[go: up one dir, main page]

Jump to content

Simboli Sojombo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Simboli Soyombo në Pallatin e Qeverisë

Simboli Soyombo (Mongolisht: Соёмбо тэмдэг) është një ideogram që është pjesë e alfabetit soyombo, dhe që u bë një simbol kombëtar i Mongolisë. Ajo është e pranishme në flamurin kombëtar që nga viti 1921, në stemën kombëtare që nga viti 1992, si dhe në monedha, pulla, etj.

Soyombo ka dhjetë elemente në rregullimin kolonë të simboleve dhe modeleve abstrakte dhe gjeometrike. Ato janë zjarri, dielli, hëna, dy trekëndësha, dy drejtkëndësha horizontale, Taijitu (yin dhe yang) dhe dy drejtkëndësha vertikalë. Secila simbol ka domethënien e saj:

  • Zjarri është një simbol i përgjithshëm i rritjes, pasurisë dhe suksesit të përjetshëm. Të tre gjuhët e flakës përfaqësojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
  • Dielli (●) dhe Hëna simbolizojnë që kombi mongol do të ekzistojë për amshim si qielli i përjetshëm blu. Simbol mongol i diellit, hënës dhe zjarrit që rrjedhin nga Xiongnu.
  • Dy trekëndëshat (▼) aludojnë në pikën e një shigjete ose shtize. Ata tregojnë për poshtë për të njoftuar humbjen e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Dy drejtkëndëshat horizontale (▬) i japin qëndrueshmëri formës së rrumbullakët. Forma drejtkëndëshe përfaqëson ndershmërinë dhe drejtësinë e popullit të Mongolisë, pavarësisht nëse ata qëndrojnë në krye ose në fund të shoqërisë.
  • Simboli Taijitu (☯) ilustron plotësimin e ndërsjellë të burrit dhe gruas. Në kohët e socializmit deri në ditët e sotme, interpretohej si dy peshq, duke simbolizuar vigjilencë, sepse peshqit kurrë nuk i mbyllin sytë.
  • Dy drejtkëndëshat vertikalë (▮) mund të interpretohen si muret e një fortese. Ata përfaqësojnë unitetin dhe forcën, në lidhje me një proverb mongole: "Miqësia e dy është më e fortë se muret prej guri."[1]

Simboli Soyombo është shfaqur në flamurin kombëtar të Mongolisë që nga pavarësia e saj më 1911 (përveç ndërmjet viteve 1940-1945). Ajo shërbeu në stemën kombëtare nga viti 1911 deri më 1940, dhe u përfshi përsëri në modelim në vitin 1992. Automjetet e Forcave të Armatosura Mongole mbajnë simbolin si shënjues.

Flamuri dhe stema e Burjatisë, si dhe flamuri i Agin-Buryat Okrug në Rusi, dhe ai i Partisë së Brendshme të Popullit Mongol shfaqin elementët kryesorë (Flaka, Dielli dhe Hëna).

Flamuj që përfshijnë variante të Soyombo

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Pu̇revsambuu, G. (2006). Mongolia (në anglisht). Ulaanbaatar, Mongolia: Montsame. fq. 8. ISBN 99929-0-627-8.