[go: up one dir, main page]

Fterra

vendbanim
This is the stable version, checked on 22 shtator 2023. 3 pending changes await review.

Fterra është një fshatkomunën Lukovërrethin e SarandësShqipërisë.

Fterra

Gjeografia

Redakto
 
Pamje e Fterrës nga Bërda

Fterra shtrihet në jug-jug-perëndim të Kurveleshit. Gjatësia maksimale e territorit të saj është rreth 11 km me orientim VP-JL dhe gjerësia maksimale 4,4 km, me gjerësi mesatare rreth 3,6 km. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Fterrë është rreth 37 km².

Territori i Fterrës, sipas morfologjisë, shtrihet në dy lugina : ajo e Fterrës në perëndim dhe ajo e Galishtit në lindje. Territori është malor dhe më pak kodrinor. Kuota më e lartë është maja e Lëpjetës në lindje 1596 m mbi nivelin e detit dhe më e ulët në jug-perëndim në bashkimin e përroit të Langadhës me lumin e Fterrës 130 m mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet rreth kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit.

Gjeologjia

Redakto

Formacionet kryesore gjeologjike në territorin e Fterrës janë ato të kretakut, jurasikut, të triasit e të paloeogenit. Në të parët mbizotërojnë gëlqerorët, ndërsa tek paloeogeni mbizotërojnë formacionet flishore. Formacionet e kuaternarit janë të pakta.

Historia

Redakto
 
Fterra në defterin osman,të ashtëquajturin arvanit të shekullit të 1431
 
Pamje e përgjithshme:Fterra

Të përgjithshme

Redakto
 
Pjesë nga Fterra

Në fillim lugina e Fterrës, me kodrat e faqet e maleve që e rrethojnë, ka qenë shfrytëzuar si kullotë e zonë e pasur në gjueti. Vizitorët e parë që vinin herë pas here, kishin populluar bregdetin e detit Jon shumë herët. Ata vinin nga kalaja e Badhrës (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit ose Kalaja e Borshit , nga kalaja e Qeparoit, kala që, siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, kanë qenë banuar qysh në kohën e bronzit (rreth 3000 vjet më parë).

Për lashtësinë e fshatit na vijnë në ndihmë të dhënat gjuhësore, emrat e vendeve, shumica e të cilave janë emra të mirëfillte shqip. Qafa e Qishës, lidhet me ekzistencën e një lagjeje në |Qafë të Qishës. Atje ka mure shtëpish që i takojnë shekullit IX-X të erës sonë. Një grup tjetër emrash si lxuar-lxor (burim), Bërda-kodër e vogël, varre-tog me gurë të vegjël etj., lidhen me ardhjen e një popullsie me origjinë sllave, ose për të qenë më të saktë, me përfshirjen e fshatit tonë nën pushtimin administrativ të shtetit Bullgar. Të tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhës turke e greke, si derven, foti, hon, perivol e shumë të tjera.

Edhe toponimet Galile, |Kikë, apo emrat e njerëzve |Avrec-Jevrej, |Rahile etj., janë me prejardhje hebreje dhe pa mëdyshje duhet të lidhen me vendosjen e ndonjë familjeje hebre në shekullin XVII.

Dokumentimi

Redakto

Dokumenti i parë i shkruar për ekzistencën e fshatit është Defteri Osman i vitit 1431 i njohur me emrin deftri i sanxhakut shqiptar(Sûreti defter-i sancak-i Arvanid), i cili na bën të njohur se Efteran-Ifteran-Fterra, bënte pjesë në nahijen e Sopotit, kazaja e Gjirokastrës Gjirokastra, dhe kishte në atë kohë 12 hane, familje me kryefamiljar, si dhe familje të tjera që paguanin taksa më të vogla.[1]

 
Fterra ne defterin osman,të ashtëquajturin arvanit të vitit 1431
 
Faqe nga defteri osman,i ashtëquajturi arvanit

Në defetrin e vitit 1583, d.m.th. pas 150 vitesh, del përsëri emri i fshatit Ifteran me 24 zjarre (shtëpi). Fshat me 60 burra. Me 30 shtëpi të krishtera. Një familje muslimane me tokë. Një familje muslimane pa tokë.Kjo tregon që myslimanizmi në Fterrë ka rrënjë më të hershme se koha e Ali Pashës. Katër beqarë. Në këtë kohë fshati i Kuçit kishte gjithsejt 20 shtëpi. Borshi 75 shtëpi. Çorraj 116 shtëpi. Emrat e familjeve që gjenden në Fterrë dhe paguajnë taksa:

  • Kokë Gjini
  • Zhupa Brati
  • Gjon Brati
  • Pogë Gjoni
  • Gjok Nika
  • Nik Mërtiri
  • Gjira Dhima
  • Brat Kosta
  • Marin Andrea
  • Gjokë Mëhilli
  • Marin Duka
  • Gjok Marini
  • Mëhill Marini
  • Gjin Kosta
  • Niko Dhima
  • Dhimë Mëhilli
  • Llesh Gjin Mato
  • Gjoka Gjini
  • Ded Gjini
  • Gjin Hila
  • Zhupë Hila
  • Hasan Gjoni (familje pa tokë.Duhet të jetë i ardhur)
  • Zhupë Deda(familje pa tokë)
  • Sinan Deda (familje pa tokë)
  • Iliaz Deda
  • Sinan Aliu
  • Memi Aliu
  • Thoma Gjoni
  • Gjok Marini
  • Gjonëm Gjoni
  • Gjikë Andrea
  • Marin Gjoni
  • Ali Nika
  • Hasan Toja (pa tokë)
  • Po kështu na këtë listë ka edhe emra të tjerë si :
  • Hysen Marini,
  • Marin Duka,
  • Andrea Mëhilli.
  • Golem Gjoni etj.

Nga këto mbiemra në Fterrë ka gjurmë vendesh,trojesh dhe tokash si: Prroi i Dedegjinit, Gjihile, Dukhila, Gjipogë, GjonFterra,Gjonëme. Në Toje,(në të Toje janë shtëpia dhe koshtrat e Korkute) Në troje të Nike janë Matajt. Disa nga këto mbiemra i gjen në fshatrat arbëreshe si përshëmbëll: Toja, Marini, Mëhilli,etj.

Më pas, sipas një burimi tjetër, me 45 zjarre (shtëpi).

Ne letren e dyte, ne shkurt te 1581, drejtuar papes Gregori XIII nga popullia e krahines se Himares fshati del me emrin ne formen 'Terna'

Në shekujt që vijojnë (shek.16 deri në shek.19) nuk kemi dokumente të shkruara, por historinë e fshatit do ta gjejmë në ngjarje historike të Labërisë e më gjerë, ku merr pjesë aktive në luftrat për liri e pavarësi.

Konsulli freng i Janinës (fillimi i shekullit XIX) shënonte: “Një lidhkë (milje) në lindje Borshit, gjendet Fterra, fshat shqiptar…”

Periudha bizantine

Redakto

Fshatrat perreth heraherës përmenden në dokumnete si pjesë në Despotatin e Epirit.Ende ku ka një dokument që të jete publikuar dhe te jete përmendur Fterra si emërtim.

Duhet të shkojmë deri në vitin 1581, kur mësojmë shtrirjen e saj si peshkopatë me 38 fshatra: Emrat e fshatrave janë: Duchates (Dukati), Brocoto (Brataj), Kaloierates (Kallarati), Trumbazei (Tërbaçi), Sotiriane, Balassa (Palasa), Panglades (Vagalati), Drimades (Dhërmiu), Heliates (Gjata?), Bunae (Vunoi), Chaperas (Qeparo), Kidissei (Kudhësi), Pilure (Piluri), Kuzei (Kuçi), Progonates (Progonati), Lupesei (Lopësi), Castelli, Niviza ( Nivica), Picernates (Piqeras), Benezze ( Buneci), Turnechei-Bubarei ( Nivicë-Bubarei?), Opreste (Borshi), Bajades (Vakaj), Terma (Ftera), Zagorizza (Çorraj), Caminizza (Kamenica), Fenecae (Finiqi), Damisei ( Damësi), Lecheti ( Lekli), Dragotes (Dragoti), Carianea (Karjani), Chunehiza, Pestanea (Peshtani), Bernachus, Ceproita, Aiobasileus (Shën -Vasili) dhe Zhulates108,

Periudha osmane

Redakto

Afër Fterrës

Gjatë muajit gusht të vitit 1481 në viset perëndimore të Shqipërisë së Poshtme, sidomos në rajonin e Bregdetit, u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet shqiptarëve dhe trupave osmane. Nën drejtimin e Muzakës shqiptarët rrethuan dhe sulmuan kështjellën e Himarës dhe të Sopotit.

