Grupi Komunist i Korçës
Grupi komunist i Korçës ose Grupi i Korçës është njëri prej grupeve komuniste që u formuan dhe vepruan në Shqipëri në mes dy luftërave botërore e deri në themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Themelimi
RedaktoPas celulave sporadike të krijuara nga Anastas Plasari në Korçë më 1927, në qershor të 1929 u mbajt një mbledhje në fushën mes fshatrave Ravonik e Qatrom me pjesëmarrjen e komunistëve Mihal Lako, Vaso Kajno, Sotir Vullkani, Koço Jakova, Niko Xoxi, Sotir Polena dhe Teni Ikonomi, ku u bë objekt diskutimi formimi i komitetit drejtues Në të u zgjodhën Mihal Lako, Vaso Kajno, Sotir Vullkani, Koço Jakova, Niko Xoxi. Gjithashtu u përcaktua puna e komitetit.
Paralelisht me këta komunistë, në Korçë ekzistonte edhe një grup tjetër, që ishin klasë intelektuale me frymëzim komunist nga Greqia dhe përbehej nga Dhimitër Falo, Vangjel Treska, Manol Taçi, Nonda Bulka, Foto Bala, Sotir Gurra dhe Vasil Balli.
Në vitin 1929 nga bashkimi i grupit të zanatçinjve të Mihal Lakos me grupin intelektual të Dhimitër Fallos e Sotir Gurrës u formua Grupi Komunist i Korçës.[1]
Burime
Redakto- ^ Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 95-96. ISBN 978-9828-106-38-4