[go: up one dir, main page]

Ervin Bulku (lindur më 3 mars 1981) është një futbollist shqiptar i cili luan për klubin shqiptar KF TiranaKategorinë Superiore dhe me kombëtaren shqiptare. Ai është një lojtar me shumë aftësi dhe mund të luaj në shumë pozicione si mesfushor qëndre, mesfushor mbrojtës, mesfushor i dhjathtë, madje edhe si mbrojtës i djathtë. Ai është gjithashtu vëllai më i vogël i ish lojtarit të Tiranës Sokol Bulku.

Ervin Bulku
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1981-03-03) 3 mars 1981 (43 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor / Mbrojtës i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Tirana
Numri8
Karriera me të rinjtë
1998Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2007Tirana201(14)
2007–2010Kryvbas58(2)
2010–2011Hajduk Split15(0)
2011–2012AZAL Baku22(3)
2012–2014Sepahan47(1)
2014–Tirana2(0)
Karriera ndërkombëtare
1999–2000Shqipëria U181(0)
2001Shqipëria U211(0)
2002–Shqipëria55(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 30 gusht 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 tetor 2013

Jeta e hershme

Redakto

Ervin Bulku si femijë e donte futbollin ai iu lut të atit që ta antarësonte në klubin e qytetit KF Tiranën, dhe keshtu ndodhi. Bulku u antasua në KF Tirana, aty filloi kariera e tij në fillim luante per grupmoshat me te uleta por kur talenti i ti ishte i dukshëm tashmë ai kaloi tek KF Tirana A, ku kontriboi në fitoren e Superkupës Shqiptare. Tashmë Bulku kishte krijuar famën e tij dhe mediat shqiptare e percillnin kudo.

Karriera me klube

Redakto

Tirana

Redakto
 
Ervin Bulku me KF Tiranën kundër Elbasanit në tetor 2005.

Bulku filloi karrierën e tij në rini te skuadrat e moshave të Tiranës. Në moshën 18 vjeçare ai u vendos në skuadrën e parë nga trajneri Sulejman Mema dhe i ishte dhënë mundësia për të konkuruar me lojtarë si Sokol Prenga dhe Ardian Mema për një vend në formacionin titullar. Në sezonin e parë me klubin si futbollist profesionsit ai luajti 13 ndeshje.[1] Gjatë sezonit 1999–2000 me Tiranën, Bulku e pati të lehtë për të dhuruar impakt me skuadrën e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Shkëlqim Muça, i cili kishte besim te talentët e rinjë dhe mesfushorët e ardhshëm siç ishin Eldorado Merkoçi, Devis Mukaj, Klodian Duro dhe Sokol Prenga të cilët u larguan nga klubi në fund të sezonit. Këto largime do të thonin se Bulku do të luante më shumë ndeshje në skuadrën e parë dhe ai e bëri këtë duke luajtur 21 ndeshje në sezonin e tij të dytë dhe fitoi gjithashtu edhe trofeun e parë në karrierë, titullin e Kategorisë Superiore.[2] Pas një sezoni të mirë, Bulku u përpoq t'a përsëriste atë sezon edhe në sezonin 2000–2001, por kjo nuk ndodhi pasi dëmtimet dhe disa ndeshje negative të luajtura bënë që ai t'a kalonte shumicën e sezonit si rezervë. Ai megjithatë arriti të fitojë Superkupën e Shqipërisë në fillim e sezonit të ri, por Tirana humbi garën për titullur me Vllazninë.[3] Gjatë sezoneve të ardhshme, Bulku arriti të kriojë një emër në skuadër dhe në kampionat, dhe kjo gjë bëri që atij t'i kushtohej vëmëndje e madhe nga mediat dhe nga tifozët për shkak të karrierës së tij të suksesshme. Ai filloi të luajë në të gjitha ndeshjet e klubit dhe u bë një pikë kyçe e formacionit. Ai gjithashtu ishte një pikë kyçe për skuadrën në ndeshjet europiane duke u paraqitur në ndeshjet kundër Dinamo Tbilisi, Ferencváros, CSKA Sofia dhe Kayserispor.[4] Ai luajti gjithashtu në gjashtë finale të Superkupës së Shqipërisë, duke fituar pesë prej tyre, përfshirë fitoren e famshme 6–0 kundër rivalëve të qytetit Dinamos ku Bulku arriti të shënojë.[5] Në sezonin e tij të fundit te Tirana, Bulku ishte sërisht një lojtar kyç për skuadrën që në atë sezon fitoi ligën, kupën dhe superkupën. Ai luajti 30 ndeshje dhe shënoi një gol në ligë,[6] luajti në fitoren 2–0 kundër Elbasanit në superkupë[7] dhe gjithashtu luajti edhe në fitoren 1–0 kundër Vllaznisë në finalen e kupës.[8]

Kryvbas

Redakto

Në merkaton verore të vitit 2007, Bulku firmosi me klubin ukrainas Kryvbas Kryvyi Rih që luante në Premier Ligën Ukrainse. Ai u bashkua me patriotët shqiptarë Dorian Bylykbashi, Isli Hidi dhe Ansi Agolli që i ishin bashkuar klubit dy vite më parë. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 28 korrik 2007 në humbjen 3–0 kundër Karpaty Lviv. Ai e përfundoi sezonin e parë me klubin duke luajtur 19 ndeshje, ku 14 i nisi si titullar.

