[go: up one dir, main page]

Behgjet Isa Pacolli (i lindur më 30 gusht 1951 në Marevc, Prishtinë)[1] është politikan dhe sipërmarrës shqiptar nga Kosova, që ka shërbyer si president i tretë i Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ai ka qenë edhe Zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës ne periudhen 2011/2014.[2]

Behgjet Pacolli
President i Dytë i Republikës së Kosovës
Zëvendëskryeminsitër i Parë i Republikës së Kosovës
Në detyrë
9 Shtator 2017 – 3 shkurt 2020
Paraprirë ngaHajredin Kuçi
Pasuar ngaAvdullah Hoti
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
9 Shtator 2017 – 3 shkurt 2020
Paraprirë ngaEnver Hoxhaj
Pasuar ngaGlauk Konjufca
Zëvendëskryeministër i Parë i Repubikës së Kosovës
Në detyrë
15 Prill 2011 – 9 Dhjetor 2014
Paraprirë ngaHajredin Kuçi
Pasuar ngaHashim Thaqi
President i Republikës së Kosovës
Në detyrë
22 Shkurt 2011 – 4 Prill 2011
Paraprirë ngaJakup Krasniqi
Pasuar ngaAtifete Jahjaga
Të dhëna vetjake
U lind më30 Gusht 1951
Marec, Prishtinë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeAleanca Kosova e Re
Bashkëshortja/etMaria Pacolli
Fëmijët6
ArsimimiInsituti i Tregtisë së Jashtme Hamburg
PunësimiPolitikan, Biznismen

Zgjidhet si Deputet i Kuvendit të Kosovës 3 mandate, që nga viti 2007 po ashtu është nënshkrues i Pavarsisë së Republikës së Kosovës me 17.02.2008. Behgjet Pacolli nga viti 2017 e këndej, shërben si Zv.Kryeministër i parë dhe Minister i Puneve të Jashtme[3].

AKR (Aleanca Kosova e Re), Parti, president i së cilës është, në mandatin qeverisës nga 2017, udhëheq me 4 ministri vitale të Qeverisë së Kosovës, Ministrinë e Puneve të Jashtme, atë të Punëve të Brendëshme, të Zhvillimit Ekonomik dhe të Planifikimit dhe Mbrojtjes Hapsinore.

Jeta e hershme dhe shkollimi

Redakto

Behgjet Pacolli ka lindur më 30 gusht 1951, në Marec të Prishtinës.[2]

Shkollën fillore e ka përfunduar në Marec, ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë. Shkollimin superior e ka kryer në HamburgGjermanisë, në Institutin e Tregtisë së Jashtme, për të vazhduar me specializimin në drejtimin Marketing dhe Manaxhment në Institutin Mösinger Zurich (1980-1982).[4]

Behgjet Pacolli flet disa gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rusisht, spanjollisht, serbokroatisht, etj. Ai është i biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijë, i martuar me znj. Masha Pacolli. Ai është prind i gjashtë fëmijëve: tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit).

Karriera drejt majave të suksesit në biznes

Redakto

Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1973, ai kethehet në Kosovë për t'u punësuar si Korrespondent për gjuhë të huaja pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan. Ai aty, poashtu ushtron detyren e zëvendësdrejtorit për zhvillim deri në vitin 1975 nga ku është larguar, edhe një herë nga Kosova drejt Perëndimit dhe zhvillimit të karrierës.[5]

Nga viti 1976 deri në vitin 1980 Behgjet Pacolli ka mbajtur pozicione të rëndësishme manaxheriale nëpër disa kompani;[6]

Drejtor Komercial për vendët e lindjës në kompaninë Peter Zimmer, Kufstein, Austri, dhe pastaj Drejtor Komercial, në kompaninë Interplastica Engineering, në Morbio InferioreZvicër.

Pas sukseseve si drejtor komercial në kompaninë Interplastica, ai emërohet drejtor gjeneral i saj. Sukseset e Behgjet Pacollit si Menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie ishin evidente. Gjatë periudhës 10-vjeçare si udhëheqës i kompanisë Interplastica, ai arrin që të dhjetëfishojë xhiron vjetore të kompanisë. Kështu Interplastica shndërrohet në një gjigant të inxhinieringut, duke arritur xhiron miliardëshe në fillimin e viteve '90.

