[go: up one dir, main page]

Jump to content

Plutarku

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Plutarku (46 pas Krishtit - 120 pas Krishtit) është historian dhe filozof grek, moralist i shquar dhe një nga njerëzit më të ditur të kohës së tij.

Thënie

[Redakto]
  • Mendja nuk është një enë që duhet mbushur, por një zjarr që duhet mbajtur gjallë.
  • Nuk kam nevojë për një mik që ndryshon kur unë ndryshoj, dhe pohon me kokë kur unë pohoj me kokë; hija ime e bën shumë më mirë këtë gjë.
  • Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm.
  • Po të mos ishte Aleksandri, do të doja të isha Diogjeni.
  • Fuqia e burrit nuk është të mos bëjë gabime; prej gabimeve, të mirët dhe të mençurit fitojnë urtësi për të ardhmen.
  • Te fjalët mund të shohësh gjendjen mendore, karakterin dhe disponueshmërinë e atij që po flet.
  • Është vërtet gjë e mirë që të kesh prejardhjen e duhur, por sido që të jetë, lavdia është e paraardhësve tanë.
  • Burimi dhe rrënjët e ndershmërisë dhe virtytit qëndrojnë tek edukimi.
  • Mos i fol për lumturinë tënde, dikujt që është më pak fatlum se ti.
  • Duhet të dish si të dëgjosh. Kështu do të përfitosh edhe prej atyre që flasin keq.
  • Heshtja në momentin e duhur është mençuri dhe është më e mirë sesa çdo fjalim.
  • Ata që synojnë të bëjnë gjëra të mëdha, duhet që edhe të vuajnë shumë.
  • Një mungesë ekuilibri mes të pasurve dhe të varfërve, është e meta më e madhe e të gjithë republikave.
  • Fati udhëheq atë që e ndjek dhe e tërheq zvarrë atë që i reziston.
  • Shumë pak vese janë më se të mjaftueshme për të errësuar shumë virtyte.
  • Të gjithë burrat, kur janë zgjuar, janë në një botë të përbashkët; por gjithsecili prej tyre, në gjumë, është në botën e tij.
  • Kuraja qëndron në qendër, mes burracakërisë dhe vrazhdësisë. E para është kurajë e mangët, e dyta është kurajë e tepërt.
  • Unë më parë do të shkëlqeja në dijeni të asaj që është e shkëlqyer, sesa në shtrirjen e pushtetit tim dhe pasurinë.
  • Le të vëzhgojmë me kujdes cilësitë e mira ku armiqtë tanë shquhen ndaj nesh dhe të përpiqemi t'ua kalojmë, duke shmangur atë që është e gabuar dhe duke imituar atë që është e shkëlqyer tek ata.
  • Mjekësia, për të prodhuar shëndet, duhet të shqyrtojë sëmundjet dhe muzika, për të krijuar harmoni, duhet të hetojë çakorde.
  • Zakonet morale, të shtyra nga praktikat publike, janë shumë më të shpejta për të marrë rrugën e tyre në jetën e njerëzve privatë, se sa të metat dhe gabimet e individëve që janë duke e infektuar qytetin në përgjithësi.
  • Mos e fajëso, as mos e lavdëro veten.
  • Asgjë nuk është e vështirë ta drejtosh sa një njeri në prosperitet, asgjë më e lehtë të menaxhohet sa një njeri që është në fatkeqësi.
  • Piktura është poezi e heshtur dhe poezia është pikturë që flet.
  • Këmbëngulja është më mbizotëruese se dhuna; dhe mund shumë gjëra, të cilat nuk mund të tejkalohen kur janë së bashku, dorëzohen kur merren pak nga pak.
  • Neglizhimi i së mirës nuk është më pak i dënueshëm se kryerja e së keqes.

Thënie për të

[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht

[Redakto]

Referimet

[Redakto]

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: