[go: up one dir, main page]

Historia e Jemenit

Historia e Jemi të sotëshëm ndahet mund të ndahet në dy pjesë pasi që deri vonë ishte i ndarë në Republikën Arabe dhe Repblikën Demokaratike.

Republika Arabe Pjesa jug-perendimore e Arabisë në antikë, përshkakë të fushave pjellore, ishete e njohur si "Arabia e fatlume" (lat.: Arabia felix). Në këtë hapësirë, u ngritën kulturat si ajo, e Mineasë rreth shekujve XIII-VII para erës sonë, e Saberëve (gjer.:Sabaer) rreth shekullit IX para erës sonë deri në vitin 115 të erës sonë si dhe kultura e Himajarëve që fillojë rreth vitit 115 e zgjati deri më 525. Pas sundimit të abaznëve dhe persëve, mbi Jemenin perindimor (Reublikëm Arabe) sundimin e tij e shtrinë Abu Bekr-i (632-34) dhe e ngrit në Kalifat. Me shfaqjen e saiditëve në këtë hapsirë e nga 840-ta në San´a, fillon edhe shthurra në duar të kryeparëve të vegjël, e që zgjati gjatë shekullit IX-X-të. Pjesët e coptuara të Jemenit, ia arrin të i bashkojën Aixhubidët (gjer.: Aijubiden) duke filluar nga 1174-ta deri 1229. Nga kjo zgjedhje u pavarësuan Rasulidët (gjer.: Rasuliden) të cilët i sollen vendit një lulëzim gjatë periudhës 1229-1454. Ps këtej, bie nën sundimin e Mamelukëve egitianë dhe me pushtimin e Egjiptit nga osmanët më 1517-të, bie edhe Jemeni nën sundimin e tyre. Që nga kjo kohë e shekullit XVII-të, në këtë hapësirë fillon të krijohet një organizim shtetrorë pak a shumë i pavarrur para së gjithash Imamati i San´a-së ja arrinë që në shekullin XX-të, të shtrihet në pjesen e saidive.

Pas shkatrrimit të perandoris osmane, më 1918, Jemeni perendimorë bie nën sundimin e Jahja-së, nga 1904-18 si Imam, e nga 1918-48 si mbretëri e pavarurë. Në Marrëveshjen e Taif-it, të bërë më 1934, Mbreti i Arabisë Saudite, Ibn Saud, e njehë pavarsin dhe kufirin e Jemenit. Më 1948, Jahja-u vritet, dhe pas pëleshjeve të përgjakshme, i biri i tij, Ahmedi ja arrin të tregohet si sundimtar dhe të sundojë gjerë më 1962. Nga 1958 deri më 1961, Jemeni perendimorë, ishte anëtare e Republikës Federale Arabe. Vdekja e Ahmedit, në shtatorë të 1962-ës ishte shkaktare e puçit ushtarak kundrejt monarkisë. Udhëheqësi ushtarak, AbdullahAs-Sallal, në San´a, thrret Republikën Arabe të Jemenit. Vetë ai, në tetorë të po ati viti, vihet si president i republikës. Nga 1962-70, në mes të republikanëve dhe monarkistëve të mbledhur rreth Imam Mohamed Al-Badre-së krijohet një luftë vëllavrasëse, në të cilën, Arabia Saudite mbështet monarkistët ndërsa Egjipi, republikanët. Mbështetjet nuk mbesin edhe pa ndihma ushtarak e në armatim. Në konerencen e mbajtur në gusht të 1967-ës, në Kahrtum, Egjipti dhe Saudët e Arabisë merren veshë që të tërhiqen nga përzierja në luftën e Jemenit. Në fund të vitit 1967, Egjipti tërheqë rreth 50 000 trupa nga Jemeni dhe pas dështimit të sulmeve të monarkistëve, në San´a, më 1967/68, hynë edhe ata në qeverin e republikanëve. Që nga ramja e Sallas-it më 1967, Abd ar-Rahman al-Iriani ishte Kryetarë i Këshillit pPresidencial të Shefit të shtetit. Pas puçit ushtarak të vitit 1974-ër, udhëheqjen e Komandatores së republikës e moren: J. Hamdi, të cilin e vranë më 1977, A.H. Ghasmi, të cilin e vranë më 1978 dhe nga ky e mori Ali Abdullah Saleh.

Republika Demokratike Deri me pushtimin osman të kësaj hapësire më 1517, ka një histori të njëjtë me Arabin dhe Jemenin. Osmalinët në këtë hapsirë nuk kishin shtruar ndonjë sundim të rreptë. Që në fillimet e shekullit XVI-të, Jemeni jugorë, e posaqërisht rripi i saj bregdetarë dhe Aden-i, ishte pjesë intereante për fuqitë kolonite evropiane. Kështu që portugezët, që më 1506-10, zaptojnë siujdhesën, Sokotra, përpjekjet për të futur në dorë Aden-in më 1513-të, ju shkojnë kotë. Britanikët, më 1799, zaptojnë siudhesën Perim dhe më 1839 pushtojnë edhe Aden-in e cili deri më 1937 ishte pjesë e Indis britanike. Mes, 1882-ës dhe 1914-ës, Britania e Madhe, me anë të marrveshjes për mbrojtje, ja arrin që tokat prapa bregdetit prona të prirësve të fiseve të vendase, të i fusë nën një Protektoriat lindor të Aden-it dhe në një Protektoriajt perendimor të Aden-it (17 qytete, ndër to Sultanati i Lahexhit). Më 1963, shteti Aden dhe Federata e Emirateve jugore Arabe (themeluar më 1959 nga emiratet e ish-protektoriatit perendimorë), bashkohen në Federate e Arabisë Jugore. Pas tërheqjes së trupave britanike më 1967-të, forcat revulucionare të Organizates së Frontit të Bashkuar Nacional ja arrinë, si në Federaten Arabe Jugore, po ashtu edhe në ish-protektoriatin lindor të Aden-it, të marrin kontrollen dhe të shpallin Republiken Popullore Demokratike të Jemenit tani të njohur edhe si ish-Jemeni Jugorë. Më 1970 nxirret kushtetuta sipas shembullit komunist, dhe vendoen lidhje të ngushta me blokun komunist. Përpjekjet për bashkim me Republiken Araba të Jemenit e cila ishte më shumë e orientuar nga nacionalizmi, dështojnë për një kohë të gjatë për shkakë të ideologjisë. Më 1973, Jemeni veriorë, tërhiqet nga marrveshja e marrveshja e bërë më 1972, gjatë kësaj vie deri tek ngacmime të shpeshta në zonat kufitare ë të dyja shtetve. Pas përleshjeve të përgjakshme, më 1978, shkarkohet Kryetari i Këshillit Presidencial, Saleh Rublah Ali-u, dhe në këtë pos vie Ali Nasser Mohammed Hasan-i