Për të sistemuar situaten nga pala osmane u dergua Sulejman Pasha vetë me 3 mijë ushtarëve. Rrugës u sulmuan dhe u shpartalluan prej shqiptarëve dhe lanë mbi 1 mijë të vrarë e robër, midis tyre ishte edhe bejlerbeu i Rumelisë, Sulejman Pasha. Ky iu dhanë si trofe lufte Gjon Kastriotit, shprehje kjo e ndjenjave të tyre të thella për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, si dhe të respektit që ata tregonin për veprimtarinë e djalit të tij. Me tej për të tërhequr vëmendjen e përkrahjen e shteteve evropiane për luftën e shqiptarëve, Gjoni i dërgoi mbretit të Napolit si trofe bejlerbeun e Rumelisë.

Pas fitores mbi trupat e Sinan Pashës, në viset bregdetare të Shqipërisë së Poshtme u çliruan kështjella e Himarës më 31 gusht 1481 dhe më pas ajo e Sopotit.

Në Fterrë

Në “Defterin” osman të vitit 1583 për Fterrën veç të tjerave shënohen edhe këto të dhëna dhe emra të kryefamiljarëve. “…Fshat me 60 burra. Me 30 shtëpi të krishtera. Një familje myslimane me tokë. Një familje myslimane pa tokë… Emrat e familjeve që gjendeshin në Fterrë dhe paguanin taksa ishin: 1.Kokë Gjini, 2.Zhupa Brati, 3.Poge Gjoni, 4.Gjok Nika, 5.Nik Mërtiri, 6.Gjira Dhima, 7.Brat Kosta, 8.Marina Andrea, 9.Gjok Mëhilli, 10.Gjon Brati, 11.Gjok Marini, 12.Gjin Kosta, 13.Niko Dhima, 14.Dhime Mëhilli, 15.Llesh Gjin Mato, 16.Gjoka Gjini, 17.Ded Gjini, 18.Gjin Hila, 19.Zhupe Hila, 20.Hasan Gjoni (familje pa tokë), 21.Zhupe Deda,(familje pa tokë), 22.Sinan Deda (familje pa tokë), 23.Iliaz Deda, 24.Sinan Aliu, 25.Memi Aliu, 26.Thoma Gjoni, 27.Gonëm Gjoni, 28.Gjik Andrea, 29.Marin Gjonio, 30.Ali Nika, 31.Hasan Toja (pa tokë), 32.Hysen Marini, 33.Marin Duka, 34.Andrea Mëhilli, 35.Golem Gjoni, 36.Mëhill Marini

Tanzimati

Në kryengritjen e vitit 1833-1834 kundër zbatimit të Reformave të Tanzimatit, fteriotet kane qene pjesemarres me arme ne dore. Në ballë të kryengritjeve labe ishte Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, kurse Lazo Kofina (i parë) ishte komandant i çetës së Fterrës dhe këshilltar i Zenel Gjolekës. Ne 1847 sipas nje kenge popullore te kenduar ne te zone dokumentohen se ne kryengritjen e vitit 1847 në Shqipërinë e Jugut ka tre te vrare.(kenga 774 per Kabo Kabaj nga Borshi) Ne vitet 1910 Nuredin Kofina me Shaqo e Neki Mitën, Xhafer e Jashar Maton, Haxhi Gjonin, në luftime të ashpra në Delvinë, vranë komandantin e bandës andarte greke dhe e shpartalluan fare atë.

Pavarësia e Shqipërisë

Redakto

Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 gëzoi dhe fterjotët. Për këtë është kuptimplote festa që bënë burrat e Fterrës dhe disa gra, duke u mbledhur sëbashku në qendër te fshatit, pranë ish-xhamisë, te Ulliri. Vetëm një javë më vonë, më 4 dhjetor 1912, për këtë flasin dhe vargjet e kënduara:

Fterjotë seç u mblodhë,
Te Kadrëmi, te Ulliri,
Shpallën bashkimin me Vlorë,
Flamuri, ditë gëzimi.

