[go: up one dir, main page]

DUEL I HESHTUR
Arkivi i filmit
Origjinali Duel i heshtur
Vendi i prodhimit Durrës
Viti i prodhimit 1967
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 82:59
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Dhimitër Anagnosti
Skenari Nasho Jorgaqi
Muzika e filmit Nikolla Zoraqi
Kameramani Petraq Lubonja
Drejtori artistik Teodor Siliqi
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Rikard Ljarja
Ndrek Luca
Reshat Arbana
Bujar Kapexhiu
Aktorët tjerë
Eglantina Kume
Injac Saraçi
Fitim Makashi
Avzi Hoxha


Duel i heshtur është film i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudio "Shqipëria e Re"1967Shqipëri, i frymëzuar nga ngjarja e Heroit të Popullit Spiro Kote.

Regjia: Dhimitër Anagnosti, Skenari: Nasho Jorgaqi, Muzika: Nikolla Zoraqi. Operator: Petraq Lubonja, operator zëri: Asim Raxhimi - Vangjel Leka. Montazhi: Ismail Balla. As/regjizor: Kristo Jorgji, operator i dytë: Faruk Basha, piktor kostumesh: Astrit Tota, piktor grimior: LLukan Bushi, brigadier ndriçimi: Veli Kastrati, n/drejtor: Fuat Saraçi. Drejtor i filmit: Teodor Siliqi.

Konsulent: Dashamir Ohri.

Ekzekuton orkestra simfonike e Radio - Tiranës dhe e kinostudios "Shqipëria e Re", dirigjent: Ferdinand Deda.

interpretojnë

Redakto

Përmbajtja e filmit

Redakto

Ramiut i kërkohet nga një komandë e një flote të huaj, të dëshmojnë kundër qeverisë shqiptare në gjyqin e Hagës, se kanë minuar një rrugë detare, kanalin e Korfuzit. Në kantierin detar është e ankoruar një anije e flotës ushtarake e cila është për rimont. Rahmiu bën planin e largimit në bashkëpunim me Islamin dhe Pepinin, se si ta rrëmbejnë dhe të mund të largohen nga territori shqiptar. Skënderi, një nga marinarët është roje atë ditë, të cilin e gënjejnë me një pretekstin se një anije është në rrezik, dhe e marrin me vete. Ata i shpjegojnë arsyen përse duhet të largoheshin nga Shqipëria dhe kërkojnë që edhe ai të dëshmojë. Qëllimi i tyre dështon teksa ata luftojnë me marinar Skënderin, i cili përleshet me ata dhe arrin ta kthejë anijen përsëri në Shqipëri.

Lidhje të jashtme

Redakto