[go: up one dir, main page]

Jump to content

Patrick Cutrone

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Patrick Cutrone
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPatrick Cutrone
Datëlindja (1998-01-03) 3 janar 1998 (26 vjeç)[1]
VendlindjaComo, Itali
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)[2]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Fiorentina
Numri63
Karriera me të rinjtë
2007–2017Milan
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2017–2019Milan63(13)
2019–Wolverhampton Wanderers12(2)
2020–Fiorentina (huazim)4(0)
Karriera ndërkombëtare
2013Italia U1510(3)
2013–2014Italia U168(5)
2013–2015Italia U1718(11)
2016Italia U183(2)
2016–2017Italia U1918(6)
2017–Italia U2115(5)
2018–Italia1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 janar 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 nëntor 2018

Patrick Cutrone (lindur më 3 janar 1998) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin anglez Wolverhampton Wanderers dhe kombëtaren italiane.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cutrone ka lindur në Como dhe filloi të luajë futboll që në moshë të vogël.[3] Në vitin 2005, 7-vjeçari Cutrone filloi karrierën e tij në rini me ekipin vendas GS Parediense. Në verën e vitit 2007, ai u provua te Interi, Monza, dhe Milani. Më 29 qershor 2007, ai u bë zyrtarisht pjesë e akademisë së Milanit, ku qëndroi në dhjetë vitet e ardhshme, duke luajtur me ekipe të moshave të ndryshme deri te ekipi Primavera (nën-19).[4][5][3]

Në janar 2017, Cutrone u ngjit në ekipin e parë të Milanit.[6] Më 21 maj 2017, ai bëri debutimin e tij si profesionist në një fitore 3–0 në shtëpi ndaj BolonjësSerie A, duke zëvëndësuar spanjollin Gerard Deulofeu në minutën e 85të. Ai gjithashtu mori edhe një karton të verdhë për një ndërhyrje me rrëshqitje.[7] Kjo fitore konfirmoi rikthimin e Milanit në kompedicionet evropiane pas tre vitesh.[8]

Në verën e vitit 2017, kryesia e re kineze e Milanit shpenzoi rreth 200 milion , duke blerë gjithsej 11 lojtarë, dy prej të cilëve ishin sulmuesit André Silva dhe Nikola Kalinić. Për shkak të kësaj, me qëllim edhe për të rritur minutazhin e tij, Cutrone mori disa oferta nga disa klube më të vogla të Serie A por refuzoi, duke zgjedhur të qëndroj.[9]

Wolverhampton Wanderers

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 korrik 2019, Cutrone u transferua te Wolverhampton Wanderers në një marrëveshje katër-vjeçare.[10]

Huazimi te Fiorentina

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 janar 2020, Cutrone u rikthye në Itali duke u huazuar te Fiorentina për 18 muaj.[11]

Më 14 mars 2020, Cutrone rezultoi pozitiv për virusin COVID-19.[12] Më 5 prill, Fiorentina njoftoi se Cutrone dhe dy lojtarët e tjerë të prekur nga virusi ishin shëruar plotësisht.[13]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 16 shkurt 2019[14]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Milan 2016–17 Serie A 1 0 0 0 0 0 1 0
2017–18 28 10 5 2 13[a] 6 46 18
2018–19 22 3 2 2 5[a] 0 30 9
Gjithsej karriera 51 13 7 4 18 10 1 0 77 27
  1. ^ a b Të gjithë ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
Redaktuar më 23 mars 2018[15]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia
2018 1 0
Gjithej 1 0
  1. ^ https://www.instagram.com/p/BFmEH68Ciud/?taken-by=patrickcutrone63
  2. ^ "Player - Patrick Cutrone". legaseriea.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2017. Marrë më 22 maj 2017.
  3. ^ a b Ciro Troise (16 maj 2015). "Patrick Cutrone, il bomber rossonero a cui s'aggrappa l'Under 17" [Patrick Cutrone, bomberi kuqezi të cilit Italia nën-17 i është ngjitur]. gianlucadimarzio.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2018. Marrë më 22 maj 2017.
  4. ^ ""Kalabrian e pagova 1200 euro, si zbulova Xhixhon dhe Kutronen"". Sport Ekspres. 25 janar 2018. Marrë më 18 shkurt 2019.
  5. ^ "Milan Family: Cutrone, I Primi Passi" [Familja e Milanit: Cutrone, hapat e parë] (në italisht). A.C. Milan. 20 qershor 2018. Marrë më 20 qershor 2018.
  6. ^ Pietro Mazzara (17 janar 2017). "Cutrone promosso in prima squadra: a lui l'armadietto di Luiz Adriano" [Cutrone ngjitet në ekipin e parë: ai merr dollapin e Luiz Adrianos]. Milan News (në italisht). Marrë më 22 maj 2017.
  7. ^ "Juventusi për rekord, 6 herë radhazi kampion i Seria A, Milani i kinezëve merr fitoren e parë (Video)". BalkanWeb.com. 21 maj 2017. Marrë më 18 shkurt 2019.
  8. ^ "Juventus fiton titullin kampion, Milan rikthehet në Europë pas 3 vitesh". Gazeta Panorama. 21 maj 2017. Marrë më 18 shkurt 2019.
  9. ^ "Cutrone, parla il papà: La notte che ha segnato nel derby non ho dormito. Gattuso? Caratterialmente è simile a Patrick" [Cutrone, flet babai: Në mbrëmjen ku shënoi gol në derbi nuk ka fjetur gjum. Gattuso? Nga temperamenti i ngjashëm me Patrikun]. gianlucadimarzio.com (në italisht). 3 janar 2018. Marrë më 18 shkurt 2019.
  10. ^ "Cutrone braktis Milan-in, nënshkruan me ekipin anglez". Top-Channel.tv. 1 gusht 2019. Marrë më 22 janar 2020.
  11. ^ "Cutrone rikthehet në Itali". Gazeta Blic. 10 janar 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 22 janar 2020.
  12. ^ "Doli pozitiv me Koronavirus, flet Kutrone: Jam mirë, ju sugjeroj të…". Panorama Sport. 14 mars 2020. Marrë më 14 mars 2020.
  13. ^ "Rezultuan pozitivë me Koronavirus, Fiorentina del me njoftim të rëndësishëm për 3 futbollistët". Panorama Sport. 5 prill 2020. Marrë më 5 prill 2020.
  14. ^ "Patrick Cutrone" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 27 korrik 2017.
  15. ^ "Cutrone, Patrick" (në italisht). FIGC. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2017. Marrë më 23 mars 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]