Gjurmë të pashlyera në historinë e fshatit kanë lënë ngjarjet e viteve 1913-1916. Pa u konsoliduar shteti i porsaformuar më 28 nëntor 1912Vlorë, filloi lufta Ballkanike, e cila preku drejtpërdrejtë edhe Fterrën.

Lufta për trojet 1913-1914

Redakto

Kështu cilësohet në të folmen e Fterrës, lufta në vitet 1913-1914, kundër andartëve grekë, që ishin njerëz të paguar, të drejtuar nga i keqnjohuri Spiro Milo, të cilët pushtuan dhe bënë masakra dhe në Fterrë

Në këtë sektor u vendosën kryesisht shtatë çeta me luftëtarë nga Golëmi dhe çeta e Nivicës dhe e Kolonjës. Mes tyre, dhe luftëtarë nga krahina të tjera.

Këto forca bashkërenditnin veprimet luftarake me çetat e Kurveleshit të poshtëm. Pozicionet e luftëtarëve të kësaj krahine zinin fill përpara malit Papadhi në rrethet e Fterrës, binte në qafën e Dërrasës në afërsi të fshatit Kuç dhe shtrihej në malet e Çikës për të shkuar pastaj në Qafën e Llogorasë, në malet e Dukatit deri ën detin Jon. Në krahun tjetër vija e luftës shtrihej në brezat përpara fshatit Picar, vazhdonte në drejtim të Shtëpëzit të Ujit të Ftohtë në grykën e Tepelenës deri buzë lumit Vjosa. [2]

U shqua për luftë trimëresha Mene Zhupe dhe ku ranë si dëshmorë të lirisë 5 (pesë) burra ftrerjotë.

Është koha kur tërë Kurveleshi vajtoi:
Gratë e Kurveleshit, shkojnë për në Vlorë,
Qaj moj Shqipëri, ulër moj e gjorë,
Me djepe ngarkuar, me foshnja në dorë,
Qaj moj Shqipëri, ulër moj e gjorë,…

Në maj 1913 ushtarë grekë erdhën në Fterrë e bene dhe masakra. Kjo i detyroi banorët të mërgonin ku të mundnin, shumica shkuan në Lumin e Vlorës dhe dimri i vitit 1913-1914 ka qenë një nga periudhat më të vështira. Në vitin 1913 Nuredin Kofina, Shaqo Mita, Xhafer Mato e Jashar Mato, Veip Mero, Haxhi Gjoni e Mato Dusha e ndoqën armikun deri ne Janinë.

Në vitet 1914 Greqia sulmoi Korçën e Gjirokastrën. Me ta u bashkuan dhe disa shqiptarë të Himarës, që i ranë të parët Fterrës me qellim që ta djegin e ta shfarrosin krejt. Në keto sulme ata vranë Adem e Muço Gjonin, Zeno Gjonin, Habil Dhulin, Lame Mehmetin, Muço Maton, Mato Zhupën. Populli emigroi Lumit të Vlorës, ku ca nga të ftohtit, ca nga uria, ca nga semindjet, u gjymtuan rendë me njerëz e mall. Kjo kala duhej të gjunjëzohej. Për këtë u dërgua një anije e flotës luftarake greke dhe e qëllonte me top kalanë e Borshit.

Goditja mbi pozicionet e vendasve bëhet në njëkohë nga toka dhe nga deti. Andartët me luftime mundohen të përparojnë në drejtim të Fterrës.

Ferrojët ngritën disa prita përballë fshatit.

Andartët u sulën ballazi dhe dot nuk çanë. Më në fund nga Gryka e Galishtit dolën në Qafën e Rrumbullës, duke rrezikuar pozicionet e Fterrës.

Më në fund dhe Fterra ra. Pushtuesit sapo vunë këmbë, grabitën gjithçka dhe dogjën të gjitha shtëpitë e fshatit. Mbetën të vrarë 3 vetë.

U prenë të tëra pemët frutore dhe grunjërat. Në të njëjtën kohë si dhe në fshatra të tjera u dogjën 80 shtëpi. Nga fterra u detyruan të mërgojnë si muhexhirë në Vlorë, 431 fshatarë duke jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike.[3]

Në pranverën e 1914-tës burrat e fshatit, të organizuar në çeta, së bashku me çetat e tjera arritën të përzënë ushtarët grekë dhe u rikthyen në fshat. Rindërtuan shtëpitë e djegura. Në vjeshtë të vitit 1916, fshati ishte ripërtërirë dhe arriti të hapë shkollën fillore në gjuhën shqipe, me mësues Selim Gjonikë.

