[go: up one dir, main page]

Bajram Shatri (1946, Tomoc) është mësimdhënës, veprimtar i arsimit dhe botues kosovarë.[1]

Biografia

Redakto

Bajram Shatri lindi në fshatin Tomoc, Komuna e Istogut, shkollën fillore e kreu në Gurakoc, Gjimnazin në Mitrovicë, ndërsa studimet në degën e pedagogjisë të Fakultetit Filozofik në Prishtinë. Fillimisht punoi si mësues në Zallç (Istog) dhe në Sibofc (Kastriot), pastaj mësimdhënës në shkollën ekonomike dhe në Normalen e Mitrovicës. Më pas ishte pedagog në shkollën fillore "Emin Duraku" në Prishtinë, si dhe koordinator në Bashkësinë Vetëqeverisëse të Interesit të Arsimit dhe Edukimit. Ishte njëri nga themeluesit dhe sekretar i Këshillit për Vetëfinancimin e Arsimit (1991), si dhe sekretar i Këshillit të Financimit të Kosovës (1992-1995). Ndërkohë, punoi si këshilltar në Entin Pedagogjik të Kosovës, në trupën ministrore të arsimit në Kosovë dhe ishte anëtar i senatit të Universitetit të Prishtinës. Prej vitit 1997 punon në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore (Shtëpia Botuese "Libri shkollor"), fillimisht si kryeredaktor, ndërsa që nga viti 1999 drejtor i saj. Është autor ose bashkautor i një sërë tekstesh mësimore. Fusha e interesimit të tij është historia e arsimit në Kosovë. Është edhe autor i disa veprave nga fusha e arsimit dhe historisë së arsimit në Kosovë.[2]

Publikimet

Redakto
  • "Arsimi fillor në Kosovë në shekullin XX" (2006),[3]
  • "Arsimi shqip në Kosovë 1990-1999" (2010), :
  • "Shifra dhe fakte për arsimin e Kosovës" (2000, bashkëautor),
  • "Universiteti i Prishtinës 1970-2005" (2005, bashkëautor),
  • "Këshilli Qëndror i Financimit i Kosovës" (2007, bashkëautor).

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1574. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=355843
  3. ^ Shatri, Bajram (2006). Arsimi fillor në Kosovë në shekullin XX (Sfida, dëshmi, fakte). Prishtinë: Shtëpia Botuese Libri Shkollor.