Hamdi Bardhi
Ditëlindja | 21 janar 1932 |
---|---|
Vendlindja | Prizren |
Ditëvdekja | 18 janar 2006 |
Vendvdekja | Prizren |
I njohur për | Pikturë |
Hamdi Bardhi (Prizren, 21 Janar, 1932- 18 Janar, 2006) ka qenë piktor shqiptar, mësimdhënës i artit figurative, dhe ka punuar në edukimin e artistëve të rinjë.[1]
Biografia
RedaktoU lind më 21 Janar, 1932 në Prizren. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Prizren. Më pas vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve Figurative – Pikturë në Prishtinë, Kosovë. Gjatë studimeve ka punuar si mesimdhënës i artit figurativ në disa shkolla fillore në Rahovec dhe Prizren. Në vitin 1979, Bardhi përfundoi Akademinë e Arteve, por dëshira për edukimin e të rinjëve e bëri të vazhdonte punën ne arsim. Bardhi punoi si profesor i artit në Gjimnazin e Prizrenit prej diplomimit deri ne vitin 1994. Edhe pse u pensionua ne vitin 1991, pas 40 vite pune në arsim, ai punoi edhe tre vite pas pensionimit në të njejtin gjimnaz.[2]
Pas një pune si mësues në periudhën e pasluftës, Hamdi Bardhi ka ndjekur Shkollën e lartë të Arteve Figurative në Beograd. Që nga viti 1965 ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Kosovës si dhe tre here nga 4 vite, është zgjedhur anëtar I kryesisë së SHAAFK–së. Nga viti 1997 ishte bashkëputor i revistes "Fidani" që botohet në në Prizren.
Për një periudhë 10 vjeçare, ka punuar me SHKA “Agimi” në Prizren në edukimin e artistëve të rinjë[2]. Hamdi Bardhi është i njohur për paraqitjen artistike, dhe herë pas here fiktive, të elementeve arkitekturës, që e dominojnë veprimtarinë e tij artistike gjatë viteve të 1960-1970[3].
Ekspozitat vetiake
Redakto- 1967, 1972, 1973, 1975, 1980, 1995 - Prizren;
- 1974 - Beograd, Leskovc;
- 1975, 1976 - Prishtinë;
- 1975 - Therandë, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj;
- 1995 - Rahovec;
- 1996 - Pejë, Prishtinë, Ferizaj;
- 2000 - Prishtinë, Prizren;
- 2001 - Galeria e Arteve e Kosovës - Prishtinë;
- 2004 - Kafe galeria "Hani i Dy Robertëve" - Prishtinë;
- 2004 - Kafe galeria "Oda" - Prizren.
Ekspozitat kolektive
Redakto- 1975 - Salloni i Dytë Ndërkombëtar, Banja Llukë;
- 1975, 1985, 1993 - Bienali i Vizatimit, Prishtinë;
- 1975 - Arti Bashkëkohor i Kosovës, Podgoricë;
- 1976, 1977 – Takimet Figurative, Suboticë;
- 1978, 1980, 1982, 1986, 1988, 1990, 1992 - Salloni Pranveror i Kosovës, Prishtinë;
- 1978 - Artistët Krijues, Beograd, Paris, Lion (Francë), Shtutgard (Gjermani), Zagreb, Aman (Jordani), Damask (Siri);
- 1982 - Trienali Ndërkombëtar i Vizatimit, Vrocllav (Poloni), Milano (Itali);
- 1983 - Ekspozita e Portretit Jugosllav, Tuzëll;
- 1986 - 40 Vjetori i Lidhjes së Artistëve të Jugosllavisë, Prishtinë;
- 1998 - Flaka e janarit, Gjilan;
- 2000 - Simboli i Paqes (90 vjetori i lindjes së Nënës Terezë), Prishtinë;
- 2000 - Salloni i nëntorit, Prishtinë;
- 2002 – Ekspozita e Përbashkët e Artistëve Prizrenas, Prizren;
- 2002 – Salloni i nëntorit, Prishtinë;
- 2003 - Ekspozita e krijuesve nga Prizreni, Theranda dhe Rahoveci, Rahovec;
- 2003 – 125 Vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Prishtinë;
- 2003 - Ekspozitë me rastin e Ditës së Prishtinës, Prishtinë;
- 2003 – Salloni i nëntorit, Prishtnë;
- 2004 – Bienali Ndërkombëtar i Vizatimit, Prishtinë;
- 2004 - Ekspozitë me rastin e Ditës së Prishtinës, Prishtinë;
- 2004 - Ekspozita Ndërkombëtare për Paqë , Paris;
- 2005 - Galeria HIBIYA – Ekspozita e 11-të Ndërkombëtare për Paqë, Japoni.
Shpërblimet dhe mirënjohjet
Redakto- Galeria e Lidhjes së Prizrenit;
- Medalja e Argjendë dhe Diploma nga Teknika Popullore e ish Jugosllavisë;
- Diploma e Vrocllavit - Poloni;
- Plaketa e Artë nga SHKA "Agimi";
- Mirënjohje nga Flaka e Janarit--Gjilan dhe Prizren;
- Mirënjohje nga SHAFK dhe SHAAK të Kosovës;
- Mirënjohje nga Kafe galeria - "Koha";
- Plaketa e Artë nga Kafe galeria "Senati" – Prizren.
- Piktori i Vitit – Prizren 2004
Anëtarësimet
Redakto- Nga viti 1981 Shoqata Kulturore Artistike “AGIMI” – Prizren;
- Nga viti 1982 Shoqata e Artistëve Figurativ të Kosovës;
- Nga viti 1982 Shoqata e Pedagogëve të Artit Figurativ të Ish-Federatës Jugosllave;
- Nga viti 2000 Shoqata e Piktorëve e Skulptorëve të Regjionit të Prizrenit;
- Enciklopedia e Artit të Jugosllavisë – Botuar në Zagreb, 1982;
- Enciklopedia e Artit Bashkëkohor të Kosovës, Botuar në Bergamo, 2000;[2]
Referime
Redakto- ^ Ballazhi, Zeni (2015). Hamdi Bardhi Retrospektivë. Prishtina, Kosovo: Galeria Kombëtare e Kosovës. fq. 38. ISBN 978-9951-587-47-1.
- ^ a b c "Hamdi Bardhi Art Gallery and Souvernirs".
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ora 7 - Hamdi Bardhi Gallery, vendi i veprave të piktorit të madh shqiptar - 27.10.2020 Klan Kosova".
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)