Pas disa situatave të krijuara, z.Pacolli dorëhiqet (me miratimin e dyanshëm me pronarin e Interplasticës) dhe në vjeshtën e vitit 1990 themelon kompaninë e tij Mabetex Project Engineering, në LuganoZvicrës. Shkathtësitë menaxheriale të Pacollit dhe përvoja e mjaftueshme e përfituar gjatë viteve të mëhershme në menaxhim, i mundësuan Mabetexit rritje të shpejtë dhe shumë kualitative.[7]

Fillimi i Suksesit të Mabetex

Redakto

Projektet në Rusi

Redakto

Duke aplikuar praktikat profesionale në biznes, me karizmën dhe sensin e jashtëzakonshëm në menaxhim, Mabetex arriti që të implementojë shumë kontrata të rëndësishme, duke siguruar xhiro miliardëshe vetëm tri vite pas themelimit.

Në fakt, Mabetex, falë shkathtësive menaxheriale, urtesise dhe sjelljeve dinjitoze me rrethin, metodologjisë e profesionalizmit, arriti që të marrë përsipër implementimin e projekteve shumë të rëndësishme si: Shtëpia e Bardhë ne Moske, ose Parlamenti i Federatës Ruse, infrastrukturën komplete parlamentare të Rusisë, dhomën e lartë ( Këshillin federal të Rusisë) dhe Dhomën e ulët (Dumën) Ruse, Rezidencave shtetërore të Rusisë, duke filluar nga perëndimi deri në lindjen e largët dhe nga veriu deri në Detin e Zi.[5]

Çdo kontratë Mabetexi e kreu me seriozitet shumë të madh, në kohë të paraparë, pa asnjë vonesë dhe në nivel të lartë të kualitetit. Me projektet e Mabetexit Rusisë iu kthy shkëlqimi i periudhës perandorake. Kjo u vlerësua shumë lart nga autoritetet shtetërore ruse dhe nga vizitorët e shumtë që vinin nga lindja dhe perëndimi. Të gjitha këto vlerësime, për kualitetin dhe përpikshmërinë e lartë, shërbyen që t'i lartësonin emrin Mabetexit dhe t'i hapin rrugë në projektimin dhe implementimin e projektit historik; Rikonstruktimi i të gjitha ndërtesave në brendësinë e mureve të Kremlinit, që përfshin Rezidencën e Presidentit të Federatës Ruse, zyrat e presidentit dhe administratës së tij, me të gjitha objektet tjera përcjellëse. Besimin e dhënë nëpërmjet kësaj kontrate, Mabetexi e dëshmoi me kohë të shkurtër të përfundimit të punimeve dhe me kualitet të lartë, që Kremlinin e kthen në identitetin e mëhershëm si një prej 8 mrekullive të arkitekturës botërore. Për këtë shkëlqim që iu rikthye këtij kompleksi ndërtesash të shekullit të 17-të, filloi edhe interesimi intensiv i UNESCO-s. Për këtë punë madhështore të kryer nga Mabetex, nga presidenti Boris Jelcin, Behgjet Pacolli u nderua me urdhrin më të lartë që shteti rus i jep një personaliteti të huaj, "Laureatin shtetëror për Arkitekturë dhe Art". Mabetex ka ndërtuar gjithashtu edhe hotelin e parë luksoz në epokën postkomuniste të Rusisë, Swiss Diamond Hotel Moscow, me vonë i quajtur “Zolotoj Kolco” ose “Golden Ring”.

Mabetex gjithashtu ka ndërtuar hotelin rezidencial shtetëror Vatutinski dhe Borovoje, shumë rezidenca, aeroporte, qendra administrative e bankare, teatro dhe infrastrukturë industriale.

