, John. "What Everyone Needs to Know about Islam." Oxford University Press, 2002 | ISBN 978-0-19-515713-0. p. 40
  8. ^ "Event of Ghadir Khumm" Arkivuar 22 maj 2011 te Stanford Web Archive. Al-islam.org. Retrieved 2011-05-04.
  9. ^ The Last Sermon of Muhammad by Shia Accounts
  10. ^ "From the article on Shii Islam in Oxford Islamic Studies Online". Oxfordislamicstudies.com. Retrieved 2011-05-04.
  11. ^ "Lesson 13: Imam's Traits"Al-Islam.org
  12. ^ (Ya'qubi; vol. III, pp. 91–96, and Tarikh Abul Fida', vol. I, p. 212.)
  13. ^ The Psychologies in Religion, E. Thomas Dowd and Stevan Lars Nielsen, chapter 14. Books.google.com. 2006-02-22. ISBN 978-0-8261-2856-0. Retrieved 2011-05-04.
  14. ^ Maddox, Bronwen (2006-12-30). "Hanging will bring only more bloodshed" Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine. The Times. London. Retrieved 2010-05-23.
  15. ^ The Shia, Ted Thornton, NMH, Northfield Mount Hermon Arkivuar 13 gusht 2009 tek Wayback Machine  13 August 2009 at the Wayback Machine.
  16. ^ "The Origins of the Sunni/Shia split in Islam" Arkivuar 26 janar 2007 tek Wayback Machine. Islamfortoday.com. Retrieved2011-05-04.
  17. ^ a b George C. Kohn (2007.) Dictionary of Wars. Infobase Publishing. p.385. ISBN 0-8160-6577-2
  18. ^ Gritten, David (25 February 2006). "Long path to Iraq's sectarian split"BBC News. Retrieved 19 April2015.
  19. ^ "Shiʿite Doctrine"iranicaonline.org.