[go: up one dir, main page]

Jump to content

Peja

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pejë)
Peja
Пећ
Peć
Nga lart (nga e majta në të djathtë) Qendra e Pejës, Kulla e Zenel Begut, Gryka e Rugovës, Muzeu Etnologjik, Pazari i Vjetër, Lumi Bistrica, Patriarkati i Pejës, Stacioni i trenit.
Nga lart (nga e majta në të djathtë)
Qendra e Pejës, Kulla e Zenel Begut, Gryka e Rugovës, Muzeu Etnologjik, Pazari i Vjetër, Lumi Bistrica, Patriarkati i Pejës, Stacioni i trenit.
Peja is located in Earth
Peja (Earth)
Koordinatat: 42°39′37″N 20°17′30″E / 42.66028°N 20.29167°E / 42.66028; 20.29167
ShtetiKosova Kosova
RajoniPeja
KomunaPeja
Qeveria
 • KryetariGazmend Muhaxheri (LDK)
 • KëshilliKëshilli Komunal i Pejës
Sipërfaqja
 • Komuna[1]602,63 km2 (232,68 sq mi)
Popullsia
 (2011[2])
 • Popullsia urbane
48.962
 • Sipërfaqja rurale
47.488
 • Komuna
96.450
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
30000
Prefiksi+383 (0) 39
Targa e automjeteve03
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/peje/

Peja (pashq. Pejë, serbisht: Пећ Peć Peq) është qytet dhe komunë ndodhur në Rajonin e Pejës në Dardani-Kosovë. Po ashtu Peja është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër. Ky qytet shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 39 V dhe 20° 18 L.

Pas shpopullimit të Ballkanit nga dyndja e popujve, sllavët rithemeluan qytetin mbi rrënojat e municipium-it romak Siparant(um), duke e bërë edhe seli të Kishës Ortodokse më 1346. Nën sundimin osman qyteti që njihej me emërtimin turk İpek u bë qendër e sanxhakut të Dukagjinit, përgjithësisht i qeverisur në mënyrë të trashëguar prej sanxhakbejlerëve të oxhakut Begolli. Si qendër u zhvilluan ndërtime të tilla si xhamitë, çarshia dhe mori trajtë urbane.

Gjatë periudhës së fundme osmane u bë qendër e lëvizjes së njohur si Lidhja e Pejës, ku u themelua më 1899.

Zhvillimi urban i Pejës, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, duke filluar nga kohët më të hershme gjë që dëshmohet nga trajtat e thirrjeve. Në literaturën e deritanishme, në lidhje me emërtimin e Pejës ekzistonin disa periudha të emërtimeve; ajo antike dhe ajo e mëvonshme.

Emërtimin “Siparantum” e gjejmë të Ptolemeu (87-150), në veprën e tij “Gheographia”, që mbështesin edhe shumë historian, arkeolog, gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike ishte në rang të “Muniupiumit” (qytetit), për ndryshe lokaliteti i dytë me rëndësi në territorin e Kosovës, pas Ulpianës. Procopi historian bizantin me (565), jep pëshkrimin për lokalitetin e shënuar si “Pentza” që zëvendëson emërtimin si Siparantum e që më vonë merr trajtën “Pek-Pekia-Peja”. Territori i Pejës ka qenë gjatë historisë së vet, së pari pjesë e Dardanisë Ilire, pastaj në kuadër të Romës, Bizantit, Mesjetë e Serbisë, e më vonë e perandorisë Turke. Për historin antike të Pejës, rëndësi të madhe ka pasur vendbanimi antik në lokalitetin “Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimësinë e vendbanimit të mëparshëm Dardan. Janë zbuluar edhe një numër objektesh arkeologjike që na shtynë të konstatojmë se këtu duhet të ketë qenë një qendër administrative municipiale e tërë Rrafshit të Dukagjinit.

Peja si qytet përmendet që nga viti 1202, gjatë periudhës së feudalizmit të zhvilluar, kurse në kartën e mbretit serb Stevan Prvovençanit rreth vitit 1215, përmendet si fshat në rrafshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, përmendet si “Pek” dhe “Pek arhiepiskupova”. Në shek. XIV Peja përmendet nga Raguzanet dhe Kotorasit që shkonin për të tregëtuar në pejë “in Pecho”, kurse në vitin 1378 përmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Të dhënat historike rreshtojnë se Peja me rrethinë pas betejës së Kosovës 1389 e deri me 1462 administrohet njëherë nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinët.

Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.

Sanxhaku i Dukagjinit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gjysmën e dytë të shek. XVI, Peja numëron 142 shtëpi të besimit islam dhe vetëm 15 shtëpi të përkatësisë fetare të krishterëve. Pinjojtë e një kryetari çetash me emrin Mahmut, ndër ta Ibrahim Beu u bë sanxhakbeu i Shkodrës në shek. XVII, më pas ndër pasardhës u shqua Mahmut Pasha i biri i Hysni Beut emërua sanxhakbej i Sanxhakut të Dukagjinit,[3] prej të cilit edhe u njihet dega e Mahmutbegollajve të Pejës. Gjatë shekullit XVII, Peja vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e një shekulli më parë, qyteti i Pejës u rrit me 600 shtëpi dhe 130 fshatra dhe përjetoi një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe tregtisë.

Gjatë shek. XVII, ndodhën edhe trazirat dhe luftërat austro-osmane që e përfshinë edhe territorin e Pejës (1683-1690). Këtë kohë e karakterizon lufta në mes Begollajve të Pejës, Çaushollajve dhe Bushatllinjve për sundimin e Shkodrës që vazhdoi gati gjysëm shekulli. Gjatë viteve 1782-1784, epidemia e kolerës perfshiu edhe Pejën, e cila shkaktoi shumë viktima. Ndërsa në vitin 1835 mori zjarr kryengritja e përgjithshme që përfshiu edhe Pejën. Mirëpo, Turqia, ia doli që ta shtypë kryengritjën shqiptare, në këtë situatë pushtuesi turk hyri në periudhën e Tanzimatit dhe reformave. Në këtë kohë qyteti i Pejës numronte 12.977 banorë dhe 193 fshatra, kurse pazari i qytetit (çarshia) kishte 550 dyqane të regjistruara. Po në këtë kohë qyteti kishte hyrë në rrugën e një zhvillimi të dukshëm shoqëror-ekonomik. Krijimi i një rrjeti të gjërë dyqanesh e punimesh, marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme e kishin kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme. Qyteti i Pejës në këtë kohë ishte një nga qytetet më të pasura të Rrafshit të Dukagjinit.

Nga pikpamja etnike qyteti i Pejës ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila përbënte pjesën dërmuese të banorve të saj me kulturë, gjuhë, traditë dhe zakone të veta të lashta. Në Pejë në pallatin e Ismet Pashës dukej edhe bibloteka turko-franceze prej vitit 1836. Peja më 1881-1912 bëhet qendër e sanxhakut të Pejës, kurse mytesarif u emrua Ali Pashë Gucia. Në këtë kohë dokumentat e shumëta tregonin shkallën e organizimit të lëvizjes kombëtare shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqipetare të Prizrenit në qytetin e Pejës.

Konaku i Tahir Beut në Pejë, sot muze etnologjik

Historia e Pejës në fund të shek.XIX ,është e lidhur ngushtë me mbajtjen e Kuvendit të Pejës. Duke qenë së rreziku i copëtimit të tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrë krijimin e një organizate të re, që të vihej në krye të Levizjës Kombëtare. Në krye të lëvizjes u vu Haxhi Zeka, një nga udhëheqësit më të shquar të Lëvizjes Kombëtare në Vilajetin e Kosovës dhe në mbarë Shqipërinë. Për këtë qëllim në vitin 1899 në Pejë u mblodh një Kuvend, ku morën pjesë delegatë nga gjithë Kosova. Kuvendi formoi një Besëlidhje, që u quajt “Besa-Besë” ose Lidhja e Pejës. Besëlidhja e re udhëhiqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejës i kërkoi Sulltanit që tokat shqiptare të drejtoheshin nga shqiptarët, dhe në shkolla e në zyra të flitej gjuha shqipe. Perandoria Osmane, e friksuar, dërgoi ushtri të mëdha dhe e shpërndau Lidhjen e Pejës, me ç’rast, vrau edhe shumë patriotë shqiptarë, midis tyre edhe udhëheqësin Haxhi Zeka më 1902. Përpjekjet e popullit shqiptar për çlirim vazhduan edhe më vonë. Në këto rrethana qyteti i Pejës pas luftërave Ballkanike u pushtua nga Serbija dhe Mali i Zi, me ç’rast, populli shqiptar i’u nënshtrua genocidit, shkombëtarizmit dhe asimilimit. Më 1913 në rrethinat e Pejës dhe të Gjakovës, u pushkatuan 400 banorë që refuzuan të ndërrojnë fenë e tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombësinë e tyre shqiptare. Shumë prej këtyre nuk pranuan të ndërronin fenë, kështu që, në mënyrë më tragjike e humbnin jetën mbi stufën e skuqur.