 
Grupi i Pacolliës është i njohur për rinovimin e Kremlinit, me buzë në fletë ari dhe me materiale të tjera ekstravagante.[8]

Gjatë periudhës postkomuniste në Rusi, presidenti rus, Boris Jelcin, kishte kundërshtarë të fuqishëm politikë komunistë, të cilët me çdo kusht kërkonin rrëzimin e tij. Kështu, lufta politike kundër Jelcinit kulmoi në vitin 1998, kur prokurori i përgjithshëm i Rusisë, Yuri Skuratov, hapi nje hetim kundër Mabetex. Ky hetim më vonë përfundoi me mungesë provash dhe në vitin 2000 Pacolli hodhi në gjyq Skuratovin për shpifje dhe dëmtim të imazhit kundrejt tij. Ai fitoi rastin, ndërsa Skuratov u detyrua të paguante 1 milion rubla për dëmet e shkaktuara kundrejt Z. Pacolli.[5] Mabetex njihet si njëra ndër kompanitë që ka ndërtuar një numër të madh spitalesh, nga kryeqyteti Moskë deri në lindjen e largët. Në Yakutsk, Mabetex-i ndërtoi qendrën spitalore më të madhe në Rusi, qendrën administrative të qytetit, ndërtesën e Komitetit të gurëve të çmueshëm (Diamanteve), Universitete, Teatro, Qendra tregtare, një numër të madh Fabrikash të ndryshme, dhe një prej Qendrave më të mëdha për pastrimin e ujërave të ndotura dhe projekte të tjera për mbrojtjen e ambientit.[9]

Kazakistani

Redakto

Pas sukseseve të jashtëzakonshme në përfundimin e suksesshëm dhe në afat rekord të projekteve në Rusi, Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, i cili kishte planifikuar transformimin e kryeqytetit të shtetit të tij, nga Almaty në Akmola (më vonë i riemëruar si Astana) fton Behgjet Pacollin[10] dhe Mabetexin e tij që të marrë pjesë në projektimin dhe implementimin e projekteve ndërtimore të kryeqytetit të ri.

Në fakt, Mabetexi, në kohë rekord, ndërton infrastrukturën fillestare (1996-1997) dhe mundëson transformimin e kryeqytetit nga AlmatyAstana me 10 tetor 1997.[11]

Astana sot është një prej qyteteve më moderne dhe më funksionale në botë. Kontributi i Mabetexit këtu është jashtëzakonisht i madh dhe vlen të përmendet se Mabetex, i udhëhequr nga Behgjet Pacolli, projektoi dhe ndërtoi objektet më vitale në qytet si:

Gjithashtu, Mabetex ndërtoi edhe shumë objekte kulturore si:

Astana, Mabetex gjithashtu ndërtoi tri fazat e aeroportit ndërkombëtar, duke i dhënë qytetit një prej aeroporteve më funksionale dhe moderne.[7] Në vitet 2014-2017, Mabetexi pati privilegjin të projektojë dhe të implementojë pjesën më të madhe të punëve të Expo 2017, e cila u përurua në mënyrë madhështore me 10 qershor 2017.[7] Mabetexi në Kazakistan, në partneritet me strukturat vendore, vazhdon edhe sot e kësaj dite të japë kontributin e vet profesional në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës moderne të Kazakistanit.

Azia Qendrore

Redakto

Mabetexi operon edhe në shtetet e tjera të Azisë Qendrore, si në Uzbekistan, shtet në të cilin Mabetex ndërtoi shumë objekte, duke filluar nga City Hall, e deri te objektet e tjera administrative, rezidenciale e bankare.

Mabetex vazhdon edhe sot të jetë prezente në këtë rajon si njëra ndër kompanitë më të njohura globale.

Mabetex Kosova

Redakto

Dëshira e madhe për t'i kontribuar vendlindjes së tij (e cila në atë kohë përveçse e okupuar, ishte edhe në situatë kritike të varfërisë), e shtyti Behgjet Pacollin që në vitet '90 fuqinë punëtore dhe inxhinierike ta angazhojë në mënyrë ekskluzive nga Kosova.

Kështu, në implementimin e projekteve të Mabetexit nëpër botë, gjatë periudhës 1991-2000 çdo vit u angazhuan nga 4000 deri 5000 persona nga Kosova, duke e ndihmuar mjaft zbutjen e situatës së vështirë sociale. Pas përfundimit të luftës, z.Behgjet Pacolli vendosi që Mabetexi të faktorizohet edhe drejtpërdrejt në Kosovë, duke kryer investime të mëdha me qëllim përmirësimin e standartit jetësor të qytetarëve dhe forcimin e ekonomisë së vendit. Vitet e para të mileniumit të tretë e karakterizuan operimin e Mabetexit në çdo lëmi, për të krijuar infrastrukturë ekonomike dhe për të kthyer kulturën e ekonomisë moderne. Kështu Grupi i Mabetexit kreu investime shumë milionëshe duke ngritur fabrika moderne që edhe sot funksionojnë si pjesë e ekonomisë globale.