Bulku e nisi sezonin 2008–09 duke luajtur 90 minuta në fitoren 1–0 kundër Metalurh Zaporizhya.[9] Ai shënoi golin e parë me klubin më 22 mars 2009 në fitoren minimale 1–0 kundër Kharkiv.[10] Ai gjithashtu shënoi edhe golin e dytë për sezonin 2008–09 më 4 prill në fitoren 2–1 kundër Zorya Luhansk; ai zhbllokoi ndeshjen në minutën e 71të.[11] Ai e përfundoi sezonin me 24 ndeshje të luajtura, ku 21 herë ai e nisi ndeshjen si titullar.

Bulku e nisi sezonin 2009–10 më 18 korrik 2009 kundër Shakhtar Donetsk duke luajtur 90 minuta në humbjen 3–0.[12] Ai luajti ndeshjen e fundit për vitin 2009 më 13 dhjetor në humbjen 1–3 kundër Metalurh Zaporizhya.[13] Kjo ishte ndeshja e tij e fundit me klubin, pasi ai e prishi kontratën me ta. Në pjesën e parë të sezonit 2009–10, ai kontriboi me 14 paraqitje.

Hajduk Split

Redakto

Në gusht 2010, pasi ishte gjashtë muaj pa ekip, Bulku firmosi në Kroaci me Hajduk Split. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 16 shtator në humbjen 3–1 kundër ekipit grek AEK Athens në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke luajtur si titullar për 81 minuta.[14] Debutimi i tij në Prva HNL tre ditë në fitoren 1–0 në transfertë kundër HNK Rijeka, duke luajtur si titullar për 83 minuta.[15] Ai zhvilloi 15 ndeshje në kampionat në sezonin e tij të parë në Kroaci, përfshirë 12 si titullar;[16] Hajduk u rendit në vendin e dytë. Në Ligën e Evropës, ai u aktivizua në katër ndeshje.

Në fund të qershorit të vitit 2011, Bulku firmosi me klubin azerbajxhanas AZAL.[17] Bulku bëri debutimin e tij kundër Simurq më 7 gusht 2011,[18] dhe shënoi golin e tij të parë tre ndeshje më vonë kundër Neftchi Baku më 27 gusht 2011.[19] Gjithsej ai luajti 22 ndeshje në ligë dhe shënoi gjithashtu edhe tre gola.[20]

Sepahan

Redakto

Më 21 korrik 2012, Bulku firmosi një kontratë një vjeçare me kampionët iraniane Sepahan, duke j'u bashkuar shqiptarit tjetër Xhevahir Sukaj, i cili u bashkua me skuadrën që në janar.[21]

Bulku bëri debutimin e tij me klubin më 29 gusht 2012, duke luajtur 90 minuta në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Fajr Sepasi.[22] Ai shënoi golin e parë me Sepahan më 6 prill 2013 në fitoren 3–1 kundër Naft Tehran, ai shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 12të;[23] ai gjithashtu u nxorr nga loja pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 41. Në sezonin e parë me klubin iranian, ai luajti 21 ndeshje në ligë duke shënuar një gol dhe pesë ndeshje në AFC Ligën e Kampioneve.

Në sezonin e dytë me Sepahan, ai luajti 26 ndeshje me klubin, pa mundur të shënojë. Ai mundi të shënojë në AFC Ligën e Kampioneve, me Sepahan që dështoi të kalonte fazën e grupeve. Në maj 2014, Bulku u largua nga klubi pas skadimit të kontratës dy-vjeçare.[24]

Rikthimi te Tirana

Redakto

Duke qënë një lojtar pa skuadër, më 5 qershor 2014, KF Tirana lajmëroi se Bulku do të firmoste me klubin dhe do të bënte rikthimin e tij pas shtatë vitesh, që pas largimit në vitin 2007.[25] Nëntë ditë më vonë, Bulku firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin, të njëjtën kontratë patën edhe Mario Morina dhe Erando Karabeci, të cilët rinovuan me klubin. Bulku ishte transferimi i parë i klubit kryeqytetas pas fillimit të merkatos verore të 2014-tës që filloi nga 1 korriku. Ai u bashkua me ekipin menjëherë dhe u vendos nën urdhërat e trajnerit Gugash Magani.[26]

Para fillimit të sezonit, Bulku u zgjodh kapiten i ekipit nga vetë Erando Karabeci i cili ishte kapiteni aktual;[27] Karabeci tha se ja dorëzoi shiritin e kapitenit në shenjë respekti.[27]

Bulku bëri rikthimin e tij me Tiranën më 24 gusht 2014 duke luajtur 90 minuta në fitoren 3–0 kundër Apolonisë në ndeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore.[28] Ai shënoi golin e parë me Tiranën në ndeshjen e tretë të Kategorisë Superiore në barazimin 1–1 në transfertë kundër Vllaznisë, ai e shënoi golin e barazimit në sekondat e fundit të minutës së 18 shtesë.[29]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Pas performancave të tij të mira me Tiranën, Bulku u thirr nga trajneri Sulejman Demollari për të luajtur në miqësoren kundër Andorrës, ku Bulku bëri debutimin e tij duke hyrë së zëvëndësues në minutën e 54të në vend të Altin Rrakllit me Shqipërinë që humbi me rezultatin 2–0,[30] Ai gjithashtu luajti edhe dy ndeshje të tjera dhe pas kësaj nuk bëri asnjë paraqitje për kombëtaren deri në vitin 2007, ku ai u rikthye dhe luajti në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë, ku Shqipëria humbi me rezultatin 1–0. Ai shënoi golin e parë me kombëtaren më 9 shkurt 2011 në humbjen 2–1 kundër Sllovenisë në Qemal Stafa.[31] Në kualifikueset e Kupës së Botës 2014, Bulku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm duke u paraqitur në nëntë nga dhjetë ndeshjet e Grupit E me Shqipërinë që e mbylli në vendin e pestë me 11 pikë. Më 22 mars 2013, në ndeshjen kundër Norvegjisë, Bulku dhuroi assistin e golit të shënuar nga Hamdi Salihi në fitoren historike 1–0 në Oslo.[32][33][34]

Bulku ishte në listën e 24 lojtarëve të thirrur nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2016 kundër Portugalisë,[35] megjithatë ai nuk u aktivizua në këtë ndeshje për shkak dëmtimi me Shqipërinë që fitoi me rezultatin 1–0 falë golit të Bekim Balaj.[36]

Statistikat e karrierës

Redakto

Klubet

Redakto

Burimi: [37][38]

Performanca Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Shqipëri Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
1998–99 Tirana Albanian Superliga 13 0 - - 13 0
1999–00 21 0 2 1 23 1
2000–01 12 0 1 0 - - 13 0
2001–02 22 2 1 0 2 0 25 1
2002–03 22 1 1 1 2 0 25 2
2003–04 24 2 2 0 26 2
2004–05 33 7 1 0 4 0 38 7
2005–06 24 1 1 0 4 0 29 1
2006–07 30 1 1 0 4 0 36 1
Ukrainë Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
2007–08 Kryvbas Premier League Ukrainse 19 0 - - 19 0
2008–09 25 2 - - 25 2
2009–10 14 0 - - 14 0
Kroaci Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
2010–11 Hajduk Split Prva HNL 19 0 4 0 19 0
Azerbajxhan Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
2011–12[20] AZAL Azerbaijan Premier League 22 3 2 0 - - 24 3
Irani Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
2012–13 Sepahan Iran Pro League 21 1 5 1 5 0 31 2
2013–14 26 0 1 0 5 1 32 1
Shqipëri Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
2014–15 Tirana Kategoria Superiore 3 1 0 0 - - 3 1
Gjithsej karriera 349 20 14 2 34 2 397 24

Kombëtarja

Redakto

Burimi: [39]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndsh Gola
2002 3 0
2003–2006 0 0
2007 7 0
2008 6 0
2009 7 0
2010 9 0
2011 7 1
2012 9 0
2013 7 0
2014 0 0
Gjithsej 55 1

Golat me kombëtaren

Redakto
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 9 shkurt 2011 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri  Sllovenia 1–1 1–2 Ndeshje Miqësore