Pas katër vitesh zhvillohet Lufta e Vlorës (1920). Çeta e fshatit, me mbi 40 luftëtarë, nën komandën e Xhafer Shehut, u rreshtua në luftë kundër forcave italiane dhe së bashku me gjithë luftëtarët e tjerë të Labërisë, arritën të çlirojnë Vlorën.

Mori pjesë dhe Çeta e Fterrës e përbërë nga 48 burra e djem fterjotë. Komandant çete ishte avokati, Xhafer Shehu. Fterra i këndoi:

O Xhafer Shehu me nam,
Me mendje si evropjan,
Kërkon liri për vatan.

Në Luftën e Vlorës me 1920 Fterra mori pjese me çeten e saj me 48 burra nën drejtimin e komandantit Xhafer Shehu .

Në këtë çetë të Fterrës bënin pjesë: Xhafer Shehu, Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita, Nimet Mita, Shaqo Mita, Neirn Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e të tjere. Dhe në ndihmë të tyre Jahja Mato, Shefqet shkurti, Dervish shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Çallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.

Pas katër vitesh zhvillohet Lufta e Vlorës (1920). Çeta e fshatit, me mbi 40 luftëtarë, nën komandën e Xhafer Shehut, u rreshtua në luftë kundër forcave italiane dhe së bashku me gjithë luftëtarët e tjerë të Labërisë, arritën të çlirojnë Vlorën.

Më 1924, fterriotët mbështesin Qeverinë e Nolit. Demokratë si Tasin Elezi, Ismail Bezhani me shokë, për përkrahjen që i dhanë qeverisë së re, internohen me vone në Krujë dhe Gjirokastër.

Revolucioni i qershorit

Redakto

Më 1924, fterriotët mbështesin Qeverinë e Fan Nolit. Demokratë si Tasin Elezi, Ismail Bezhani me shokë, për përkrahjen që i dhanë qeverisë së re, internohen me vone në Krujë dhe Gjirokastër.

Republika dhe mbretëria nën Zogun

Redakto

Gjatë viteve 1925-1939 me vendosjen e Republikës e më pas të Mbretërisë, në jetën e fshatit u bënë më përcaktuese kushtet gjeografike. Ekonomia e përzier karakterizonte çdo familje - blegtori, bujqësi, frutikulturë. Po asnjë prej tyre nuk arrinte të siguronte bukën e vitit. Pati familje që zgjeruan tokën bujqësore lart ne male e kullota, duke mbjellë në Fushë të Zhulit, në Galisht, Rrëmullë e Fonicë, por rendimenti ishte shumë i ulët. Hera herës nuk arrinin të merrnin as farën. Kishte dhe pak familje që u shquan si blegtorë (Zhupajt, Gjonajt, Dhulajt) duke krijuar kope të mëdha me dhën. Kriza e viteve 1933-36, preku edhe fshatin Fterrë. Në këto kushte shumë burra të fshatit mërguan në qytet duke bërë punë krahu, por edhe për të gjetur nëpunësi, si mësues, xhandar dhe hoxhë.

Disa të rinj ndoqën studimet e mesme në Normalen e Elbasanit, në Gjimnazin e Gjirokastrës e të Tirana/Tiranës, etj. dhe formuan brezin e parë të intelektualëve me arsim të mesëm.

Lufta e Dytë Botërore

Redakto

Lufta Italo-Greke

Redakto

Në fillim të Luftës Italo-Greke, Fterra, si grykë e Kurveleshit, u bë front lufte. Ushtria greke e vendosur në Fterre bombardohej nga artileria e aviacioni italian. Në fillim ushtria greke e më pas ushtria italiane dëmtuan rëndë ekonominë e fshatit. Pasojat e Luftës së Dytë Botërore u ndien që në fillimet e saj.