 
Brendësia e La Fenicës në vitin 2007

Përveç fabrikave të shumta, Grupi i Mabetex ka ngritur edhe infrastrukturë bankare, të sigurimeve, projektuese, spitalore, etj. Në Prishtinë, Grupi i Mabetex ka ngritur hotelin e parë luksoz, që edhe sot njihet si hoteli më i mirë në Evropën Juglindore.[12] Këto dhe shumë e shumë investime të tjera të Grupit Mabetex në Kosovë gjenerojnë punësimin e mbi 4500 personave. Karakteristikë e fabrikave të grupit të Mabetexit është kualiteti i lartë i prodhimit, kultura në punë, dhe saktësia e përpiktë e respektimit të afatave. Këto kritere e bëjnë Grupin e Mabetexit si eksportuesin më të madh në Kosovë.

Shtrirja e Mabetexit nëpër botë

Redakto

Mabetex, i ndërtuar dhe zhvilluar nga vizioni dhe profesionalizmi i Behgjet Pacollit, sot është kompani globale e shtrirë në mbi 18 vende, në 5 kontinente të botës me një numër rreth 14 mijë të të punësuarve.[5] Mabetex[7] konsiderohet si firmë globale në veprimtarinë e vet.

Pikërisht 25 vjet pas themelimit të Mabetex, sipas renditjes së Forbes 2016, me arritjet e tij biznesore, Behgjet Pacolli radhitet si miliarderi i vetëm i rajonit.[13][14]

Karriera Politike

Redakto

Lobimi për Pavarësinë e Kosovës në Uashington dhe themelimi i AKR-së

Redakto

Pas një jete dhe karriere të bujshme në botën e biznesit larg Kosovës, z. Behgjet Pacolli, që nga viti 2000, i është përkushtuar me shumë vullnet punës për përmirësimin e jetesës në vendlindjen e tij. Shumë nga potenciali i tij u vu në interes të Kosovës, duke lobuar në Bruksel dhe Uashington, me kompaninë e tij lobuese "The New Kosovo Alliance" (Aleanca Kosova e Re), kompani kjo e krijuar ekskluzivisht për të lobuar për krijimin e shtetit të Kosovës. Në këtë rrugëtim, B.Pacolli ka bashkëpunuar me shumë figura të rëndësishme të politikës botërore e sidomos të asaj amerikane, siç janë: Frank Carlucci, Morton Abramovitz, S. Waterman, Zbigniew Brzezinski, Janusz Bugajski, Henry Kissinger, e shumë të tjerë.

Për katër vite ai ishte edhe anëtar i bordit të organizatës CSIS, në komitetin që udhëhiqej nga Henry Kissinger.

Nga aty B.Pacolli arriti që të hapë çdo derë që duhej hapur për të ardhur deri te krijimi i kushteve për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur. Misioni lobues i Kosova New Allience, nga Pacolli dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate u konsiderua i përmbushur në momentin kur presidenti Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor të vitit 2007, deklaroi se "Kosova duhet të jetë shtet, Republikë e pavarur, tani".

Nga ky moment, z. Behgjet Pacolli u kthye në Kosovë. Me insistimin e disa miqve të tij, kompania e deriatëhershme lobuese, Aleanca Kosova e Re (AKR) ndryshon funksionin e saj dhe shëndërrohet në parti politike.

Në zgjedhjet e vitit 2007, AKR bëhet partia e tretë dhe udhëheq opozitën parlamentare në Kosovë, duke dhënë një kontribut të madh në shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur më 17 shkurt 2008. Gjatë kësaj periudhe, edhe pse në opozitë, Behgjet Pacolli vazhdoi të japë kontributin e tij në arritjen e njohjeve ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës.[15][16]

Presidenca 2011

Redakto

Në vitin 2011 z. Behgjet Pacolli zgjidhet President i 3-të Republikës së Kosovës.[17]

Menjëherë pas betimit si President i Republikës, Behgjet Pacolli filloi një aktivitet tepër dinamik në krye të shtetit.

