Fieri
Fieri është një nga qytetet kryesore dhe të rëndësishme të Shqipërisë. Për herë të parë emri i Fierit ndeshet në dokumentet osmane të vitit 1737. Atëherë quhej Fierza dhe nuk ishte tjetër veçse një fshat i vogël me disa shtëpi të vogla. E diskutueshme ka mbetur edhe origjina e emrit Fier për të cilin sot ekzistojnë dy hipoteza. E para është ajo e studiuesit Hysen Emiri, i cili mendon se emri Fier rrjedh nga italishtja ‘’Fiera’’, që do të thotë panair. Sipas tij, këtë emër ja vendosën këtij vendi tregtarët venedikas që merreshin me blerjen e produkteve bujqësore-blegtorale në panairin që zhvillohej pranë kishës së Shën Gjergjit, ndoshta që nga koha e Mesjetës, kohë prej nga ka nisur të përdoret ky emërtim. Hipoteza e dytë mbi origjinën e emrit Fier është ajo e studiuesit Toli Shabani. Ai thekson se ky emër ka origjinë bimore, pra vjen nga bima e fierit. Pika më e fortë e kësaj teze është se, në të gjithë zonën e Myzeqesë së Vogël mbizotërojnë toponimet me origjinë bimore si: Sheq, Marinas, Marinëz, Frashër, Sheqishtë, Qarr, Pishë, Fikth, Kallam, Shkozë, Drizë, etj.
Fieri | |
---|---|
Koordinatat: 40°43′30″N 19°33′26″E / 40.72500°N 19.55722°E | |
Shteti | Shqipëria |
Qarku | Fier |
Rrethi | Fier |
Bashkia | Fier |
Themeluar | 1864 |
Themeluar nga | Kahreman Pashë Vrioni Omer pashë Vrioni II |
Qeveria | |
• Kryetari i bashkisë | Armando Subashi (PS) |
Sipërfaqja | |
• Bashkia | 619,9 km2 (2,393 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 44 m (144 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 120.655 |
Emri i banorëve | Fierak/e |
Zona kohore | UTC+1 (OEQ) |
• Verës (DST) | UTC+2 (OVEQ) |
Kodi Postar | 9301-9305 |
Kodi i rrethit | 034 |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
Përsa i përket qytetit të Fierit popullsia e tij pas viteve '90 të shekullit të XX numëronte 40 000 banorë, kurse në ditët e sotme, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që popullsia e qytetit të Fierit të ketë arritur në 122 000 banorë[1]. Ndërsa e qarkut 302 mije banorë[2]. Fieri është një nga qytetet me te zhvilluara.
Historia
Redakto12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik te Apollonisë. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos (Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulëzimin e tij mendohet te këtë pasur një popullsi prej 50 000 - 60 000 banorësh. Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur qytet të madh dhe hijerëndë.
Në vitin 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara myzeqarët dhe voskopojarët që sapo ishin ngulur në Fier dhe rrethinat përreth. Qyteti modern i Fierit u themelua më 1864 nga Kahraman Pashë Vrioni dhe djali i tij, Omer Pashë Vrioni, të cilët me ndihmën e urbanistëve dhe arkitektëve francezë hodhën themelet e qytetit modern të Fierit. Fizionominë e këtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor. Në fund të shekullit të XIX Fieri kishte 4 lagje: Shkozë, Belik, Kishë dhe Pasha. Në librin e saj Brenga e Ballkanit udhëtarja angleze Edit Durham kur shkruan për Fierin e vitit 1904, tregon se në të janë ngritur godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne.
Monumentet më të rëndësishme arkeologjike janë: muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kërkimet e para mbi thesarin historik të Apolonisë u bënë gjatë Luftës së Parë Botërore nga arkeologet austriak, që zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha që rrethonin qytetin e dikurshëm. Zbulimet sistematike filluan në vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorën ne dritë kompleksin e monumenteve te qendrës së qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologët shqiptarë pas çlirimit.