Gradualisht filloi dhe rezistenca ndaj pushtuesve. Një moment me rëndësi shënon mbledhja e popullit që u bë tek Kroi i Bedrinit. U formua çeta vullnetare dhe keshilli nacionalclirimtar prej 5 vetash me kryetar Hiqmet Çallon. Në gusht çeta mori pjesë në çlirimin e Kuçit dhe të Kurveleshit, qe mbeti zonë e lirë. Më 27 janar 1943 çeta e fshatit ju bashkua çetës “Hajredin Tremishti” në sulmin që iu bë fashistëve italianë në postbllokun e Borshit, ku ra dëshmor Fuat Mato.

Me pasoja të rënda ishte Operacioni i Dimrit i vitit 1943-44 dhe ai i qershorit 1944. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare gjithë fshati mbështeti fuqimisht luftën dhe u rreshtua i tëri në anën e fitimtarëve. Atë e dëshmojnë veprimtaria aktive e çetave territoriale, ku rol të veçantë luajti rinia komuniste e fshatit dhe pjesëmarrja e dhjetra partizanëve në luftën për çlirimin e vendit. Në këtë luftë heroike dhanë jetën dëshmorët Hiqmet Dusha, Turhan Mato e Fuat Mato, Azem Çeli, Osman Memi e Shaqo Mita.

Vlen te vecojme se :Në shkurt 1943 Fterra dërgon përfaqësues në mbledhjen që u bë në Kuç e në Progonat për pajtimin e gjaqeve;

Nga maji deri ne korrik te vitit 1944 ne Fterre ka qene stacionur ne shtepine e Matove nje mision anglez. Shoqerus i tyre ka qene Hiqmeti ( nga Gjirokastra) (Poshi???)

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare

Redakto

LANC si pjese e boshtit antifashist e rreshtuar perkrah forcave perparimtare te kohes pati zhvillimet e veta edhe ne Fterre.

Fterra, Portë e Kurveleshit, u bashkua masivisht me Frontin Nçl. Mori pjesë aktive në luftën kundër pushtuesve dhe e mbështeti atë me të gjitha mundësitë reale të tij.

Çeta e Fterrës u krijua më 27 qershor 1942 me 25 vetë, e cila më vonë pati 55 anëtarë. Ndërsa, në formacionet partizane morën pjesë 45 fterjotë, kryesisht, në Brigadat: e parë, e gjashtë, e tetë, e dymbëdhjetë, e nëntëmbëdhjetë, e tjera. Familjet fterjote , edhe në Galisht e kudo që ishin me bagëti në malet e Fterrës dhe të Borshit, u bënë baza të rëndësishme të luftës partizane. Fterra ka 6 (gjashtë) dëshmorë të Luftës Antifashiste Nçl., si dhe 4 viktima, midis tyre 1 grua. Gjatë kësaj lufte në Fterrë u dogjën nga pushtuesit 40 shtëpi.

Meritë të veçantë për organizimin e Fterrës në Frontin Nçl. ka mësuesi dhe komisari Hiqmet Dusha, që u bë organizatori kryesor i tërë veprimtarisë politike dhe luftarake për Fterrën dhe fterjotët. Dhe në vazhdim të tij, Mehmet Dusha e Safet Memi.

Vlen te vecojme se :Në shkurt 1943 Fterra dërgon përfaqësues në mbledhjen që u bë në Kuç e në Progonat për pajtimin e gjaqeve;

Këshilli nacinalçlirimtarë

Redakto

U formua më 27 qershor 1942 te Kroi i Bedrinit. Në mbledhjen e fshatit, më 27 qershor 1942, ku i deleguar ishte Bedri Spahiu, u zgjodh Këshilli Nacionalclirimtar me 5 veta. Kryetar u zgjodh Mehmet Çallo. Gjatë luftës më shumë kohë në këshill në Fterrë kanë punuar Mehmet Çallo, Safet Memi, Shaban Mita, Lame Xhama, Sherif Dusha, Neim Zani, Bastri Dauti, Halil Mato, Qazim Gjoni, Belul Brinja, Shefqet shkurti, Kamber Brinja, Zilfo Malo etj.

Po në këtë mbledhje u formua çeta vullnetare, midis tyre mund të përmendim: Shuquri Sadikaj, Dervish shkurti, Adem Lona, Fuat Mato, Pasho Zhupa, Mustehak Çallo, Nuri Mita, Veip Mero, Zihni Mero, Malo Malaj, Razip Gjoni, Kamber Brinja etj. Komandant i pare i cetes u zgjodh IIjaz Kofina dhe zevendeskomandant Muhedin Haderi. Pergjegjes politik u caktua Hiqmet Dusha dhe ndihmës Shaban Mita. Kryetar u caktua Mehmet Çallo, detyrë që e kreu, me pak ndërprerje, deri në Çlirim. Këshilli i Fterërs i kreu me korrektesë detyrat e tij në Fterrë dhe në marrëdhënie me fshatrat fqinje, si detyrat luftarake dhe ato paqësore brenda e jashtë fshatit. Luajti një rol të veçantë në ruajtjen dhe forcimin e unitetit të Fterrës dhe të fterjotëve, ashtu si dhe me fshatrat fqinje.

Si kryetarë këshilli në Fterrë, për një kohë më të shkurtër, kanë qenë edhe Bastri Dauti e Belul Brinja.

Çeta e Fterrës

Redakto

Në këtë çetë të Fterrës bënin pjesë: Xhafer Shehu, Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita, Nimet Mita, Shaqo Mita, Neirn Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e të tjere. Dhe në ndihmë të tyre Jahja Mato, Shefqet shkurti, Dervish shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Çallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.

Organizimi politik

Redakto

Celula e partisë u krijua më 17 korrik 1943 me katër anëtarë, në shtëpinë e Shaban Mitës. Përgjegjës i celulës u zgjodh Mehmet Dusha. Hiqmet Dusha e Iljaz Kofina kishin kaluar në formacionet partizane, të cilët deri atëhere bënin pjesë në celulën e Kurveleshti të Poshtëm.

Në muajin dhjetor 1943 përgjegjës politik u caktua Safet Memi, detyrë që e mbajti deri në Çlirim.

Në veprimtarinë e kësaj celule, gjatë luftës, janë shquar: Hiqmet Dusha, Iljaz Kofina, Shaban Mita, Mehmet Dusha, Eqrem Kofina, Bilal Dusha, Safet Memi, Dilaver shkurti.

Strukurat shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore

Redakto

Më 1946, u ngrit komisioni për rindërtimin e fshatit; më 25 nëntor 1955 u inagurua hidroçentrali i fshatit; më 10 mars 1956 u krijua kooperativa bujqësore; më 16 tetor 1961 u krijua kooperativa e bashkuar Borshi-Fterra-Çorraj.

Kushtet gjeografike dhe etnografike te Kurveleshit kanë bërë që organizimi administrativ i fshatit të ndryshojë disa herë. Në vitet 30 qendra e prefekturës ishte Gjirokastra dhe nënprefektura ne Gusmar. Kjo strukturë organizative u trashëgua edhe në vitet e para pas çlirimit. Më 1949, me krijimin e qarkut të Vlorës, Fterra dhe fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm kaluan në vartësi të Vlorës. Në fillim të viteve ‘60, përsëri ndryshon struktura administrative, Fterra dhe Çorraj kaluan në administrim të rrethit të Sarandës.

Vitet 90-te janë vitet e ndryshimeve të mëdha sociale e demografike. Si pasojë një numër jo i vogël banoresh morën rrugën e emigracionit. Sot shumë punojnë e jetojnë në Greqi e Itali, kurse të tjerë në Gjermani, Austri, Amerikë e Kanada.

Demografia

Redakto

Fterra është fshat i vjetër. Në dokumentet që njihen deri sot, përmendet në vitin 1431 si fshat i nahijes së Sopotit me 12 hane (familje të mëdha e në gjendje relativisht të mirë ekonomike). Në fillimet e këtij shekulli familjet e fshatit kanë varijuar nga 80 deri në 100 familje. Në dhjetor 1944 Fterra kishte gjithsej 134 familje, nga të cilat 116 banonin në fshat, 10 banonin jashtë fshatit dhe 8 banonin jashtë Shqipërisë.

Në vitin 2004 fteriotët kanë arritur në rreth 500 familje dhe mbi 2300 frymë. Në këto 50 vjetët e fundit ka rritje të theksuar natyrore, por ka edhe lëvizje e largime, sidomos nga fshati në qytet.

Në Greqi ka shumë familje fteriote.