 
Vula e Presidentit të Kosovës

Pacolli zhvilloi dy vizita shtetërore si president i Kosovës, në Shqipëri dhe Maqedoni.[18] Gjatë kësaj periudhe ai lançoi idenë e krijimit të Commonwealth-it ballkanik, si strategji të unifikimit të një tregut të përbashkët ekonomik që do të nxiste zhvillimin ekonomik në këto vende. Ai tërhiqet nga ky post për shkak të “gabimeve” të qëllimshme në procedurën e zgjedhjes, të cilat u shkaktuan nga kryeparlamentari I atëhershëm i Kosovës, i cili në mënyrë absolute pretendonte po ashtu postin e presidentit. Ai kishte lejuar ato leshime siperfaqesore gjatë zgjedhjes që me vonë krijuan një precedent për një vendim po ashtu absurd të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se zhgjedhja e B.Pacollit duhet të përsëritet edhe një herë. Ky vendim u kundërshtua fuqishëm si absurd nga anëtarët ndërkombëtarë të kësaj gjykate (Robert Carolan, gjyqtar kushtetus, Almiro Rodrigues, gjyqtar kushtetus)[19], por u miratua nga gjykatësit area, të cilët, siç u konstatua më vonë, ishin të ndikuar nga Kryetari i kesaj gjykate që ishte pozicionuar kundër z. Behgjet Pacolli. Përkundër faktit që z. Behgjet Pacolli mund të vazhdonte të ushtronte detyrën e presidentit, ai u tërhoq në mënyrë arbitrare, duke mos shkaktuar asnjë zonë insitucionale.

Zëvendëskryeministër i Parë i Kosovës 2011-2014

Redakto

Pas tërheqjes nga posti i presidentit, me qëllim evitimin e bllokadës institucionale në një periudhë të rëndësishme për vendin, z. Behgjet Pacolli vendosi që të vazhdojë bashkëqeverisjen dhe mori postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës.[20] Gjatë kësaj periudhe, z. Behgjet Pacolli udhëhoqi suksesshëm fushatën lobuese për njohjet dhe faktorizimin e Kosovës si shtet në arenën ndërkombëtare, duke zhvilluar takime me më shumë se 100 presidentë, kryeministra, ose mbretër nga shtete të ndryshme të botës.[21][20] Përkundër faktit që kundërfushata e shtetit serb ndaj Kosovës dhe zotit Behgjet Pacolli ishte e jashtëzakonshme, gjatë kësaj periudhe Kosova arriti të tejkalojë numrin e pritshëm të 110 njohjeve nga mbarë bota. Behgjet Pacolli vazhdon të udhëheqë Aleancën Kosova e Re, duke patur si mision të vetëm zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe veçanërisht perspektivës së rinisë.

Qe nga viti 2017, Z. Behgjet Pacolli sherben si zv. Kryeministri i parë dhe si Minister i Punëve të jashme i Republikes se Kosoves.[21]

Aktivitetet humanitare dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli”

Redakto
 
Pacolli është gjithashtu i njohur ndërkombëtarisht për punën e tij për lirimin e pengjeve të OKB-së që po mbaheshin në Afganistan.
 
Mabetex duke përdorur strukturën e vet dhe me ndihmën e punonjësve të saj, dërgoi shumë ton mallra të ndihmës së parë në kampet e refugjatëve në Shqipëri; ndihmoi institucionet e tjera në Itali dhe Zvicër për të dërguar mallra duke përdorur kamionët e Mabetex.[22]

Përgjatë karrierës së suksesshme në biznesin global, Behgjet Pacolli zhvillon edhe një aktivitet të jashtëzakonshëm filantropik. Nëpërmjet fondacionit që mban emrin e tij, Behgjet Pacolli stimulon arsimimin e të rinjve nëpër shkolla elitare, ndihmon të varfrit, ndërton shkolla, spitale, mbështet sportin, kulturën, etj. Behgjet Pacolli disa herë ka qenë edhe i përfshirë direkt në lirimin e pengjeve në Afganistan dhe në shtetet e tjera në konflikt.[23] Nga fondacioni “Behgjet Pacolli Arkivuar 21 mars 2018 tek Wayback Machine”, vetëm në Kosovë, në formë donacionesh, ndihmash dhe mbështetje të tjera financiare, janë dhënë deri më tani mbi 20 milion euro.