Krijimi i rajonit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit deri pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Pejës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunshëm i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i përgatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komuna, sistemi i Milosheviqit me heqjen e Autonomisë dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimit të marrveshjes teknike për sektore e mori edhe NATO.

Një pjesë e historisë , taditës dhe kulturës së Pejës dhe rrethinës së saj është ruajtur në Muzeun etnologjik në Pejë. Ithemeluar në vitin 1977 , ndërsa i hapur në vitin 1983 , në ambiente auteknike të Konakut të Tahir beut i ndërtuar në shhek. XVIII , vizitorëve ju ofron më shumë se 120 eksponate të cilat flasin për jetën e pasur të qytetit dhe banorëve të saj nëpër shekuj. Mbishkrimet në gur do t'ju kthejnë deri në shek. e II të epokës sonë , ndërsa me veglat që i kanë përdorur banorët me pak fantazi e cila e nxitë jetën e pasardhësve se si e kanë përpunuar drudrin , si kanë prodhuar veshje e prodhime tjera të tekstilit , cilat janë instrumentet muzikore që ua kanë ruajtur frymën nëpër shekuj, me qfarë stoli janë zbukuruar në rastet solemne , çfarë kanë veshur dhe çfarë armë kanë pasur. Gjatë vizitës në Pejë , bëni një vizitë të bukur nëpër histori.

Qarshia e vjetër në Pejë daton që nga shekulli i XV dhe paraqet një lloj qendre tregtare të qytetit. Rruga e gjatë në çarshi , me shitore të shumta nga të dy anët i mashtron vështrimet e vizitorëve dhe ua zgjon frymën konsumuese . Dyqante janë tipike orientale, ndërsa shitësit janë të gatshëm të merren vesh për çmimin me blerësit e interesuar . Këtu , mjeshtrit do t'ju ofrojnë kapela cilësore për qdo rast , pelerina , stoli,etj. Mos e anashkaloni pjesën e çarshisë të quajtur rrethi , në masin e të cilit gjendet shatërvani i vjetër.

Gryka e Rugovës e parë nga Peja

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Universal për Pejën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.

Kodi Postar i Kosovës - 30000 Pejë
Qarku Komuna vendbanimi Numri
Pejë Pejë Pejë 30000
Pejë Pejë Pejë 1 30010
Pejë Pejë Pejë 3 30030
Pejë Pejë Pejë 4 30040
Pejë Pejë Pejë 5 30050
Pejë Pejë Pejë 8 30080
Pejë Pejë Vitomiricë 30090
Pejë Istog Istog 31000
Pejë Istog Banjë e Pejës 31010
Pejë Istog Gurrakoc 31020
Pejë Pejë Gorazhdevc 31030
Pejë Klinë Klinë 32000
Pejë Klinë Korishë 32050
Pejë Klinë Budisalc 32050
Ref: PTK



  1. ^ "Komisioni për majten e territorit të Republikës së Kosovës" (PDF). Prime Minister Office of Kosovo. fq. 52. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 shtator 2020. Marrë më 3 tetor 2021.
  2. ^ "Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011 – Rezultatet Përfundimtare: Të Dhënat Demografike sipas Komunave" (PDF). Agjencia e Statistikave të Kosovës. fq. 14. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 3 tetor 2021.
  3. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 576–577. ISBN 99927-780-6-7.