Qendra të tjera të popullimit parahistorik në rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, kështjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Portëza, Petova etj.
Regjistrimi i parë i popullsisë është ai i vitit 1923 ku Fieri ishte nënprefekturë nënvarësinë e Beratit. Në përbërjen e Fierit futeshin 2 krahina: rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtëpi dhe 12.760 banorë, krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtëpi dhe 1940 banorë. Vete qyteti i Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë.
Gjatë fillimit të shekullit të XX-të deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosën banorë te ardhur nga Labëria, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash të ardhur nga Toskëria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftës në qytetin e Fierit u vendos një numër i madh çamësh të dëbuar nga Greqia.
Ne vitin 1958 sipas ndarjes së re administrative rrethi kishte një sipërfaqe prej 1175 km². Në të bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shndërrimin e rrethit ne qendrën ekonomike me të zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces i zhvilluar urbanizimi. Për të plotësuar nevojat e industrisë dhe bujqësisë, filloi një lëvizje e madhe migratore drejt Fierit. Në vitin 1965 qyteti i Fierit numëronte 20 000 banorë, kurse në 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226.200 banorë, dhe dendësi 192 b/km². Popullsia qytetare arrinte shifrën 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72,4 %. Rritja natyrore ishte 2,09 %.
Me fillimin e viteve 90–të në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banorëve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastrës, Tepelenës, Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës si dhe nga zonat veriore e verilindore të Shqipërisë. Në vitin 2001 popullsia e rrethit të Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti i Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendësia e popullsisë për rrethin e Fierit 255 banorë/km², një nga më të lartat në Shqipëri. Mosha mesatare e popullsisë është 38 vjeç.
Karakteristika të përgjithshme të mjedisit natyror
RedaktoRrethi i Fierit ofron dhe potenciale të rëndësishme natyrore për zhvillimin e tij. Në përgjithësi kemi te bëjmë me një rajon fushor me lartësi nga 1–100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore. Edhe relievet kodrinore janë përgjithësisht të buta dhe të mundshme për shfrytëzim bujqësor. Në zonat e rrafshëta zhvillohen tokat e hirta kafe. Kemi edhe lloje te veçanta tokash si aluvionale që takohen në luginat e Semanit e Vjosës, tokat e kripura që shtrihen në Hoxhare si dhe tokat moçalishte të Roskovecit. Në rrethin e Fierit shtrihet një pjesë e Myzeqese së Madhe, Myzeqeja e Vogël dhe fushat e Frakullës e të Cakranit.
Fieri ashtu si e gjithë Shqipëria bën pjesë në brezin e klimës mesdhetare, dhe dallohet për tipare më të shprehura mesdhetare, e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe dimër i butë dhe me rreshje të mëdha. Ngricat dhe dëbora janë dukuri tepër të rralla. I nxehti fillon që prej mesit të pranverës dhe vazhdon deri në fund të tetorit. Klima e Fierit është e ngrohtë sepse Fieri laget nga deti dhe është i mbrojtur nga lindja prej erërave të ftohta. Fieri dallohet për numrin e lartë të ditëve me diell, maksimumi i arritur 3700 ore në vit, ose me një mesatare prej 2800 orësh. Rreshjet kanë regjim kohor shumë të çrregullt ato janë përqendruar kryesisht në gjysmën e ftohtë të vitit, sasia mesatare e tyre arrin 980–1000 mm/vit.
Vera në Fier është e thatë dhe shpesh nuk bie shi për javë të tëra. Muajt më të lagësht janë nëntori dhe janari, kurse muajt më të thatë korriku dhe gushti. Erërat fryjnë në drejtime të ndryshme por gjatë dimrit mbizotëron era e jugut, e cila sjell edhe rreshje të mëdha, ndërsa gjatë verës era fryn nga veriu dhe veriperëndimi. Afërsia me detin bën qe klima te jetë e butë dhe vetëm në raste tepër të rralla temperaturat të bien nën zero. Temperatura mesatare vjetore lëkundet nga 150C-160 °C.
Klima e Fierit lejon zhvillimin e një bujqësie shumë degëshe. Gjithashtu tokat bujqësore mund të shfrytëzohen 2-3 herë në vit. Në kuadrin e pasurive natyrore rëndësi të veçantë kanë pasuritë ujore, ku përveç detit Adriatik, rrethi përshkohet nga lumenjtë Seman, Vjosë e Gjanica.
Semani - 281 km i gjatë formohet nga bashkimi i Devollit me Osumin në afërsi të Beratit. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 5949 km2, prurja mesatare vjetore e tij arrin në 96 m³/sek. Semani është ndër lumenjtë më eroziv, duke e bërë lumin me eroziv në vend. Vjosa - 272 km i gjatë buron nga malet e Pindit në Greqi. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 6700 km², ndërsa prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m³/sek.
Gjanica - 67 km buron nga burimet e Poçemit e të Kalivaçit. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 234 km2. Është një nga lumenjtë më të ndotur në vend, për shkak të derdhjes së naftës. Rrethi ka edhe disa liqene artificiale ku më i madhi e më i rendësishmi prej tyre është ai i Kurjanit me sipërfaqe 375 ha, ujërat e tij përdoren për ujitje.
Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit është transformuar nga veprimtaria e njeriut. Megjithatë rrethi i Fierit dallohet për disa lloje bimësh e kafshësh sidomos në pjesët bregdetare e fushore. Takohen disa lloje kafshësh si urithi, çakalli, nusja e lalës, dhelpra, shkurtëza, mëllenja, thëllëza e fushës si dhe disa lloje të ndryshëm zvarranikësh e gjarpërinjsh. Ndërsa në ujërat e detit gjenden shumë lloje peshqish si qefulli, levreku, koca etj. Rrethi i Fierit bën pjesë në brezin e shkurreve dhe të pyjeve mesdhetare. Shkurret përbëhen nga nënkati i makies, ku rriten shkurret me gjelbërim të përhershëm si mareja, shqopa, gjineshtra, dafina. Në këtë nënkat bimor rriten edhe disa drurë të lartë si selvia, valanidhi, pisha e butë dhe e egër, që në disa raste formojnë pyje të vegjël.
Nëntoka është mjaft e pasur me lënde djegëse siç janë gazi natyror dhe nafta ku dallohet zona e Patos-Marinzës, e cila është dhe zona naftëmbajtëse më e madhe në Shqipëri. Gjithashtu nëntoka është e pasur edhe me materiale ndërtimi si zhavore, rërëra, argjila etj.
Rrethi i Fierit është një nga rrethet ku shoqëria njerëzore ka dëmtuar botën e gjallë me ndotjen mjaft të madhe të ajrit. Në të bëjnë pjesë disa zona te nxehta mjedisore si : fusha naftënxjerrëse Marinëz-Patos, Rafineria e Naftës Ballsh, AZOTIKU. Këto zona kanë sjellë ndotjen e dy lumenjve Gjanica dhe Seman, ujërave nëntokësore dhe në kombinim me automjetet e transportit, qe çlirojnë një numër të madh gazrash, pluhuri dhe blozë, si dhe kanë bërë që Fieri të ketë një ajër tepër të ndotur mbi normat e lejuara. Një nga problemet kryesore është edhe eliminimi i 850 m3 me tretësire arseniti dhe arsenati tepër helmues që ndodhen në Uzinën e Plehrave Azotike.
Popullsia
Redakto12 km larg qytetit të Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik të Apolonisë. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos (Vjosa) nga kolone të ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulëzimin e tij mendohet të ketë pasur një popullsi prej 50,000-60,000 banorësh. Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe të shtrirjes së tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerëndë “.
1926 | 1960 | 1985 | 1990 | 1997 | 1999 |
---|---|---|---|---|---|
50.377 | 112.123 | 226.200 | 251.115 | 207.983 | 199.082 |
Mosha | 0-14 | ne % | 15-64 | ne % | 65 + | ne % |
---|---|---|---|---|---|---|
Meshkuj | 29.56 | 30 | 62.333 | 63 | 7.002 | 7 |
Femra | 28.098 | 28 | 64.326 | 64 | 7.763 | 8 |
Totali | 57.658 | 28.6 | 126.657 | 64 | 14.765 | 7.4 |
Viti | 1950 | 1960 | 1980 | 1985 | 1990 | 1996 | 2001 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Përqindja | 8% | 17.10% | 27.20% | 27.60% | 28% | 40% | 48% |
Ekonomia
RedaktoRrethi i Fierit është ekonomikisht një nga rrethet më të zhvilluara të Shqipërisë. Në këtë zhvillim veçojmë tre periudha të rëndësishme kohore: paraçlirimit, vitet 45-90-të dhe pas vitit 1990.
Në periudhën paraçlirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqësore, që vuante nga kënetëzimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsisë jetonte në fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika të feudalizmit. Një pjesë e fshatarësisë kishte tokë, ndërsa pjesa tjetër punonte në çifligjet e shtetit dhe në ato private. Ne vitin 1925 shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytëzuar për kërkimin e vendburimeve të naftës një sipërfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit të kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA që morri për shfrytëzim një sipërfaqe prej 164.000 ha. Në vitin 1938 ekzistonin magazina të mëdha mallrash dhe një rrjet i dendur tregtar. Degët kryesore të ekonomisë në këto vite përfaqësoheshin me disa fabrika të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Në 1937 dhoma e tregetisë së qytetit numëronte 309 zejtarë, tregtarë dhe industrialistë. Pas pushtimit italian vërshuan shumë sipërmarrës, punëtore , fermerë , nënpunës, njerëz të profesioneve të ndryshme dhe bashkë me ta dhe prodhimet e industrisë italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht artizanë, duke i rrenuar ekonomikisht dhe duke i detyruar të mbyllnin punishtet e tyre, gjë qe solli keqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve të tyre. Pas kapitullimit të Italisë, pronat e shoqerisë AIPA i morri në dorë shoqëria gjermane Continental Oil.
Në periudhën 45-90, Fieri kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme industriale të vendit. Këtu u ndërtua kompleksi më i madh energjitiko-kimik i vendit. Në prodhimin e pergjithshëm industrial të vendit, Fieri zinte 12 % të tij. Degët kryesore të industrisë ishin energjitika ( nxjerrja e përpunimi i naftës, prodhimi i energjisë elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Për të mbështetur këto degë të industrisë së rëndë u ndërtuan dy termocentrale, në Fier dhe në Ballsh. TEC-i i Fierit për nga kapaciteti ishte më i madhi në Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji në vit. Në vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit të Pambukut dhe më pas u ngritën edhe fabrikat e imdustrisë ushqimore, si ajo e vajit, margarinës, e verës etj. Strategjia ekonomike e ndejekur në këto vite shtroi nevojën e zhvillimit të transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve më të mëdha te vendit, parku automobilistik i Fierit dhe ai i transnaftës në Patos. Me ngritjen e industrisë së rëndë përparësi mori edhe transporti hekurudhor. Në viet 1967-1968 u ndërtua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatë, në 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndërsa në vitet 1981-86 ajo Fier-Vlorë 35 km.
Sipas statistikave bujqësore deri në vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit të bujqesise, por u vu në plan të dytë. Ajo asnjëherë nuk i plotesoi tërë nevojat e popullsisë. Megjthatë edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqësore, ku rrethi Fier dallohej për numrin më të madh të gjedhëve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit të pergjithshëm blegtoral. Komplekse blegtorale të rëndësishme kishin NB-të e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezës, Pojanit , Cakranit etj.
Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime të mëdha edhe në strukturën e ekonomisë. Kjo si rezultat i ndryshimit të formës së pronësisë, nga ajo shtetërore në atë private. Shumica e ndërmarrjeve private të krijuara i përkasin aktivitetit tregtar, pas tyre vijnë ato të sektorit të shërbimeve dhe të sektorit të transportit. Në rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime të huaja kryesisht në sektorët joproduktive të ekonomisë si banka, ndërtime, transport si dhe në industrinë tekstile. Sot në rrethin e Fierit në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, veprojnë dy nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s“. Ndërsa përsa i përket marrdhënieve agrare, edhe ato njohën ndryshime rrenjësore. U kalua nga sistemi i kooperativave dhe NB-ve në sistemin e pronës private dhe të ekonomisë të tregut të lirë. Në rrethin e Fierit procesi i ndarjes së tokave ka përfunduar në vitin 1993 dhe toka është shpërndarë sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin për Tokën. Shpërndarja e tokës është bërë ne varësi të sipërfaqes së përgjithshme të tokës së punueshme me numrin e banorëve. Kështu çdo person ka përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjell rritjen e shpejtë të numrit të njësive të prodhimit bujqësor. Bujqësia private dominohet nga fermat që operojnë në nivel familjar. Ndërkohë që nga shoqatat e fermerëve po krijohen ndermarrje të reja qe synojne drejt ekonomisë së tregut bujqësor modern.
Sot në rrethin e Fierit sipas Zyrës së Punësimt ka 72.237 te punësuar dhe 18.135 te papunë, ndërkohë që joekonomikisht aktive janë 51.052. Nga të punësuarit, 44.591 janë të gjinisë mashkullore dhe 27.646 të gjinisë femërore.
Turizmi
RedaktoPasuritë Social – Kulturore
RedaktoVlerësimi turistik i këtyre motiveve nënkupton kulturën shpirtërore, materiale e origjinale. Elementë të tillë si: veshja, këngët dhe vallet, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnë shpesh vlera të rralla e të papersëritshme.
Jeta shpirtërore
RedaktoRajoni Vjosë – Seman ka veçoritë e veta përsa i përket jetës shpirtërore. Ky rajon bën pjesë ne krahinen etnografike te Myzeqesë. Turizmi fetar është lloji më i vjetër i turizmit, praktikuar që në kohët e lashta. Në rajon egzistojnë dy bashkësi fetare, ajo ortodokse dhe ajo myslimane. Të dy bashkësitë fetare jetojnë në harmoni të plotë me njëra – tjetrën. Me shumë interes janë objektet e kultit që paraqesin interes nga ana arkitektonike dhe nga ana e misioneve fetare. Me vlera të shumëanshme do të veçonim kishën e Shën Marisë së Pojanit dhe afrekset e shekullit XIV që ruhen aty. Me interes janë pagëzimet dhe kurorëzimet që bëhen në kishë, si dhe ritet fetare që i shoqërojnë. Në afërsi të Kolkondasit në vitin 1813 është ndërtuar Manastiri i Shën Kozmait, ku në 24 gusht të çdo viti organizohet Panairi i Shën Kozmait, ku besimtarë nga e gjithë Myzeqeja shkojnë ne ceremoni. Objekte të tjera janë kisha ortodokse e Shën Gjergjit, kisha katolike, xhamia etj.
Folklori
RedaktoNe këtë rajon janë zbuluar shumë tradita kombëtare si në veshje, instrumenta, këngë etj. Prandaj për ofertën turistike të rajonit është mjaft e rëndësishme organizimi i manifestimeve folklorike dhe format tradicionale të jetës e veprimtarisë së tij. Turizmi nëpërmjet manifestimeve kulturore dhe vleresimit të tyre ndikon në ruajtjen e folklorit, kultivimin e tij dhe ngritjen e shkallës artistike të tyre. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar të pasur e të bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe shpirtërore dhe ndenja fisnike. Është e vërtetë që kostumet popullore dhe orendite e traditës nën përvetësimin e jetës moderne janë zhdukur nga përdorimi i perditshëm, por ato mund të shihen dhe gjenden me tërë bukurinë dhe finesën e tyre artistike në manifestimet folkloristike e në muzetë etnografike.