Aktivitetet e Fondacionit "Behgjet Pacolli" janë:

  • Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu.[24]
  • Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve “Bambini Di Sakha”.[25]
  • 1993 – Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha.[26]
  • 1999 – Në bashkëpunim me Fondacionin “Insieme per la pace” dhe zonjën Fanfani, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad, për të dëbuarit nga Kosova.
  • Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale.[27][28][29]
  • Themelues i Fondacionit Ibrahim Kodra, Lugano.[30]
  • 2000-2004 – Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj.[31]
  • 2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në PenuhëPodujevës.
  • 2004 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i pengjeve në Afganistan (pas një qëndrimi trejavor me sukses arrin të lirojë tri pengjet, punëtorë të OKB-së, Shqipe Hebibit, Annete Flaninghan dhe Angjilito Najan.
  • 2006 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan, Gabrielle Torsello.[32]
  • 2006 Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë (bursa studimore, asistencë sociale për njerëzit në nevojë, ndërtimi i shtëpive për skamnorët dhe kontribute tjera në jetën sociale dhe kulturore).[33]
  • 2007 – Kontribut në ndërmjetësimin dhe lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan.
  • 2007 Projektues, sponsor dhe financues i gjithë infrastrukturës së Universitetit Amerikan në Kosovë AUK.[34]
  • 2008-2011 Lobim permanent për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.[35]
  • 2008 Financues i projektit të rindërtimit dhe restaurimit të xhamisë së Llapit në Prishtinë (objekt në kuadër të trashëgimisë kulturore të Kosovës).
  • 2009 Financues i ndërtimit e zgjerimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.[36]
  • 2012 Lirimi i Pilotit James Berisha i marrë peng në Eritrea. Angazhime intensive për lirimin e gazetarit Dawit Isaak nga Suedia, i arrestuar nga autoritetet në Eritrea që nga viti 2001.
  • Sponsorizues i sportit dhe kulturës në Kosovë.
  • Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimoreve dhe shtëpive për familjet skamnore (në vazhdim e sipër).[37]
  • Asistencë në dërgimin për shërim jashtë vendit të dhjetëra pacientëve në vit (në vazhdim e sipër).[38]
  • Asistencë sociale invalidëve dhe personave në nevojë (pagë mujore), (në vazhdim e sipër).[39]
  • Veprimi dhe angazhimi politik.
  • Promovues dhe Themelues.
  • 1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e Kosovës, Prishtinë.[40]
  • 2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano.
  • 2004 Themelues i SEED, Fondacioni për Zhvillim Ekonomik të Evropës Juglindore, Uashington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës).[41]
  • 2005 Themelues i organizatës New Kosova Alliance, Uashington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007).
  • 2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend).
  • Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Uashington (2005-2007), Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger.[42]
  • 2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusit politik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.
  • 2011 Themelues dhe President i Lëvizjes për Unionin ekonomik shqiptar.[43]
  • 2011 President i Republikës së Kosovës.[44]
  • 2011-2014 Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.[45]
  • 2012 Themelues i Lëvizjes për Unionin Ekonomik Shqiptar, së bashku me ish-Presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, Rektorë Universitetesh, personalitete të shquara nga gjithë hapësira shqiptare.[46]

Vlerësime dhe Dekorata

Redakto
  • Dekoratat e TMK;[47]
  • Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);[48]
  • Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
  • Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;
  • Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit Armand Hammer që e merr këtë dekoratë;
  • Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
  • Konsull nderi global i Liberisë (2002-2007);
  • Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);[49]
  • Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano Pavarotti, Helmut Kohl, Nënë Tereza e Kalkutës, Kofi Annan, Bill Gates, etj;
  • Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;
  • Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.
  • Qytetar nderi i qytetit të Lezhës – Shqipëri
  • Titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës
  • Titulli Doktor Honoris Causa në Ekonomi Universiteti Ismail Qemali Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine, Shqipëri, 2018
  • Nderohet me “Çelësin e Tiranës”[50]
  • Qytetar nderi i Korçës-Shqipëri
  • Laureat i Gusi Peace Prize International – Manila[51]
  • Qytetar nderi i Baton Rouge, Shteti I Luizianës, SHBA
  • Medalje nderi i Kryetarit te Community College ne Baton Rouge, Luiziana
  • Çelësi i qytetit të New Orleans, Shteti i Luizianës
  • Nderohet me çimin special të Lidership-it 2014 nga Universiteti Ndërkombëtar POLIS, Çmimi i dhënë vlerson kontributin në politikën zhvillimore, në paqësimin e politikës kosovare, për idetë në krijimin e Unionit ekonomik kombëtar dhe kontributin humanitar.
  • Presidenti Nishani vlerëson Behgjet Pacollin me Dekoratën “Nderi i Kombit” (2015)[52]
  • Mirënjohja e qytetit të Tiranës” i jepet z. Behgjet Pacolli nga kryetari bashkisë Lulëzim Basha (2015)[53]