Arsimimi

Redakto

Fterra është fshat me tradita të shquara arsimore. Fillesat e arsimit në Fterrë datohen në shekuj. Shumë fteriotë të mërguar në kurbet në shekullin e 19-të, kryesisht në Perandorinë Turke, u arsimuan në shkolla të mesme e të larta të kohës. Isa Hizmo arriti deri në detyrën e dekanit të Drejtësisë në Universitetin e Stambollit, ndërsa Ali Xhama, Omer Korkuti e të tjerë, deri te Hivzi Bezhani, kanë kryer shkolla të ndryshme të larta e të mesme jashtë e brenda vendit, sidomos për fenë, ushtrinë, drejtësinë e mësimdhënien.

Mësimi i gjuhës shqipe në Fterrë ka filluar në vitet e fundit të shekullit të 19-të. E sigurt është se Abetaren e parë shqipe e solli në Fterrë Isa Hizmoja në vitin 1905, ndërsa në vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar në Janinë, krahas shkollës në gjuhën turke të çelur në xhami, u mësonte bashkëfshatarëve edhe gjuhën shqipe.

Ekonomia

Redakto


Burimet kryesore ekonomike të fshatit janë bujqësia dhe blegtoria.

Si veprimtari mbi tokën, bujqësia është dega kryesore e prodhimit, që siguron të ardhurat kryesore për familjet në Fterrë.

Këtu sundon një ekonomi e përzier, kryesisht natyrore, për të plotësuar nevojat e veta, duke pasur më pak karakter të ekonomisë së tregut të lirë.

Hidrocentrali i Fterres[4]

Shëndeti

Redakto

Ndihmën mjekësore banorët e Fterrës e kanë përfituar që në kohë të hershme. Tradita është e pasur. Janë përdorë mjekime popullore me bimë mjekësore që gjendeshin në fshat, si hashashi, cmarteja, fletët e arrës, shtogu, melheme e çaje të ndryshme, deri te ngjitja e kockave të thyera, synetllëku, heqja e dhëmbëve të prishur, shërimi i bronkopneumonisë , i shytave, i sëmundjeve të lëkurës, i dhimbjes së veshëve, i diarresë etj.

Ambulanca e pare në fshat është çelur në vitin 1955 me një infermier. Ndihma mjekësore vazhdon edhe në ditët e sotme me ndihmësmjeke-mami, që kryen shërbime më të specializuara në dobi të shëndetit.

Fteriotët shquhen dhe për jetëgjatësi, si te burrat dhe te gratë. Janë të shumtë banorët që kanë jetuar mbi 100 vjeç. Pas çlirimit, shumë nga bijtë e bijat e fshatit vazhduan shkollat e mesme e të larta mjekësore brenda e jashtë vendit. Ndër të parët kanë qenë Besim Elezi, Luan Dusha e Hamza Memi. Sot numërohen dhjetëra mjekë e punonjës shëndetësie, me specialitete e grada shkencore, që shërbejnë në shumë rrethe të vendit.

Kultura

Redakto

Institucion kulturor i Fterrës, në qendër të fshatit, u ndërtua për herë të parë më 1947 dhe u rindërtua në 1959-60. Ka shërbyer e shërben për zhvillimin e veprimtarisë kulturore. Ka pasur dhe ka grupin polifonik “Fterra në Këngë”, i ngritur për herë të parë në 1947, për festën e Kurveleshit në Kuç, dhe i ripërtëritur herë pas here, duke marrë pjesë në aktivitete të zhvilluara në Fterrë, në Kurvelesh e Bregdet, Vlorë e Sarandë dhe në pese Festivale Kombëtare-Folklorike, në Gjirokastër, ku është shquar e nderuar për interpretimin e këngës e të valles karakteristike labe.

Turizmi

Redakto

Faqe kufitare

Redakto

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Inalcik H. 1954a. Hicri 835 tarihli suret-i defter-i sancak-i Arvanid. Ankara: TÚrk Tarih.
  • Kurumu Basimevi.

Referime

Redakto

<references>



  1. ^ 'Regjistri sanxhakut të arvanidit i vitit 1431' f.54, Akad e Stud Alb Inst. Hist. Tirane 2007
  2. ^ Resul Bedo “Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grekëve ” tek www.AlbaniaSite.Net - Nje Gjuhe , Nje Komb / One Language , One Nation
  3. ^ Resul Bedo “Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grekëve ” tek www.AlbaniaSite.Net - Nje Gjuhe , Nje Komb / One Language , One Nation
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2009. Marrë më 28 qershor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)