Veshjet e Burrave
RedaktoKarakteristike ka qenë veshja me këmishë (linjë). Ky tip veshjesh përbëhet nga këto pjesë: këmishë, të mbathura, brezi, çorapet, opingat. Gjerësia e fundit shkonte 1015 kinda, kurse mëngët bëheshin të gjata dhe të gjëra dhe pergatiteshin me pëlhure liri. Opingat përgatiteshin nga lëkura e regjur e lopës ose e buallit. Një element që spikat është takia, që mbahej nga burrat myzeqarë në ditë dasme, të kremte fetare, ditë pazari etj.hi
Veshjet e Grave
RedaktoKarakteristike ka qenë veshje me këmishë e gunë, që përbëhej nga jeleku, fanella, këmisha, brezi, përparësja, guna, mëngorja, çorapet, shamitë e brezit, shamia e kokës dhe stolitë. Këto përgatiteshin me fije pambuku ose me lesh rud.
Këngët dhe vallet
RedaktoMuzika vokale ka një përdorim më të dendur dhe është karakteristike për folklorin tradicional, duke përbërë një specifikë kombëtare. Vlera e valleve popullore përqendrohet në kompozicionet e tyre të cilat mund të jenë edhe primitive, por si të rrallë ato kërkohen në programe turistike. Më e njohur dhe me origjinale është dyshja e njohur myzeqare e burrave. Nga instrumentet popullore përmendim sazet që janë të përbëra nga klarineta dhe defi. Kënga polifonike është mbizotëruese në këtë krahinë. Zakonisht kënga këndohet nga një person dhe të tjerët i mbajnë iso.
Traditat dhe zakonet
RedaktoNga vizitorë të shumtë flitet për zakone të çuditshme dhe të shumta. Mikëpritja është e kultivuar përgjatë shumë shekujve. Respekti për mikun, të huajin pa shpërblim është diçka e veçantë. Datat që festohen më shumë në këtë rajon janë 24 – 25 dhjetori, fillimi i Vitit të Ri, 6 janari ( dita e ujit të bekuar), pashkët ortodokse, festë te cilën banorët e këtij rajoni e festojnë në mënyrë madhështore me rite të tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezëve me bojë të kuqe. Festa të tjera janë ato të karakterit zyrtar, kombëtar dhe rajonal për ngjarje dhe figura të mëdha historike.
Gatimet
RedaktoNë mjaft vende me traditë të zhvilluar gastronomia përbën pothuajse një lloj turizmi. Krahina të ndryshme kanë gastronomi koralet, kështu dhe rajoni ynë ka veçoritë e tij të gatimit. Llojet e peshkut janë të ndryshme si ngjala, lavrak, qefulli etj, por gjithashtu ndër gjellët karakteristike përmenden rosnicat. Meqenëse rajoni është fushor një përhapje të madhe kanë shpezët e buta, mishi i të cilave serviret në çdo tavolinë. Tipike janë edhe ëmbëlsirat të bëra kryesisht me petë të derdhura si byreku, qumështori, bakllavaja. Nga pijet më të përdorshme janë rakia e rrushit, mënitsi dhe manaferres.
Objektet vizitonjëse
RedaktoMuzeu historik
RedaktoMuzeu historik paraqet në mënyrë të përmbledhur gjithë historinë shumëshekullore të Fierit. Një vend të rëndësishëm ze pasqyrimi i monumenteve kulmore të historisë krahinore si aktivitetet patriotike, kryengritjet fshatare, luftërat për liri e pavarësi. Aty përfshihet edhe kultura materiale popullore, kultura etnografike, kultura e krishterë.