Publikimet

Redakto

Publikime të ndryshme nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore;

Themelues dhe botues i revistës “Albanica”.

2004 Themelues i gazetës ditore “Lajm

2010 Autor i librit autobiografik “Nga Sfida në Sfidë" Jeta Behgjet Pacolli.[54]

2014 Autor i përmbledhjes me studime, artikuj mbi hapësirën mbarëkombëtare zhvillimore në fushën ekonomike, financiare, etj., “Bashkimi fillon nga ekonomia”.[55]

2014 Autor i librit dokumentar “Të lobosh për Kosovën“ libri është një përmbledhje dokumentesh, artikujsh, përjetimesh, dhe komentesh mbi lobimin per njohjen e Kosoves.[1] Arkivuar 16 shtator 2017 tek Wayback Machine

Bashkëautor me Znj.Mimoza Thaqin,i librit“15 Parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”.[56]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Thaqi, M. (2017). 15 Parimet e suksesit sipas Behxhet Pacollit. Prishtinë: Albanika. fq.5.ISBN978-9951-8735-7-4
  2. ^ a b "Biografia | Behgjet Pacolli". www.behgjetpacolli.com. Marrë më 2022-12-29.
  3. ^ "Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës". MPJD | MFAD (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-29.
  4. ^ "TRT BALKAN ALBANIAN". albanian.trtbalkan.com. Marrë më 2022-12-29.
  5. ^ a b c d "Ndërmarrësia | Behgjet Pacolli". www.behgjetpacolli.com. Marrë më 2022-12-29.
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2017. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ a b c d e f g "Mabetex Group - Global engineering and construction corporation". Mabetex (në anglisht). Marrë më 2022-12-29.
  8. ^ Jack, Andrew (2005-12-15). Inside Putin's Russia: Can There Be Reform without Democracy? (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-803960-0.
  9. ^ "Mabetex Group - Global engineering and construction corporation". Mabetex (në anglisht). Marrë më 2022-12-29.
  10. ^ "Ballina | Behgjet Pacolli". www.behgjetpacolli.com. Marrë më 2022-12-29.
  11. ^ "Kazakistani, vendi mes stepës dhe pushtetit të kultit të "Nazarbayevit"". TopLajm. 2010-10-21. Marrë më 2022-12-29.
  12. ^ "Official site Swiss Diamond Hotel Prishtina in Kosovo | Book now". www.sdhprishtina.com (në anglisht). Marrë më 2022-12-29.
  13. ^ "Mabetex Group feston 25 vjetorin e themelimit të kompanisë". Telegrafi. 2016-12-20. Marrë më 2022-12-29.
  14. ^ "Sydney's New $6 Billion Gem Expects Twice as Many Tourists as the Opera House". Bloomberg.com (në anglisht). 2018-02-20. Marrë më 2022-12-29.
  15. ^ BIRN (2009-05-13). "Pacolli Lobbies for Kosovo in Africa". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-29.
  16. ^ "Kosovo: Interview with Behgjet Pacolli - WINNE - World Investment News". www.winne.com (në anglisht). Marrë më 2022-12-29.
  17. ^ SADRIU, VJOSA OSMANI. "Behgjet Pacolli elected as new President of the Republic of Kosovo". President of the Republic of Kosovo - DR. VJOSA OSMANI - SADRIU (në anglisht). Marrë më 2022-12-29.
  18. ^ SADRIU, DR VJOSA OSMANI. "President Behgjet Pacolli meets the Deputy Prime Minister of Macedonia Vasko Naumovski". President of the Republic of Kosovo - DR. VJOSA OSMANI - SADRIU (në anglisht). Marrë më 2022-12-29.
  19. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 mars 2016. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  20. ^ a b "Kryeministri". Zyra e Kryeministrit. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2023. Marrë më 2022-12-29.
  21. ^ a b "Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës". MPJD | MFAD (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-29.
  22. ^ https://books.google.com/books?id=d1q1q8SL5-UC&lpg=PA82&ots=6cIGQABdSp&dq=mabetex%20yakutia&hl=en&pg=PA82#v=onepage&q&f=false
  23. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2018. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  24. ^ SADRIU, VJOSA OSMANI. "Behxhet Pacolli". President of the Republic of Kosovo - DR. VJOSA OSMANI - SADRIU (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2022. Marrë më 2022-12-29.
  25. ^ SADRIU, VJOSA OSMANI. "Biography". President of the Republic of Kosovo - DR. VJOSA OSMANI - SADRIU (në anglisht). Marrë më 2022-12-29.
  26. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2017. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  27. ^ "Fondacioni "Behgjet Pacolli" me donacion për spitalin e Gjilanit - Fondacioni Behgjet Pacolli" (në anglishte amerikane). 2021-12-10. Marrë më 2022-12-29.[lidhje e vdekur]