Klubet

Redakto
KF Tirana
Sepahan

Referime

Redakto
  1. ^ "1998–99" (në anglisht). Football Database. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 16 dhjetor 2011.
  2. ^ "1999-00" (në anglisht). Football Database. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 16 dhjetor 2011.
  3. ^ "2000–01" (në anglisht). Football Database. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 16 dhjetor 2011.
  4. ^ "Ligue des Champions" (në anglisht). Football Database. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 16 dhjetor 2011.
  5. ^ "Albanian Supercup encounters" (në anglisht). Football Database. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 16 dhjetor 2011.
  6. ^ "Albanian Superliga 2006–2007" (në anglisht). Football Database. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 16 dhjetor 2011.
  7. ^ "Matches List" (në anglisht). Football Database. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 16 dhjetor 2011.
  8. ^ "Albanian Cup 2006" (në anglisht). RSSSF. 25 gusht 2006. Marrë më 16 dhjetor 2011.
  9. ^ "Kryvbas vs. Metalurh Zaporizhya 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 19 korrik 2008. Marrë më 21 janar 2013.
  10. ^ "Kharkiv vs. Kryvbas 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 22 mars 2009. Marrë më 21 janar 2013.
  11. ^ "Kryvbas vs. Zorya 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 prill 2009. Marrë më 12 shkurt 2010.
  12. ^ "Shakhtar Donetsk vs. Kryvbas 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 18 korrik 2009. Marrë më 12 shkurt 2010.
  13. ^ "Kryvbas vs. Metalurh Zaporizhya 1 – 3" (në anglisht). Soccerway. 18 korrik 2009. Marrë më 17 qershor 2012.
  14. ^ "AEK Athens vs. Hajduk Split 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 16 shtator 2010. Marrë më 17 qershor 2012.
  15. ^ "Rijeka vs. Hajduk Split 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 19 shtator 2010. Marrë më 23 gusht 2014.
  16. ^ "E. BULKU" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2013. Marrë më 17 dhjetor 2013.
  17. ^ "Marin Ljubicic goes to the Ukrainian Tavra and Ervin Bulka in Baku!". Dalmacijanews.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2013. Marrë më 17 dhjetor 2013.
  18. ^ "Simurq vs. AZAL 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2013. Marrë më 17 dhjetor 2013.
  19. ^ "AZAL vs. Neftchi 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 dhjetor 2013.
  20. ^ a b "2011/12 Stats" (PDF) (në azerbajxhanisht). pfl.az. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 tetor 2014. Marrë më 17 janar 2013.
  21. ^ "Zyrtare: Ervin Bulku firmos me Sepahan-in në Iran". aSport.info - Albania Sport. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2013. Marrë më 17 dhjetor 2013.
  22. ^ "Sepahan vs. Fajr Sepasi 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 29 gusht 2012. Marrë më 12 qershor 2014.
  23. ^ "Sepahan vs. Naft Tehran 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 6 prill 2013. Marrë më 11 tetor 2013.
  24. ^ "Ervin Bulku: Tirana mbetet zgjedhja ime e parë në Shqipëri. Do të vendos më 1 korrik". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  25. ^ "Binden Karabeci dhe Bulku, gati firma me bardheblutë". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2014. Marrë më 14 korrik 2014.
  26. ^ "Vijnë firmat e para te bardheblutë, rinovojnë Morina e Karabeci, firmos edhe Ervin Bulku". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2014. Marrë më 17 korrik 2014.
  27. ^ a b "Tirana ndryshon kapiten. Karabeci ia dorëzon shiritin Bulkut në shenjë respekti". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2014.
  28. ^ ""Fluturon" Tirana, gola dhe spektakël ndaj Apolonisë. Magani: S'duhet të shpërdoronim". Panorama Sport. 25 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014.
  29. ^ "Tirana ndalet pas dy fitoresh. Vetëm "X" në Shkodër, Bulku nderon bardheblutë në limit". Panorama Sport. 11 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2014. Marrë më 12 shtator 2014.
  30. ^ "Andorra 2-0 Albania". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 14 korrik 2014.
  31. ^ "Albania vs. Slovenia 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 9 shkurt 2011. Marrë më 14 korrik 2014.
  32. ^ "Norway stunned by Albania" (në anglisht). Eurosport. 22 mars 2013. Marrë më 22 mars 2013.
  33. ^ "Ice-cold Albanians stun 'Drillos'" (në anglisht). News in English. 22 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2013. Marrë më 22 mars 2013.
  34. ^ "Albania beat the freeze in Norway" (në anglisht). UEFA. 22 mars 2013. Marrë më 22 mars 2013.
  35. ^ "De Biazi flet për ndeshjen me Portugalinë - (Në fund trajneri i Kombëtares së Shqipërisë publikoi edhe listën me 24 lojtarë të grumbulluar për këtë takim. Ata janë:) - FSHF.org". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2015. Marrë më 2 shtator 2014.
  36. ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
  37. ^ "Ervin Bulku career data" (në anglisht). Football Data Base. Marrë më 7 shtator 2014.
  38. ^ "Ervin Bulku" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 shtator 2014.
  39. ^ "Ervin Bulku" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 7 shtator 2014.

Lidhje të jashtme

Redakto