[go: up one dir, main page]

Jump to content

Negotina (Vrapçisht)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Negotina (Vrapçisht)
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej3,673
{{{postal_code_type}}}
1235

Negotina është fshat shqiptar në Komunën e Vrapçishtit.

Flamuri i ish Komunës Negotina e Pollogut
Emblema e ish Komunes Negotina e Pollogut

Negotina e Pollogut gjendet në pjesën perëndimore të R.Maqedonisë, në Fushën e Pollogut, në Pollog të epërm,në skajin perëndimor të fushës,në kilometrin e 17-të të rrugës rregjionale që lidh 16-të vendbanimet prej qytetit të Tetovës në drejtim të Gostivarit. Shtrihet në rrëzë të Malit Sharr, në grykëdalje të lumit Muzdaçe në Fushë të Pollogut.

Fshati është i zhytur thellë në grykëdalje të luginës së lumit. Lumi buron në thellësi nga brendia e malit, i cili në këtë pjesë njihet si Rrudoka dhe Vraca e Madhe.Thellë është në shpatin lindor të malit dhe prej burimit deri në dalje në fushë ka formuar luginë të thellë malore me një gjatësi prej afro 10 km.Kalon nëpërmes të fshatit dhe prej këtu,me një luginë relativisht të karakterit fushor, pas 10 km derdhet në lumin Vardar.Gjatësia e lumit prej burimit deri në derdhje është 20 km.

Negotina është e vendosur në një lartësi mbidetare prej 580 m, lumi buron në një lartësi prej 1100 m. Rrënja relative e lumit është mjaft e madhe,afër 50 m/km.Prandaj lumi disponon me një potencial të madh energjetik.

Pozita gjeografike e Negotinës në kordinatat gjeografike të hapësirës që e përfshin teritori komunal përcaktohet me vlerat 41°46’40” deri 20°56’20”gj.l.gj. sipas Grinicit*.

Pozita natyrore e vendit mund të përshkruhet si pozitë e natyrës së volitshme, në kontekst të Fushës së Pollogut dhe Malit Sharr që japin frymë dhe begati jetësore. Pozita gjeokomunikative është mjaft e volitshme Shtryhet në aksin rrugor të rrugës regjionale që lidh shumë vendbanime.Në drejtim veri-jug prej Tetove deri në Gostivar,e cila më tej lidhet drejt Shkupit në lindje, Kosovës në veri-perëndim dhe drejt Strugës-Ohrit në jug dhe jug-perëndim.

Rruga e karakterit lokal,në drejtim të lindjes e lidh fshatin me rugën regjionale e cila kalon permes Fushës së Pollogut dhe ka peshë ndërkombëtare.Kjo rrugë më tej në lindje vazhdon dhe lidhet me aksin rrugor që përgjat Malit të Thatë lidh vendbanimet prej Gostivari deri në Zhelinë. Nga Negotina kah vendbanimet e komunës, të vendosura në shpatin e Malit Sharr, çojnë rrugë të veçanta edhe ate kah Kalishti,Gjurgjevishti Llomnica dhe Gorjani. Kështu e gjetur në rrugëkryq të rrugëve me peshë lokale Negotina u shëndrua në qendër që ushtronte funksione shoqërore dhe ekonomike edhe për rrethin e vet deri në shpalljen e saj qendër komunale më vitin 1998.

Klima e fshatit si edhe e territorit komunal është identike me klimën e Pollogut. Negotina në mesin e natyrës komunale karakterizohet me mikroklimën e vet. Kjo vjen nga se gjendet në grykëdalje të lumit. Kështu e hapur ndaj malit ditët dhe netët gjatë vitit janë më të freskëta për afro 0,5 °C, sasia e të rreshurave për 5% më e lartë.Përndryshe temperatura mesatare vjetore silliet rreth __°C. Mesatarja e muajve të ftohtë ___, e muajve të ngrohtë. Vjeshta karakterizohet me të rreshura të shiut. Sasia e të rreshurave vjetore sillet rreth___ mm/m².