  28. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2021. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  29. ^ "Fondacioni "Behgjet Pacolli" me donacion për spitalin e Pejës - Fondacioni Behgjet Pacolli" (në anglishte amerikane). 2021-12-10. Marrë më 2022-12-29.[lidhje e vdekur]
  30. ^ "Fondazione per i ragazzi del mondo di Ibrahim Kodra". www.fondazioneibrahimkodra.org (në italisht). Marrë më 2022-12-29.
  31. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2018. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  32. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2017. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  33. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  34. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2017. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  35. ^ https://archive.today/20130117131549/http://www.balkaninsight.com/en/article/pacolli-lobbies-for-kosovo-in-africa
  36. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2021. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  37. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2021. Marrë më 22 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  38. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2021. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  39. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2017. Marrë më 22 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  40. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2021. Marrë më 22 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  41. ^ Thursday; October 5; Pm, 2006 9:00 Am-5:30. "Economic Cooperation and Investment Opportunities in Southeast Europe". www.csis.org (në anglisht). Marrë më 2022-12-29.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  42. ^ "- Arkiva - KosovaPress". old.kosovapress.com. Marrë më 2022-12-29.
  43. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2017. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  44. ^ SADRIU, VJOSA OSMANI. "Behxhet Pacolli". Presidente e Republikës së Kosovës - DR. VJOSA OSMANI - SADRIU. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2021. Marrë më 2022-12-29.
  45. ^ "Kryeministri". Zyra e Kryeministrit. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2023. Marrë më 2022-12-29.
  46. ^ ""Unioni Ekonomik Shqiptar": Si do të bëhet bashkimi i tregjeve?". Telegrafi. 2012-12-29. Marrë më 2022-12-29.
  47. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2018. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  48. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2018. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  49. ^ "Kosovo Peace Council Inaugurated - Universal Peace Federation". www.upf.org. Marrë më 2022-12-29.
  50. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2015. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  51. ^ Former President Behgjet Pacolli (KOSOVO) receives Gusi Peace Prize 2011, marrë më 2022-12-29
  52. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2016. Marrë më 22 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  53. ^ Lulzim Basha: Behgjet Pacolli është një mik i përhershëm i Tiranës, marrë më 2022-12-29
  54. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2017. Marrë më 21 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  55. ^ "Pacolli: Bashkimi yne, fillon nga ekonomia - Arkiva Shqiptare e Lajmeve". www.arkivalajmeve.com. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 2022-12-29.
  56. ^ "Librat | Behgjet Pacolli". behgjetpacolli.com. Marrë më 2022-12-29.
  57. ^ http://www.mfa-ks.net/?page=1,8
  58. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2018. Marrë më 22 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
Ibrahim Rugova ·Fatmir Sejdiu ·Behgjet Pacolli ·Atifete Jahjaga
Kabinetet:



Parardhësi 
Jakup Krasniqi
President i Kosovës
2011
Pasardhësi 
Atifete Jahjaga
Parardhësi 
Hajredin Kuçi
Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës
2011–2014
Pasardhësi 
Hashim Thaçi
Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës
2017–present
Në Detyrë
Parardhësi 
Emanuel Demaj
Acting
Minister i Punëve të Jashtme
2017–present