Libraria
RedaktoLibraria është një nga institucionet kulturore mjaft të rëndësishme me ambiente pune të bollshme të cilat e radhisin atë në një nga bibliotekat më të mira në vend. Në ambientet e saj zhvillohen mesatarisht 60 – 70 aktivitete të llojeve dhe natyrave të ndryshme artistike, shkencore, sociale. Numri i lexuesve të regjistruar arrin mbi 5000 persona në vit.
Teatri Bylis
RedaktoTeatri Bylis i ndërtuar në vitin 1971 është një qendër shumë e rëndësishme e artit dhe kulturës. Ka një kapacitet prej 400 vendesh. Në të organizohen mjaft shfaqje nga trupa teatrore e estrades Fier, festivale tradicionale lokale dhe rajonale dhe shumë veprimtari të tjera të larmishme.
Qyteti antik i Apolonisë
RedaktoKryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonisë. I themeluar në vitin 587 p.e.s. nga kolonët korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe në kulmin e lulezimit të saj në një sipërfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë.
Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se në shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi në Akademine e Apolonisë. Apolonia është një qendër që tërheq më tepër vizitorë e turistë të huaj të apasionuar pas arkeologjisë dhe historisë së lashtë të këtij qyteti. Monumentet kryesore të qytetit antik të Apolonisë janë Sheshi i Portikëve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni.
Pranë Apolonise ndodhet Manastiri i Pojanit një simbol i historisë dhe kulturës së shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant së bashku me kishën dhe inferieret me dekorimet dhe pikturat murale të veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shndërrua në një muzeum, ku ruhen statujat e periudhes iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kështu në një qendër mjaft të rëndësishme kulturore artistike që pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.
Plazhet
RedaktoPlazhi në derdhje të lumit Vjosë
RedaktoKy plazh që i përket tipit të bregdetit me rërë të trashë duke bërë që të dallohet qartë nga plazhet e tjera të rajonit dhe të përafrohet më tepër me plazhet e bregdetit Jon. Vende – vende rëra e trashë zëvendësohet nga zhavorret e përmasave të vogla duke tërhequr turistë dhe duke e bërë këtë plazh mjaft interesant.
Plazhi Darzeze e Re
RedaktoPlazhi Darzeze i përket tipit të bregdetit me rërë shumë të holle.Ka vijen me te gjate bregdetare per rrethin e Fierit. Plazhi ka një rërë me vlera të mëdha kurative , ajer te paster dhe natyre shoqeruese te virgjer. Pyll te dendur dhe keneta te pasura faune ujore te shumellojshme. Nder shpezet e egra vihen re pulebardhat dhe lejleket me se shumti.Vitet e fundit jane bere investime qe kane terhequr turistet nga te gjitha zonat per arsye se eshte plazh i bukur, i lire dhe i virgjer.Kjo pjesë e Adriatikut shoqërohet edhe me valët e forta të detit, duke ofruar për të apasionuarit e Kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), windsurf, wakeboard, si dhe sporte të tjera. Bregdeti i Darëzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri.Ky plazh ndodhet larg zonave urbane duke u shmangur edhe ndotjen nga derdhjet e ujërave të zeza.Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë, e jo vetëm. Në këtë zonë ka lokale të shumta që ofrojnë kuzhinën tradicionale vendase.
Plazhi Vjosë - Seman
RedaktoPlazhi Vjosë – Seman shtrihet në zonën ku më parë ka qenë grykderdhja e lumit Seman. Në këtë zonë tani kanë mbetur vetëm aluvionet e sjella nga ky lum gjatë periudhës qeë ai derdhej aty.
Plazhi Seman
RedaktoPlazhi Seman përbën një nga lokalitet turistike më interesante të rajonit. Ky plazh ka një shtrirje prej 3,5 km me një brez 2 m të gjerë. Dy nga karakteristikat e tij janë rëra e imët dhe e ashpër e pasur me jod dhe pylli i mrekullueshem i pishave. Pozicioni i favorshëm gjeografik i jep Semanit mundësi për zhvillimin e sporteve ujore në të ardhmen. Zona përmban dhe disa laguna me ujë të kripur si Godulla,Kërnalli,Hauzi që shquhen për varietet e vegjetacionit dhe specie të rralla shpezësh migratore .Shpendë të tilla si: rosa ,pata, lejleku shtegetar .. Bashkë me turizmin balnear një rol te rëndësishëm ka edhe turizmi rural.
