[go: up one dir, main page]

Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Shtëpia e Brankovikëve (Brankovići / Бранковићи,) është një familje dhe dinasti fisnike mesjetare Serbe.[1] Sipas gjenealogjive të krijuara në gjysmën e parë të shekullit të 15-të familja është, përmes martesave femërore, pasardhese nga dinastia e Nemanjikëve. Familja u bë e njohur gjatë rënies së Perandorisë Serbe . Pronat origjinale të familjes ishin të përqendruara në rajonin e Kosovës. Anëtarët e mëvonshëm të familjes zgjeruan sundimin e tyre mbi të gjitha rajonet e mbetura të papushtuara të Serbisë duke i bërë ata sundimtarët e fundit sovran të shtetit mesjetar Serb. Dinastia sundoi Despotatin Serb nga 1427 deri në 1459 dhe pasardhësit e tyre vazhdojnë të pretendojnë fronin e Despotatit. Disa janë futur në radhët e aristokracisë Hungareze, ndërsa pasardhës të tjerë të dinastisë vazhdojnë të mbajnë tituj kortezie. [2]

Anëtarë të familjes u martuan me shtëpi të tjera fisnike nga vendet fqinje, duke përfshirë fisnikërinë Austriake dhe Hungareze, dhe i dhanë të paktën një grua Sulltanit Osman. Nga shekulli i 17-të, gjaku i Brankoviçit kishte hyrë në Shtëpinë e Habsburgëve, duke siguruar më shumë pasardhës në shtëpitë sunduese të Evropës. Ndër to ishte Maria e Jugosllavisë, gruaja e Aleksandrit I të Jugosllavisë. Me ngjitjen e djalit të saj Pjetri II të Jugosllavisë në vitin 1934, gjaku i Brankovikëve, Lazarevikëve dhe Nemanjikëve u kthye në fronin Serb.

Disa nga anëtarët e familjes ishin:

  • Vuk Brankoviku
  • Gjergj Brankoviku (1427–1456)
  • Lazar Brankoviku (1456–1458)
  • Stefan Brankoviku (1458–1459)
  • Jelena Brankoviku, mbretëresha e fundit e Bosnjës
  • Mara Brankoviku, e bija e Despotit Gjergj, dhe njerka e Mehmetit II 
  1. ^ Spremić 2004.
  2. ^ Božanić 2015.