Politika
RedaktoKryetar i Bashkisë së Fierit është Z. Armando Subashi me një mandatë 4-vjecarë (2019-2023). Fieri është gjithashtu qendra e Prefekturës së Fierit, e cila përfshin edhe rrethet e Lushnjës dhe Mallakastrës. Në kuvendin e Shqipërisë qarku i Fierit përfaqësohet nga 16 deputetë[3] (i dyti në rang vendi).
Transporti
RedaktoFieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorës dhe rreth 40 km larg Beratit. Është një nga nyjet kryesore të jugut përsa i përket transportit. Fieri është pjesë e rrjetit hekurudhor shqiptar.
Panorama e qytetit
RedaktoApolonia [Pojan] Qyteti antik i Apolonisë Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonisë i themeluar në vitin 587 p.e.s. nga kolonët korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe në kulmin e lulëzimit të saj në një sipërfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë. Zhvillimi i madh kulturor që mori qyteti vërtetohet me faktin se në shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi në Akademinë e Apolonisë. Apolonia është një qendër që tërheq më tepër vizitore e turistë të huaj të apasionuar pas arkeologjisë dhe historisë së lashtë të këtij qyteti. Monumentet kryesore të qytetit antik të Apolonisë janë Sheshi i Portikëve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Pranë Apolonisë ndodhet Manastiri i Pojanit një simbol i historisë dhe kulturës së shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant së bashku me kishën dhe inferieret me dekorimet dhe pikturat murale të veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shndërrua në një muze, ku ruhen statujat e periudhës iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shndërruar kështu në një qendër mjaft të rëndësishme kulturore artistike që pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.
Radiot dhe televizionet
RedaktoNë qytetin e Fierit ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa stacione radiofonike dhe televizive, ku përmenden TV APOLLON, TV KOMBI dhe AVN (një ndër stacionet më të hershme private që transmetonin në Shqipëri). Kurse ndër radiot veçohen RADIO Fieri 107.2 Mhz, Radio Star 105.5 Mhz dhe Radio +3 91.6 Mhz.
Personalitete të njohur
RedaktoFierakët si njerëz arsimdashës dhe me kulturë, kanë lënë gjurmët e tyre në të gjithë zhvillimet në shkallë vendi. Nga Fieri është romancieri i njohur Jakov Xoxa, kryevepra e të cilit, “Lumi i vdekur” konsiderohet si një sagë reale e Myzeqesë. Të tjerë personalitete mund të përmendim: antropologun Jakov Milaj, balerinën e parë e TOB-it, Zoica Haxho; arkitektin Sokrat Mosko, gjuhëtarët Xhevat Lloshi dhe Jani Thomai, piktorin Vilson Kilica, shkrimtarin Nasho Jorgaqi, aktorët Albert Vërria dhe Luftar Paja, sportistët si Bardhyl Angjeli e Kujtim Majaci, apo Miço, Vlashi dhe Marika Kallamata etj.
Fierakët shquhen si njerëz tolerantë, të dashur, të sjellshëm e punëtorë. Kushdo që vjen në Fier e ndien këtë gjë. Dikur Fieri është quajtur edhe qyteti i luleve për shkak të shtëpive me kopshte të mëdha dhe pasionit të veçantë të banorëve. Kjo traditë ruhet me fanatizëm edhe sot.
Shiko edhe këtu
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Duke u bazuar ne planin e përgjithshëm kombëtare 2016 për bashkinë e Fierit
- ^ Instat http://www.instat.gov.al/al/themes/popullsia.aspx Arkivuar 19 gusht 2017 tek Wayback Machine
- ^ "Parlamenti Shqipetare". Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2016. Marrë më 17 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)